Studentet.info
Lajme : Kėshillat e Fakulteteve do tė paraqesin raport konkret mbi gjendjen akademike
Kyqur 20-08-2005 4:09:51 (1312 Lexime)

Konkurset nė UT, regjistrimet do tė mbyllen mė 27 gusht

Tiranė, 20 GUSHT- Njė pėrgjigje pėrfundimtare lidhur me kuotat e pranimit nė universitete, dekanėt e kryeqytetit do ta japin ditėn e mėrkurė, javėn qė vjen. Kohė kur do tė zhvillohet njė tjetėr mbledhje nė Rektorat dhe secili dekan do tė paraqesė njė raport tė detajuar tė mundėsive akademike dhe atyre qė duhen plotėsuar pėr pėrballimin e kuotave shtesė. Nė mbledhjen e zhvilluar dje mes rektorit tė Universitetit tė Tiranės dhe dekanėve ėshtė debatuar gjatė lidhur me problemin e madh qė krijon shtimi i paargumentuar i kuotave tė pranimit. Madje disa dekanė kanė pranuar si zgjidhje refuzimin e kuotave, duke e dėrguar ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit.


Raportet, deri tė martėn
“I kėrkova dekanėve qė tė bėjnė njė pasqyrė tė plotė tė situatės akademike pėr ēdo fakultet”. Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr “Shekullin”, rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. Sipas tij, pranimi ose jo i kuotave duhet bėrė nė mėnyrė institucionale e natyrisht tė argumentuar mirė. “Deri ditėn e martė unė pres prej dekanėve tė mė dorėzojnė nė mėnyrė institucionale raportet pėrkatėse lidhur me gjendjen e burimeve njerėzore, tė auditoreve dhe laboratoreve”, - theksoi Rrokaj, duke shtuar se pas kėsaj mund tė bėhen llogaritė se sa nė gjendje janė fakultetet e Tiranės pėr tė pėrballuar realisht shtimin e kuotave. Sipas tij, nuk mund tė vihen nė diskutim kuotat e miratuara nga qeveria, por ėshtė e drejta e plotė e dekanėve dhe rektorėve tė gjykojnė sesa janė tė gjendje tė pėrballojnė diferencėn e numrit tė propozuar nga fakultetet dhe kuotave shtesė tė miratuara. Diferencė qė, sipas listės sė miratuar, ėshtė shumė e madhe dhe vetė dekanėt e kanė cilėsuar tė papranueshme. Edhe pas mbledhjes sė djeshme, rektori Rrokaj ka theksuar se do t’i qėndrojė mendimit qė do tė vijė zyrtarisht nga kėshillat e fakulteteve.
Kėshillat e fakulteteve
Deri nė fillim tė javės Kėshillat e Fakulteteve duhet tė kenė gjithēka gati lidhur me situatėn akademike tė fakultetit qė pėrfaqėsojnė. “Pas kėsaj, tė gjitha ēėshtjet apo problemet e ngritura nga dekanėt do tė marrin rrugė institucionale”, - thotė rektori Rrokaj. Sipas tij, ēdo universitet do tė dalė me problematikėn e vet, do tė nxjerrė nė pah gjithēka qė duhet riparuar, stafet qė i nevojiten, auditoret, buxheti dhe ēdo gjė tjetėr e nevojshme pėr vijueshmėrinė normale tė mėsimit. “Pėr asnjė moment ne nuk duam tė cėnojmė cilėsinė e mėsimdhėnies dhe tė rrezikojmė maturantėt qė kėrkojnė tė arsimohen”, - shtoi mė tej ai. Mbledhja vendimtare e dekanėve ditėn e mėrkurė do tė pasohet nga konferenca e rektorėve, data e zhvillimit tė sė cilės ende nuk ėshtė saktėsuar. “Nė kėtė konferencė unė do tė paraqes nė mėnyrė tė argumentuar pėrmes raporteve tė dekanėve, tė gjitha problemet qė krijohen nga shtimi i kuotave tė pranimit dhe se ēfarė duhet plotėsuar pėr pėrballimin e tyre”, - thotė ai.
Refuzimi
Refuzimin e kuotave pėrmes dėrgimit tė ēėshtjes nė Gjykatė, rektori i Universitetit tė Tiranės nuk e sheh si zgjidhjen mė tė mirė. “Nuk ėshtė ky qėndrimi institucional i universitetit qė unė pėrfaqėsoj. Natyrisht, secili ka tė drejtė t’i drejtohet organeve tė drejtėsisė”, - thotė ai, duke shtuar se njė vendim i Kėshillit tė Ministrave mund tė shfuqizohet mė njė vendim tjetėr po tė qeverisė. Sipas tij, edhe pse nuk u pyetėn pėr shtimin e madh tė kuotave tej propozimeve tė tyre, ata mund tė bėjnė njė skemė tė argumentuar pėr t’ia paraqitur ekzekutivit. “Shtesat ėshtė e qartė qė krijojnė probleme shqetėsuese, ne do tė detajojmė rrugėn qė duhet pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve. Deri nė kėtė moment, nuk mund tė paragjykoj ekzekutivin, nėse plotėsohen ato qė kėrkojnė fakultetet gjithēka ėshtė e zgjidhur”, - thekson Rrokaj. Kėshtu odisea e gjatė nisur me deklarimet pro e pėr liberalizimin e ngatėrruar keqazi me shtimin e kuotave tė pranimit, pritet tė marrė fund nė mesjavė.

Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio