Studentet.info
Lajme : Kristina Zefi, e lindur nė ditėn e Krishtlindjes, vuante nga sėmundja e zemrės
Kyqur 27-12-2004 8:04:58 (1546 Lexime)

Studentja 21- vjeēare vdes ditėn e lindjes

SHQIPĖRI (27 DHJETOR) Vdes nė ditėn e lindjes studentja 21- vjeēare. Dita e lindjes dhe e vdekjes sė studentes Kristina Zefi pėrkonte me natėn e lindjes sė Krishtit. Tė afėrmit e 21-vjeēares nga fshati Fang, nxėnėse nė degėn e mėsuesisė nė Universitetin e Shkodrės, kanė rrėfyer dje pėr gazetėn historinė e dhimbshme tė kėsaj vdekjeje tragjike. Vajza e re sapo kishte mbėrritur nė shtėpi nga Shkodra kishte filluar pėrgatitjet pėr tė kremtuar natėn e Lindjes sė Krishtit dhe ditėlindjen e saj.

Nė mėngjesin e 24 dhjetorit, sė bashku me babanė Zefin, qė prej vitesh punon si mekanik nė ish- SMT-nė e rrethit, ajo ishte nisur nga Fangu pėr nė Rrėshen pėr tė bėrė pazaret e festės, qė do tė fillonte nė mbrėmjen e asaj dite tė shėnuar pėr ta. Pasi kishin blerė tė gjithė ushqimet e nevojshme me njė furgon kanė shkuar deri nė Rubik dhe mė pas i janė drejtuar me kėmbė fshatit tė tyre, Fang. Zefi, i ati i vajzės, kishte me vete shumicėn e ushqimeve, ndėrsa vajzės i ka lėnė nė dorė njė qeskė tė vetme rreth 2 kg, pasi ajo vuante nga zemra prej kohėsh, dhe pėr kėtė familja nuk e ngarkonte me shumė punė. Kaluan Uzinėn e Bakrit nė Rubik dhe nė vendin ku punonin forca tė xhenios sė ushtrisė, vajza i ka thėnė tė atit se ishte sėmurė, ndėrsa nė moment, siē ka rrėfyer i ati, ėshtė zverdhur dhe i ėshtė mbėshtetur tek krahu, duke mbyllur sytė. Babai i saj, i tronditur nga kjo gjendje e papritur dhe asfiksia e vajzės, mbėshtetur nė krahun e tij, ka bėrė ē’ėshtė e mundur pėr t’i kaluar asaj gjendja e tė fiktit, siē e ka pandehur ai, por vajza nuk jepte mė asnjė shenjė jete. Nė ato momente aty kanė kaluar disa makina, por askush nuk ka kuptuar gjė nga kjo skenė, pasi vajza dukej sikur ecte ashtu mbėshtetur nė krahun e tė atit, ndėrsa ai e ka mbėshtjellė me xhupin qė mbante, dhe mė pas ka thirrur pėr ndihmė. Kanė qenė xhenierėt e ushtrisė, qė kanė dėgjuar tė thirrurėn e ti. Ata kanė ofruar njė makinė dhe me urgjencė vajza ėshtė dėrguar nė spitalin e Rrėshenit. Por, ēdo pėrpjekje e mjekėve pėr tė dhėnė ndihmėn e parė ka qenė e kotė. Mjekėt e spitalit tė Rrėshenit u shprehėn se 21- vjeēarja kishte qenė e sėmurė prej kohėsh, madje e diagnostikuar qė para dhjetė vitesh, me zmadhim tė zemrės dhe pėr kėtė kurohej nė mėnyrė tė vazhdueshme. Madje mėsohet se para disa viteve, prindėrve tė saj u ėshtė thėnė nga mjekėt nė Tiranė, se vajza do tė jetonte 10-20 vite tė tjera, por jo mė shumė.

Gj. MARKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio