Studentet.info
Lajme : 6200 STUDENTĖ TĖ MAQEDONISĖ DO TĖ VENDOSEN NĖ KONVIKTE
Kyqur 25-08-2005 4:00:18 (1762 Lexime)

Universiteti Shtetėror i Tetovės pa konvikt, pa mensė, pa bibliotekė

Tetovė, 25 GUSHT- Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT) ėshtė njėri nga universitetet e vetme qė nuk ka konvikt, ndėrsa nė anėn tjetėr studentėt e kėtij universiteti po pėrballen me ēmime astronomike dhe kushte jo tė mira nėpėr banesa private. Ministria e Arsimit dhe Shkencės e ka cilėsuar si tė nevojshėm konviktin pėr studentėt nė Tetovė, mirėpo ende nuk ka asgjė rreth kėtij projekti. Zyrtarėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės kanė kėrkuar qė sa mė shpejt qeveria tė ndajė mjete pėr krijimin e kushteve tė mira pėr studentėt nė Tetovė.


Numan Sallai zėdhėnės i Ministrisė sė Arsimit u shpreh se njė konvikt pėr studentė nė Tetovė ėshtė mė se i domosdoshėm, mirėpo Ministria ende nuk ka ndonjė projekt konkret pėr fillimin e kėtij projekti vital pėr studentėt nė Tetovė.

Domosdoshmėritė e kohės

Rektori i Universitetit tė Tetovės Nexhbedin Beadini, deklaroi pėr “Fakti”-n se USHT-ja ka mungesė tė shumė objekteve tė cilat do tė pėrmirėsonin dukshėm kushtet e kėtij institucioni.
“Domosdoshmėri dhe nevojė e madhe ėshtė konvikti i universitetit. Kemi shumė studentė tė cilėt kanė nevojė tė madhe pėr njė objekt tė tillė. Studentėt tanė jetojnė nė kushte tė vėshtira nė shtėpitė private dhe paguajnė ēmime tė larta. Mensa e studentėve po ashtu ėshtė njė domosdoshmėri. Ndėr nevojat e mėdha ėshtė edhe biblioteka universitare”, deklaroi rektori i USHT-sė, Nexhbedin Beadini.

Institucioni universitet kėrkon kujdes tė madh

Dekani i Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė Hamit Aliu, i vlerėsoi si tė rėndėsishėm konviktin, bibliotekėn dhe mensėn e studentėve nė Tetovė.
“Konvikti, mensa e studentėve dhe biblioteka janė objektet primare pėr studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Institucioni universitet ėshtė institucioni i cili kėrkon mė shumė vėmendje. Nėse standardet do tė kėrkohen pėr tė gjithė njėsoj, do tė duhet qė sė paku tė gjithėve njėsoj t’u ofrosh kushte. Studentėt nė Tetovė kanė nevojė tė madhe pėr njė konvikt dhe kushte tė tjera tė domosdoshme”, deklaroi Hamit Aliu, dekan i Ekonomikut. Sipas tij, qeveria sė shpejti duhet tė marrė vendim dhe tė ndajė mjete pėr ndėrtimin e kėtyre objekteve vitale pėr studentėt dhe universitetin.

Tė gjitha universitetet nė gjuhėn maqedonase kanė konvikte

Afati i regjistrimit tė studentėve nėpėr konviktet e Maqedonisė ka pėrfunduar. Vetėm pėr studentėt e vitit tė parė do tė kėtė njė konkurs tė ri nė fund tė shtatorit kur pritet tė dihen tė gjithė studentėt e vitit tė parė nėpėr universitete.
Ēmimet e konvikteve janė zvogėluar pėr 10 pėr qind nga vitet e kaluara, njoftoi Ministria e Arsimit. Njė shtrat nė konvikt me dy ushqime kushton 3800 denarė.
Nė afatin e parė janė pranuar 80 pėr qind e studentėve tė vitit tė dytė, tė tretė dhe tė katėrt, ndėrsa 20 pėr qind e vendeve tė lira janė rezervuar pėr brucoshėt.
Numan Sallai sqaroi se vende tė lira ka nė Shkup, Shtip dhe Manastir.
Nė Shkup nė konviktin Qendėr do tė jetojnė 3800 studentė, ndėrsa nė konviktin e Pellagonisė 900 studentė, kurse nė konviktin ekskluziv tė Soniqit nė Shkup, do tė vendosen 200 studentė. Nė konviktin e Shtipit 200 studentė janė pranuar kėtė vit akademik, ndėrsa nė Ohėr 209. Gjithsej 6200 studentė do tė kėnė mundėsinė qė tė vendosen me ēmim tė lirė nė konvikte.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio