Studentet.info
Lajme : MINISTRI I ARSIMIT, AGIM VELIU VIZITOI UNIVERSITETIN E PRISHTIĖS
Kyqur 26-08-2005 2:10:19 (1431 Lexime)

Veliu premton se do ta mbėshtes punėn e Kėshillit Drejtues tė UP-sė

PRISHTINĖ, 26 GUSHT- Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Agim Veliu, pas vizitės qė i bėri Universitetit tė Prishtinės (UP), tė enjten, tha se Kėshilli Drejtues i UP-sė deri mė tani ka bėrė njė punė tė mirė dhe premtoi se do ta mbėshtes punėn e tij edhe nė tė ardhmen. Ministri Veliu tha se ishte dėshirė e tij qė tė vendosen komunikime tė rregullta me universitetin dhe kjo pason pas vendimit qė ka marrė Qeveria e Kosovės dhe Udhėzimit Administrativ. “Tash po shihet qė ėshtė njė frymė e re e funksionimit edhe brenda Universitetit, por edhe nė raport me institucionet e Kosovės. Unė dėshiroj qė kjo frymė e bashkėpunimit tė vazhdojė dhe jam i bindur qė kėshtu do tė jetė gjatė kėsaj periudhe qė do tė punojmė bashkė”, tha Veliu. Sipas tij, nė takim u bisedua edhe pėr njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr universitetin, pranimin e studentėve tė ri.



“Ne po shqyrtojmė mundėsinė qė ta ngrisim numrin e studentėve nė pėrputhje me mundėsitė qė kemi”, tha ai. Ai bėri tė ditur se nė kėtė takim kanė biseduar dhe kanė bėrė pėrpjekje qė ta ndėrtojnė njė ekuilibėr tė kėrkesave tė kosovarėve qė tė ka njė pėrfshirje sa mė tė madhe te tė rinjve nė studime, sepse indeksi i pėrfshirjes sė kosovarėve nė universitet ėshtė mė i ulėti nė rajon. “Ne dėshirojmė qė kėtė ta ngrisim por ėshtė mirė ta vendosim njė ekuilibėr nė mes dėshirave dhe mundėsive”, tha ministri Veliu. Ministri i Arsimit e quajti ēėshtjen e grevės tė paralajmėruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės sė Kosovės si tė tejkaluar. “Ne i kemi bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr fillimin e vitit tė ri shkollor dhe besoj se do ta kemi njė fillim tė mbarė dhe nuk do tė ketė nevojė pėr greva, pasi qė qeveria ka marrė vendim pėr nivelizimin e pagave dhe ai vendim i qeverisė do tė aplikohet, mjetet janė tė siguruara dhe nuk shoh arsye pėr grevė”, tha nė fund ai. Ndėrsa kryetari i KD-sė tė UP-sė Jahi Hoxha, takimin me ministrin Veliu e quajti tė frytshėm. “Me anė tė kėtij takimi ne e kemi njoftuar Ministrinė e Arsimit pėr planin e punės dhe pėr detyrat jemi duke bėrė aktualisht. Ndėr tė tjera kemi biseduar pėr ēėshtjen e pranimit tė studentėve tė rinj, pėrgatitjen e konkursit pėr stafin akademik dhe ēėshtje tjera qė kanė tė bėjnė me shfrytėzimin e mjeteve financiare nga fondi i participimit dhe hulumtimin e mundėsive qė tė krijohen lehtėsi nė shfrytėzimin mė racional dhe mė efikas tė kėtyre mjeteve”, tha ai. Data pėr shpalljen e konkursit ende nuk ėshtė caktuar, sepse sipas Hoxhės, janė nė pėrgatitje e sipėr dhe se ende nuk kanė vendosur pėr ndonjė kuotė tė caktuar tė studentėve, por 5 shtator do tė jetė data e fundit pėr shpalljen e kėtij konkursi.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio