Studentet.info
Lajme : “Lufta” nė mes MASHT-it dhe Rektoratit tė UP-sė ka pėrfunduar, jo edhe pasojat
Kyqur 27-08-2005 3:32:38 (1656 Lexime)

MASHT-i legjitimon konkursin, dėmtohen maturantėt

Prishtinė, 27 GUSHT- “Lufta” nė mes MASHT-it dhe rektoratit tė UP-sė tashmė konsiderohet e pėrfunduar por pasojat e saj vazhdojnė tė jenė evidente. Ndoshta edhe nga vetė zyrtarėt e MASHT-it por edhe tė UP-sė nuk ėshtė zėnė nė gojė se konkursi i muajit qershor, pėr pranimin e studentėve tė rinj nė UP, ishte i paligjshėm, meqė vendimi pėr tė shpallur kėtė konkurs ishte marrė nga Senati i UP-sė, i kontestuar nga MASHT-i, duke u bazuar nė nenet 118 dhe 119 tė Statutit tė kėtij universiteti, dhe i cili ishte shpallur pavarėsisht nga deklarimet e MASHT-it se “shpallja e paautorizuar e konkursit do tė konsiderohet nismė private nė njė bartės publik tė arsimit tė lartė dhe do tė merren masat pėrkatėse ndaj kėtij vendimi”, me qrast ministria ishte kėrcėnuar edhe me bllokimin e fondeve pėr ta realizuar mėsimin pėr kėtė gjeneratė.


Deklarata e fundit ndikoi tej mase tek njė numėr maturantėsh, tė cilėt dėgjuan atė qė flitej nė MASHT. Koha kaloi, u vendos ligjshmėria nė universitet, por edhe “lufta” nė mes rektoratit tė UP-sė dhe MASHT-it pėrfundoi, ndėrsa kjo e fundit e legjitimojė konkursin e paligjshėm. Tani del nė pah njė e vėrtetė e dhimbshme, nė kėtė “luftė” pėsuan maturantėt tė cilėt iu bindėn urdhėrave tė MASHT-it dhe pėr ta nuk ka vend nė UP. Njėri ndėr mauranėt i cili nė afatin e qershorit nuk e pa tė arsyeshme pėr tė konkuruar meqė ekzistonte dilemė se ėshtė apo jo ky konkurs legal, ėshtė Blerim Mavraj, i cili thotė se nuk kishte konkuruar meqė e rrespekonte autoritetin e MASHT-it. “Asnjėherė nuk mė ka vajtur nė mend se do tė legjitimohej konkursi, pėr tė cilin minisrija thoshte se ėshė privat. Unė dėshiroja tė merrja pjesė nė konkurs i cili njihej nga tė gjiha srukturat dhe ja qė pėsova si duket”, thotė ai. Majlinda Dervishi, kishte bėrė pauzė njė vit meqė nuk iu kishe realizuar ėndėrra qė tė pranohej nė fakuletin e Mjekėsisė, ndėrsa nė afatin e qershorit ajo nuk kishte konkuruar fare, pasi qw konsiderone se konkursi ėshė privat. “Minisria duhet tė na e kėthejė borgjin. Ajo na la pa konkuru edhe ajo le tė merret tani me hallin tonė”, hotė e mllefosur Majlinda. Raste tė tilla ka mjaftė por cili ėshtė ngushėllimi i ministrisė dhe rektoratit pėr kėtė grup tė maturantėve? Nw ministrinė e Arsimit, pėrkatėsisht nė zyrėn pėr informim, mjaftojnė fjalėn ngushėlouese se “mė i miri pėson nė kėso luftėrash”, ndėrsa nė rektorat ka njė ngushėllim tjetėr “maturantėt tė cilėt kanė hezituar pwr tw konkuruar do tu ipet shansa nė afatin tjetėr”, por nė rektorat as qė e qajnė kokėn se janė pėrmbushur kuotat pėr pranimin e stdentėve nė drejtimet mė tė kėrkuara dhe kanė mbetur vende tė lira nė fakultetet mė tė “bezdisshme”.
Gazeta “tema..” e shtroi kėtė ēėshtje aq delikate pėr trajtim nė strukturat mė tė larta, MASHT dhe rektorat tė UP-sė. Pėr minisrin Agim Veliu ky problem dukej i panjohur, por me gjithė kėtė ai mendon se duhet tu ofrohen vende edhe kėsaj shtrese qė nuk kanė konkuruar nė afatin e parė tė cilin e konsideron si afat tė lirė tė konkurimit. “Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me universitetin ėshtė dukė bėrė pėrpjekje maksimale qė tė ofrohen vende shtesė pėr tė gjithė kandidatėt qė nuk kanė pasur mundėsi tė regjistrohen nė afatin e parė”, thotė pėr “tema..”-n ministri Veliu. Edhe pse janė plotėsuar kuotat e parapara pėr njė numėr tė fakulteteve, si duket kjo nuk do tė jetė pėrfundimtare por do tė realizohet nė pėrpuhje me mundėsitė qė ekzistojnė nė fakultete. Lidhur me kėė Minisri Veliu mendon se numri i sudentėve qė duhet ė pranojnė fakuletet, duhet tė rritet, nė mėnyrė qė tu ipe edhe njė herė shansa maurantėve pėr konkurim dhe kėshtu tė vendoset njė ekuilibėr nė mes tė mundėsive tė universitetit pėr absorbim tė sudentėve dhe dėshierave tė kėyre tė fundit pėr u regjisruar.
Po tė njejėn ēėshtje as qė e kanė diskutuar ndonjėherė nė Kėshillin Drejtues tė UP-sė. Kėtė e konfirmon numri njė nė universitet, prof. Jahi Hoxha. “Pėr shakak tė punėve tė shumėta dhe pėr shkak tė ngarkesave tė pėrditshme, Kėshilli Drejtues nuk ka pasė mundėsi qė tė merret me kėtė pjesė tė kandidatėve, tė cilėt pėr shkak tė hezitimeve tė tyre nuk kanė marrė pjesė nė konkursin e parė”, thotė udhėheqėsi i Bordit Drejtues tė UP-sė, prof. Jahi Hoxha. Ai nuk e ndien vetėn fajtor pėr moskandidimin e tyre, por edhe nuk jep ndonjė adresė tė kėtij fajtori. Megjithė kėtė si shpresė tė vetme pėr kėtė pjesė tė matureantėve, udhėheqėsi i Bordit Drejtues, e sheh mundėsinė pėr tė konkuruar nė afatin shtesė. “Nė Universitetin e Prishtinės ka mjaft vende tė zbrazėta pėr degė tė ndryshme, prandaj i ftojmė kandidatėt tė marrin pjesė nė konkursin plotėsues”, thotė prf. Hoxha, duke i ngushėlluar maturantėt tė cilėt kishin ndjerė rrezikun se konkursi i qershorit do tė konsiderohej privat dhe njėohėsisht do tė anulohej. Kjo ēėshtjue e ngritur nga gazeta “tema..” ka gjasa tė shtrohet nė njėrėn ndėr mbledhjet e Kėshillit Drejtues tė UP-sė, dhe pėr kėtė na ėshtė premtuar se do tė jemi tė parėt tė cilėt do tė informohemi, meqė e premtojė vetė drejtuesi i Kėshillit prof. Jahi Hoxha. “Kur Kėshilli Drejtues i Universitetit tė Prishtinės e vendosė nė rendin e ditės kėtė ēėshtje tė cilėn po e shtroni, ne do tė ju njoftojmė me informatėn pėrkatėse”, premtoi prof. Hoxha.
Ndryshe, mbete tė shihe se kjo pjesė e studentėve potencial tė cilėt nuk konkuruan pėr shkak tė konesit qė ekzisonte, deri nė vendosje tė ligjshmėrisė nė universitet, a do ta realizojnė kėrkesen e tyre qė ata tė kenė tė drejtėn e konkurimit nė njėrin prej fakulteteve tė UP-sė, tė cilin e kanė ėndėrruar kaherė. Nese jo, atėherė atyre nuk u mbetet rrugė tjetėr pos tė mėsyejnė ndonjė drejtimi tjetėr apo tė sigurojnė lekėt pėr tia mėsyerė nė ndonjė universitet privat.

Nga:Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio