Studentet.info
Lajme : Qeveria tė rishikojė kuotat, do tė pranojmė vetėm sa kemi propozuar
Kyqur 27-08-2005 2:56:15 (1365 Lexime)

Rektorėt: Kuotat e qeverisė, sivjet nuk mund tė realizohen

Shqipėri, 27 GUSHT- Universitetet janė pro liberalizimit, por sivjet ky hap ėshtė pothuajse i pamundur. Me kėtė vendim kanė dalė dje krerėt e universiteteve publike, duke hedhur poshtė kuotat e qeverisė. Tetė rektorėt i kėrkuan zyrtarisht qeverisė, kushdo qoftė ajo, qė tė rishikojė kuotat, me qėllim qė t’i hapė udhėn procesit tė pėrzgjedhjes sė studentėve qė do tė pranohen sivjet nė universitete. “Nėse nuk do tė ketė njė reagim, lidhur me propozimet qė universitetet i drejtojnė qeverisė. Ato marrin pėrsipėr tė zhvillojnė konkurset nė tė gjitha degėt, por nuk do tė shpallin fituesit”, - tha kryetari i Konferencės sė Rektorėve, Shezai Rrokaj.


Nėse nuk do tė merret njė vendim nga qeveria brenda kėtij muaji, pritet qė kaosi dhe pasiguria tė pėrfshijė universitetet, pėr shkak tė vonesės sė shpalljes sė fituesve. Rektorėt i kėrkuan qeverisė tė rishikojė kuotat, duke iu referuar atyre qė ata vetė kanė propozuar, tė cilat bazohen nė maksimumin e mundshėm tė kapaciteteve fizike dhe akademike. Zyrtarisht universitetet janė gati tė pranojnė vetėm 15 pėr qind mė shumė se kuota qė ata kanė propozuar, njė rritje e ndjeshme kjo e cila konsiderohet e pėrballueshme. Ndėrkohė nė tė gjitha universitetet fluksi i madh i regjistrimeve, duke iu referuar kuotave tė propozuara nga qeveria, degė tė caktuara rrezikohen nga moszhvillimi i konkurseve si dhe mbyllja e degėve. Dy ditė mė parė tė pyetur nga “Shekulli”, rektorėt e universiteteve nė rrethe pohuan se i kishin kėrkuar Ministrinė sė Arsimit se ishin gati tė pranonin mbi kuotat qė kishin propozuar, por kurrsesi aq sa parashikonte vendimi i qeverisė.
Kėrkesat
Vendimi i djeshėm i Konferencės sė Rektrėve tė Universiteteve tė Shqipėrisė deklaroi se me kuotat e qeverisė ēdo universitet e ka tė pamundur tė pranojė kėtė numėr studentėsh. Stafi i nevojshėm akademik nė rrafsh kombėtar, arrin deri nė 800 pedagogė tė rinj, pa pėrfshirė kėtu infrastrukturėn si dhe akomodimin e tė rinjve nė qendrat studentore, qė konsiderohet njė tjetėr pikė e nxehtė. Rektorėt i qėndruan idesė qė e vetmja rrugė pėr pranimin e numrit tė kuotave tė qeverisė ėshtė kombinimi i dy sistemeve, atij me kohė tė plotė dhe me kohė tė pjesshme, si dhe edukimi nė distancė. Ndėrkohė qė nė lidhje me specifikėn e kėrkesave qė ka ēdo universitet, kėto tė fundit do t’i drejtohen Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės me kėrkesat mė emergjente dhe propozime konkrete pėr mjedise tė lira ekzistuese. “Jemi tė hapur tė pranojmė njė numėr tė konsiderueshėm tė rinjsh, me qėllim qė ata tė mos mbeten rrugėve, por vetėm pasi tė bėhet njė rishikim i kuotave”, - tha rektori i Universitetit Politeknik, Velesin Peēuli. Debati i kuotave, i shkaktuar nė qarqet akademike dhe media, nė lidhje nuk ka asnjė ndikim nė procesin e regjistrimit. Nė universitetet e kryeqytetit ėshtė vėnė re njė rritje e numrit tė prurjeve pėr ēdo degė dhe rishikimi i kuotave nga qeveria do tė qartėsojė numrin real tė pranimeve. “Pėr ne nuk ka rėndėsi se cila qeveria do tė marrė nė shqyrtim kėtė ēėshtje, por jemi tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar, me qėllim qė rishikimi i kuotave tė jetė mė pranė kėrkesave qė ne kemi, duke iu referuar kushteve fizike dhe stafit pedagogjik”, - theksoi rektori i Universitetit tė Shkodrės, Mahir Domi.

Kuotat

Universiteti i Tiranės
Kuota e qeverisė Propozimi
6 537 3 500

Universiteti Politeknik
Kuota e qeverisė Propozimi
2 690 850

Universiteti Bujqėsor i Tiranės
Kuota e qeverisė Propozimi
2 513 1 200

Universiteti i Elbasanit
Kuota e qeverisė Propozimi
3 019 1 200

Universiteti i Gjirokastrės
Kuota e qeverisė Propozimi
2 100 800

Universiteti i Korēės
Kuota e qeverisė Propozimi
2 400 720

Universiteti i Vlorės
Kuota e qeverisė Propozimi
2 305 1 400

Universiteti i Shkodrės
Kuota e qeverisė Propozimi
2 950 1672

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio