Studentet.info
Lajme : POllo kėrkon nga funksionarėt e ministrisė tė bllokojnė urdhrat e eprorėve
Kyqur 27-08-2005 3:00:05 (1200 Lexime)

Pollo: Zgjidhja e rektorėve, mė e mira e mundshme

Tiranė, 27 GUSHT- Zgjidhjet e dekanėve dhe rektorėve tė fakulteteve janė mė tė mirat e mundshme dhe duhen pėrshendėtur e pėrkrahur”. Kėshtu ėshtė shprehur dje kreu i PDR-sė, Genc Pollo, ministri i ardhshėm i Arsimit gjatė njė interviste pėr televizionin “Top Channel”. Sipas tij, problemi i kuotave ėshtė trajtuar nga dekanėt e rektorėt me sens maturie e pėrgjegjshmėrie, duke u pėrpjekur tė mos cėnojnė cilėsinė e mėsimdhėnies. Vendimin e qeverisė pėr kuotat e universiteteve dhe ēeljen e papritur tė tri universiteteve nė rrethe, ai i ka cilėsuar si aventurizma tė dėmshme, qė duhen bllokuar menjėherė. “Ėshtė e kotė t’i bejmė thirrje ministrit apo kryeminstrit humbės.


Ē’kishin nė dorė pėr keq, ata e bėnė. Por dua t’i them qartė ēdo funksionari nė ministri apo ēdo drejtori nė bazė se nuk do t’i shpėtojnė pasojave nėse zgjedhin tė bėhen pjesė e kėtij zullumi. Nėse nuk i pėrgjigjen ndėrgjegjes dhe nuk bllokojnė urdhrat neronianė tė eprorėve nė largim“, - tha Pollo. Sipas tij, qeveria nė largim synoi tė provokonte njė krizė, tė ndizte njė bombė me sahat ose tė linte litarin jashtė pėr tė venė nė vėshtirėsi maxhorancėn e re tė pas 3 korrikut. Dhe vendosi, sipas tij, tė provokojė nė pikėn mė delikate tė njė shoqėrie, tek arsimi me njė cinizėm dhe karagjozllėk kulminant. “Sė pari, caktoi kuota pranimi hiperbolike pėr tė gjitha universitetet e vendit, duke shkaktuar tension e konfuzion nė ēdo fakultet. Sė dyti, pa pritur e pakujtuar shpalli hapjen e menjėhershme tė tri universiteteve pa asnjė lloj debati, pa pikė pėrgatitje, pa pėrcaktuar personelin pedagogjik e pa parashikuar asgjė nė buxhet, si tė bėhej fjalė pėr tri zyra ankesash”, - tha ai. Megjithė domosdoshmėrinė e kurseve universitare jashtė Tiranės, Pollo ka vėnė nė dukje problemin e madh qė krijohet nė rrethe. Ku, sipas tij, drejtorėt e tri gjimnazeve janė udhėruar tė transferohen nė shkollat tetėvjeēare, duke krijuar aty mbipopullim nxėnėsish. Mė tej ai ka theksuar se sfida reale e shoqėrisė, krahas masivizmit tė dijes universitare, ėshtė edhe kualiteti i tė arsimuarve dhe pėrshtatja e dijeve dhe aftėsive tė tyre me nevojat e tregut shqiptar tė punės sot e me atė evropian nesėr.

Nga:B. Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio