Studentet.info
Lajme : Nė universitet janė regjistruar 600 kandidatė mė pak se numri i vendosur
Kyqur 30-08-2005 6:26:08 (1668 Lexime)

Vlora s’ka studentė, rektori pro kuotave tė qeverisė

Vlorė, 30 GUSHT- Ministria e Arsimit ka nisur negociatat me rektorėt e universiteteve. Dje ėshtė mbyllur takimi me drejtuesit e Universitetit tė Vlorės, ku pritet tė fitojnė tė drejtėn e studimit tė gjithė tė rinjtė qė janė regjistruar deri nė pėrfundim tė regjistrimeve.

Pritet qė nė kėtė universitet tė shpallen fitues 1 700 kandidatė qė do tė konkurrojnė dhe po kaq ėshtė edhe numri i tė regjistruarve. Ndėrkaq, 1 400 studentė ėshtė numri i kuotave tė pranimit qė vetė drejtuesit e Universitetit tė Vlorės kanė propozuar pėr tė gjitha degėt nė fillim tė qershorit. Por, sipas vendimit tė saj tė fundit, qeveria vendosi pėr 600 tė drejta studimi mė shumė, pra 2 300 kuota pranimi. Nė fakt, rektori i kėtij universiteti, Bilal Shkurti, ka deklaruar se numri i pranimeve nuk pati rritje tė dukshme kėtė vit akademik. Nė kėtė universitet ishin parashikuar 1 300 tė drejta studimi pėr sistemin me kohė tė plotė dhe rreth 500 kuota pėr sistemin me kohė tė pjesshme. Nė tė dy sistemet e Universitetit tė Vlorės aktualisht janė rreth 6 000 studentė.



NEGOCIATAT
Sipas negociatave, rektori i Universitetit tė Vlorės ka pranuar kuotat shtesė, ndėrsa Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka deklaruar se do tė mbulojė shpenzimet pėr 10 pedagogė tė rinj qė do t’i duhen kėtij universiteti. Nė vazhdim tė kėsaj jave inspektorėt e Ministrisė sė Arsimit do tė procedojnė diskutimin ballafaques me fakultetet e universiteteve qė kanė shprehur ankesa dhe kėrkesa pėr kuotat e reja tė miratuara. Kėto diskutime, sipas ministrit Luan Memushi, do tė synojnė plotėsimin rast pas rasti tė nevojave financiare tė universiteteve dhe do tė zgjasin deri mė 5 shtator. “Ministria do tė hyjė nė negociata pėr stafe dhe financime shtesė, ndėrkohė qė propaganda e bėrė deri tani ėshtė spekulative nė kėtė moment rotacioni politik, pasi nė shumė degė nuk ka nevojė pėr laboratorė”, ka theksuar Memushi. Kjo kohė, sipas tij, ėshtė e mjaftueshme pėr publikimin e rezultateve tė konkurseve tė para. Ndėrkaq dekanėt kanė vendosur qė tė mos shpallin fituesit, por vetėm listėn e rezultateve tė konkursit dhe pikėt e marra nga konkurrentėt.

Konkurset

Gati nė tė gjitha universitetet dhe akademitė konkurset do tė zhvillohen nga data 1 shtator deri nė 14 shtator, si ato tė Universitetit tė Tiranės. Pėr tė verifikuar ecurinė e konkurseve tė shkollave tė larta do tė krijohen gjashtė komisione si: komisioni qendror, komisioni i verifikimit, grupet e administratorėve tė testimit, komisioni i vlerėsimit, komisioni i rivlerėsimit dhe komisioni i pranimit tė kandidatėve fitues.



Ministria
Vendosen monitoruesit e konkurseve


Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka pėrzgjedhur njėzet specialistė tė arsimit, tė cilėt do tė monitorojnė konkurset nė tė gjitha universitetet e vendit. Pjesa mė e madhe e tyre, ashtu si edhe vitin e kaluar, janė stafi i kėsaj ministrie. Sipas burimeve nga ky dikaster, monitoruesit kanė marrė udhėzimet e nevojshme pėr tė kryer punėn e tyre. Mėsohet se ata do tė mbikėqyrin procesin e hartimit dhe shpėrndarjen e testit, procesin e konkursit, vlerėsimin e testit dhe shpalljen e fituesve, si dhe procesin e regjistrimit. Kėta monitorues, sipas udhėzimeve tė pėrcaktuara, kanė pėr detyrė tė hedhin firmėn nė procesverbale, bashkė me anėtarėt e komisionit dhe gjithashtu tė mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore, pėr ēdo dyshim mbi abuzimet gjatė konkursit. Ndėrkaq, pasi pėrfundon korrigjimi i testeve, lista e konkurrentėve me fituesit firmoset edhe nga monitoruesi i caktuar nga Ministria e Arsimit. Sipas udhėzimit tė miratuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencės, Luan Memushi, konkurrimi do tė nisė mė datė 1 shtator me fakultetin e Ekonomisė.



Tė gjitha fletėt e konkursit do tė vijnė nė Tiranė
Shkolla profesionale, rezultatet njė orė pas korrigjimit


Pėrgjigjet e konkurseve tė shkollave tė mesme profesionale do tė dalin brenda njė ore. Formati i testit pėr shkollat e mesme profesionale do tė jetė i ngjashėm me ato tė shkollave tė larta, pėr herė tė parė kėtė vit shkollor. Sot nisin konkurset nė degėt e anglishtes dhe frėngjishtes nė shkollat e vendit, ndėrsa pėr degėt ekonomike dhe hoteleri-turizėm konkurset do tė zhvillohen nė datė 1 shtator. Testet do tė korrigjohen nga lexuesi optik me njė kapacitet prej 8 mijė fletėpėrgjigjje pėr njė orė. Shpresa Petrela, drejtoresha e QKVAP-sė, shpjegon se kandidatėt nuk duhet tė bėjnė asnjė shėnim nė fletėn e testit, nė tė kundėrt do tė skualifikohen. Testi do tė plotėsohet me laps. Ēdo pėrgjigje e saktė ka njė pikė, njė e gabuar ka –1/3 dhe me 0 pikė vlerėsohet pėrgjigjja e paqarkuar. “Nxėnėsit do tė mbushin brenda kllapave kufizuese gėrmėn pėrkatėse qė ata mendojnė se ėshtė e saktė. Duhet mbushur me laps me shumė kujdes vetėm njėra nga gėrmat. Qoftė edhe njė pėrthyerje do tė ndikojė nė leximin e tė dhėnave nga ana e makinės optike. Nuk duhet tė qarkohen dy alternativa njėkohėsisht, sepse skualifikohen. Eshtė shumė e rėndėsishme tė mos bėhet asnjė shenjė tjetėr”, thotė Petrela. Vetėm nė gjuhėt e huaja janė regjistruar rreth 1 400 kandidatė dhe probabiliteti pėr tė fituar ėshtė njė me pesė nxėnės. Konkurrimi nis nė orėn 9:00 tė mėngjesit deri nė 11.30. Testi do tė ketė 100 pyetje dhe nxėnėsit do tė kenė tė drejtė tė ankohen duke parė pėrgjigjet e testit. “Lexuesi optik pėrkthen vetėm shenja dhe jo numra apo gėrma, kėto i pėrkthen nė numra tė caktuar nė bazė tė softeve tė programimit. Fleta e pėrgjigjeve ėshtė pėrgatitur dhe janė futur ato tė dhėna nė mėnyrė qė tė pėrkthejė dhe tė japė ato rezultate sipas pėrgjigjeve”, thotė Petrela. Sipas saj, kjo mėnyrė ėshtė mė pak abuzive sesa skaneri qė pėrdoret pėr shkollat e larta.



Pikėt

Konkurrimi nga ora 9:00 e mėngjesit deri nė 11:30
Testi do tė ketė 100 pyetje
Ēdo pėrgjigje e saktė ka 1 pikė
Pėrgjigjet e gabuara kanė –1/3 e pikėve
Pėrgjigja e paqarkuar vlerėsohet me 0 pikė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio