Studentet.info
Lajme : PĖRFUNDOI AFATI I DYTĖ I REGJISTRIMIT NĖ UNIVERSITETET E MAQEDONISĖ
Kyqur 05-09-2005 8:05:37 (1793 Lexime)

Janė plotėsuar pothuaj tė gjitha vendet

Tetovė, 5 SHKURT- Universiteti Shtetėror i Tetovės, dje ka publikuar listėn preliminare tė konkursit tė afatit tė dytė tė regjistrimit nė fakultetet ekzistuese, me ē’rast janė pranuar 40 pėr qind e studentėve nga numri i pėrgjithshmė qė kanė paraparė pėr secilin fakultet.
Interesimi mė i madh i studentėve, sipas zyrtarėve tė kėtij Universiteti, ka qenė nė Fakultetin Ekonomik, Juridik, nė Fakultetin e Shkencave Humane dhe atė tė Politeknikut.
Universiteti i Tetovės nė vitin e dytė tė legalizimit tė tij ka pranuar 1890 maturantė. Numri i tė interesuarve ėshtė shumė i madh kėtė vit, kanė njoftuar zyrtarėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, mirėpo nė 5 fakulte gjithsej do tė pranohen vetėm 1890 brucoshė.


“Nga numri i pėrgjithshėm i studentėve qė do tė pranohen kėtė vit akademik, nė afatin e parė tė regjitrimit janė pranuar 60 pėr qind e tyre, ndėrsa nė kėtė afat janė pranuar 40 pėr qind. Nė ato fakultete dhe drejtime ku nuk ėshtė mbushur numri, do tė hapim edhe konkursin e tretė”, deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i USHT-sė, Bashkim Selmani.
Bashkim Selmani ka hedhur poshtė informacionet se ka kėrcėnime nga ish “komandantė” pėr njėrin apo tjetrin kandidat pėr postin e dekanit tė Politeknikut.
“Deri tani jemi duke punuar me pavarėsinė mė tė madhe tė mundshme dhe s’ka asnjė kėrcėnim nga askush”, deklaroi ai.
Ai sqaroi se fakultetet dhe degėt tė cilat kanė mbetur pa u legalizuar, si Aktrimi, Gjuha Gjermane dhe Farmacia kanė mundėsi qė tė akreditohen nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit tė akreditimit mė 15 shtator. Profesorėt e kėtyrė univeristeteve janė nė pritje tė akreditimit pėr tė pėrfunduar “ilegaliteti”.
Senad Abdyli, udhėheqės i dėgės sė aktrimit pranė Fakultetit tė Shkencave Humane, u shpreh optimist se Kėshilli i akreditimit do tė marrė vendim pozitiv pėr degėn e aktrimit, pasi kushtet i plotėsojnė nė tė gjitha drejtimet.
Po ashtu edhe profesorėt e fakuleteteve dhe degėve tė palegalizuar janė shprehur optimist se edhe kėto fakultet do tė akreditohen dhe odisejada e “ilegalitetit’ do tė pėrfundojė.
Universiteti i Evropės Juglindore ka zhvilluar nė mėnyrė shumė tė rregullt tė gjitha afatet e provimeve. “Procesi edukativo arsimor do tė vazhdojė si ēdo vit nė mėnyrėn mė tė mirė tė tij”, u shpreh Adelina Marku, kėshilltare pėr media nė UEJL, duke sqaruar se ka pėrfunduar dje edhe afati i paraqitje sė studentėve pėr studime me korrespodencė.
Nė “Shėn Kiril dhe Metodi” janė regjistruar gjithsej 8889 studentė, prej tyre 4.668 tė rregullt dhe nė kuotėn shtetėrore, ndėrsa 3590 studentė me bashkfinacim, kurse vetėm 631 studenėt do tė vazhdojnė studimet me korrespodencė. Nė Universitetin e Manastirit tė drejtėn e studimit e kanė fituar 5350 studentė.
Universiteti Shtetėror “Shėn Kiril dhe Metodi” nė Shkup, po ashtu gjatė ditės sė djeshme ka paraqitur listat e studentėve, tė cilėt kanė konkurruar nė afatin e dytė pėr tė plotėsuar 40 pėrqindėshin e numrit tė pėrgjithshėm. Edhe Universiteti i Manastirit “Shėn Kliment Ohridski” nė bazė tė procedurės ligjore ka zhvilluar afatin e dytė tė regjistrimit.

Nga: Halit AJDNI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio