Studentet.info
Lajme : REDAKSIA JO GJITHĖHERĖ PAJTOHET ME PIKĖPAMJET E AUTORĖVE
Kyqur 27-12-2004 11:06:58 (1358 Lexime)


STUDENĖT GREVISTĖ TĖ MJEKSISĖ DHE STOMATOLOGJISĖ NĖ UNIVERSITETIN E TETOVĖS

LETĖR E HAPUR

Drejtuar:Ministrave tė Arsimit tė Maqedonisė, Kosovės, dhe Shqipėrisė

Tė nderuar ministra tė lartpėrmendur, vendosėm qė me anė tė kėsaj letre tė hapur t'u drejtohemi nė gjuhėn tė cilėn e flasim ne studentėt e grevistė - atė shqipe, e me shumė dėshirė, por nė pamundėsi (meqė nuk i njohim) ju kishim drejtuar nė gjuhėn Maqedonse, Serbe apo Greke sepse ndoshta do ju shkonte pėr shtati. Ju drejtohemi me gjuhėn e arsyes tė cilė dinė ta flasin vetėm studentėt e jo nė gjuhėn e politikės sepse ende nuk e kemi mėsuar dhe nuk e kuptojmė, qfarė nuk kuptojmė se tre Ministritė e udhėhequra nga "shqipėtarėt" nuk mund tė zgjidhin ēėshtjen e 541 studentėve qė po ashtu janė shqipėtarė.

Shefat e ministrive tė Arsimit do e mos duhen tė jenė pak a shumė njohės edhe tė historisė, dhe poqė sė nuk kanė njohuri ne ua sjellim nė kujtesė pėrpjėkjet e popullit shqipėtarė pėr tu arsimuar. "Sa e sa herė studentėt shqipėtarė janė pėrndjekur nga Universitetet, sa e sa herė ne shqipėtarėt kemi sakrifikuar edhe jetėn vetėm pėr tu arsimuar shqip, a thua vuajtjet dhe mjerimin e deri tashėm pėr tu arsimuar i kanė sjellur vetėm armiqet e kėtij kombi?" Dhe ja sot dolėn nė skenė tre ministra shqipėtarė, dikush me faj mė tė madh e dikush me faj mė tė vogėl tė cilėt po shuajnė ėndėrrat e mėsė 541 studentėve dhe as qė qajnė kokėn pėr ne.
Ai mbi tė cilėn bie pėrgjegjėsia mė e madhe jeni ju Ministri i Arsimit tė Maqedonisė z. Aziz Pollozhani qė njėkohėsisht jeni edhe shkaktar i problemit mė tė cilin pėrballemi, meqė jasht legalizimit tė UT-sė le Fakultetin tanė duke e mbyllar atė pėrfundimisht gjė tė cilėn nuk mund ta realizoi kolegu i juaj Maqedonas pėr 4 vite, e kjo gjė pėr neve konsiderohet jo mė pak se tradhėti kombėtare. A ju kujtohet z. Pollozhani akti i themelimit tė Fakultetit tė mjekėsisė dhe ajo se ju ishit ndėr inicuesit e po kėtij themelimit dhe dikur mburrėshit me tė. Qfarė u bė sot z.Pollozhani qė sot ndrrove mendjen dhe si ministėr i vyer me shantazhe dhe gėnjeshtra pa asnjė argument bėtė mbylljen e kėtij fakulteti pėr tė ruajtur kulltukun tuaj si ministėr. A mos vallė po i frikėsohesh konkurencės qė nesėr mund tė bėjmė nė profesionin e pėrbashkėt tė mjekut, i ndėruar kolegė, por me veprimin qė bėni kundėr kėtij kombi, historia njė ditė mund tė ju mallkoj. Me legalizimin gjysmak tė UT-sė mendove qė para popullit do jeshė hero por tė themi se ti bėre shkatėrrimin e njė Universiteti, themelet e tė cilit janė ndėrtuar mbi gjakun e Shqipėtarėve. Ne e dimė z. Pollozhani se nuk e ke mendjen as te gjaku i derdhur e as tek ajo se qfarė ndodhė me ne studentėt, por tek interesat tua personale karieriste apo presioni qė keni nga miqėt tuaj nė kualicion, e nese kjo e fundit ekziston nuk ua shohim pėr tė madhe sepse miqėsia nė kualicion duhet ruajtur pa varėsisht nėse cenohen apo jo ineresat e popullit tuaj. Sė fundi keni filluar qė tė shtireni dhe tė manipuloni me ne duke e fshehur tė vėrtetėn ndaj ne studentėve. Po thirreni se realizoni kontakte me grupe punuese nė Kosovė dhe mohoni faktet se qėshtja ka ngecur tek mjetet financiare, dhe per ju nuk mjafton as deklarata e dalė Ministria e Arsimit dhe as ajo e dalė nga Qeveria e Kosovės, se problemi nė fjalė nuk mund tė realizohet pa mjete tė mjaftueshme financiare.

Pa faj nė kėtė rast nuk mund tė mbeteni edhe ju Ministėr i Arsimit tė Kosovės z.Agim Veliu pasi mėsė gjysma e ne studentėve jemi shtetas tė Kosovės dhe se tė ardhurat e ministrit dhe nėpunėsve nė ministri e mėgjerė vinė nga djersa dhe mundi i prindėrve tanė. Gjithashtu edhe kontributi ynė i ardhshėm do tė jetė ku tjetėr pos nė Kosovė. Mandej tė paktėn nuk keni shprehur gatishmėrinė pėr ta zgjidhur qėshtjen tonė. Ju nuk gjetėt as 5 minuta kohė pėr pėr tu takuar me ne, pėrkundėr faktit se ne kėrkuam dy ditė radhazi realizimin e njė takimi tė tillė. A mos vallė ju ndjekni politikėn e ish ministrit Rexhep Osmani i cili me kryeneqėsinė e tij ishte gategorik kundėr njė zgjidhje tė tillė. Mos ky ėshtė edhe amaneti qė ua ka lėnė dhe me qdo kusht ju duhet ta realizoni kėtė. Keni harruar kontributin e Maqedonisė nė kohėt mė tė vėshtira pėr kosovėn ku hapi dyert pėr tė gjithė ata qė ia mėsyen kėtij vendi. Ne kuptojmė ish ministrin z.Rexhep Osmanin se pėr arsye personale i ka ikur zgjidhjes sė problemit, por ne nuk kuptojmė qėndrimin tuaj tė ngjashėm me paraardhėsin tuaj. Z. ministėr mos keni frikė me ballafaqimin e zgjidhjes se qėshtjes sonė sepse edhe pse nuk e kuptoni, eshtė problemi mė jetik qė i pėrket sektorit tuaj. Mė sa dimė ju jeni jurist edhe dimė poashtu njė gjė se nė raste tė jashtėzakonshme siq ėshtė qėshtja jonė shteti ėshtė i obliguar ti pranoi tė paktėn studentėt shtetas tė tij, njė gjė tė tillė ju sot nuk e bėni duke argumentuar me faktet qė janė tė pabaza. Duhet ta dini z. ministėr se njė ditė edhe mandati juaj do tė pėrfundoi dhe historia do tė gjykojė qėndrmin tuaj ndaj nesh.

Edhe ju Ministėr i Arsimit tė Shqipėrisė z.Luan Memushi ju takon pėrgjegjėsi, duke ditur se edhe ne studentėt grevistė i takojmė njė kombi tė njejtė mė ju dhe ua rikujtojmė qė para sė gjithash edhe ne kemi gjak shqiptari. Ua rikujtojmė se kur hegjemonizmi millosheviqian ushtroi diktaturė dhe mbylli tempujt e dijes nė Kosovė nė fillim tė viteve tė '90-ta, kjo gjendje preku ndėrgjegjjen e Sarajevės (BH) duke i hapur dyert pėr mėsė 400 studentė kosovarė edhe pse me kėtė komb nuk kemi lidhje gjaku, andaj kjo ėshtė njė shtytje pėr ju qė tė ndieni nė radhė tė parė obligim moral e mė pas edhe kombėtar pėr t'ju ēasur mė seriozitet mė tė madh hallit tė ne studentėve.

Turpi mė i madh i kėtyre ministrave ėshtė se edhe pas 40 ditėsh tė qėndrimit tonė nė grevė nuk shprehėn gatishmėrinė qė sėbashku tė hartojnė njė plan-projekt pėr zgjidhjen e problemit nė fjalė. Mė nė fund e permbyllim kėtė letėr me nje mesazh pėr ju :Hipokriti ka tri shenja :Kur flet gėnjen, Kur premton diēka ndryshon dhe Kur i besohet diēka tradhėton.Juve te nderuar Ministra ju ėshtė besuar detyrė madhore kombėtare, prandaj mos lejoni qė tė jeni pjesė e grupit tė njerėzve tė tillė.


TETOVĖ, KĖSHILLI STUDENTOR
24.12.2004 I FAKULTETIT TĖ MJEKĖSISĖ
PRANĖ UT-sė



REDAKSIA JO GJITHĖHERĖ PAJTOHET ME PIKĖPAMJET E AUTORĖVE




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio