Studentet.info
Lajme : PREZANTOHET STRATEGJIA PĖR ARSIMIN E LART PĖR PĖRIUDHĖN 2005-2015
Kyqur 09-09-2005 6:57:40 (1848 Lexime)

Strategji moderne evropiane nė arsimin e lartė

PRISHTINĖ, 9 SHTATOR- Tė enjėten MASHT-i nė “Vila Gėrmia” e organizoi njė takim informativ me rastin e pėrfundimit tė procesit tė hartimit tė Strategjisė pėr Zhvillimin e Arsimit tė Lartė nė Kosovė 2005- 2015. Nė kėtė takim, pėrveē ekspertėve qė hartuan strategjinė, morėn pjesė edhe zėvendėskryeministri i Kosovės Adem Salihaj, ministri i MASHT-it Agim Veliu, ministrja e Shėrbimeve Publike Melihate Tėrmkolli, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve publike tė Kosovės.
Ministri Veliu tha se nė Kosovė pėr herė parė u hartua njė Strategji e cila ka zhvilluar tė gjitha fazat e punės sė njė strategjie moderne evropiane. “Ky dokument vlerėson realisht problemet me tė cilat pėrballet sot arsimi i lartė nė Kosovė dhe propozon masat pėr tejkalimin e kėtyre problemeve”, tha Veliu.



Ai pėr tė pohuar se tė gjitha kėto bėhen nė kuadėr tė njė vizioni dhe misioni tė pėrcaktuar qartė tė kėtij sistemi pėr avancimin e proceseve nė shoqėrinė kosovare pėr 10 vjetėt e ardhshme tha se kjo strategji vijėzon shtegun e vetėm dhe mė real tė zhvillimit tė arsimit tė lartė, por edhe tė shoqėrisė kosovare nė tė ardhmen. “Shembuj nga vende dhe shoqėri tė tjera tani tė pėrparuara tregojnė se zhvillimi dhe prioritetizimi i arsimit ėshtė investimi mė i mirė qė mund tė bėjė njė qeveri nė plan afatmesėm tė projeksioneve zhvillimore”, tha Veliu. Ministri i arsimit tha po ashtu se proceset integruese evropiane dhe ndėrlidhja mė e fortė e ekonomisė nacionale evropiane janė garanci se kjo rrugė nuk mund tė dėshtojė. Ministri Veliu shtoi se pėrmes tė rinjve tė shkolluar dhe ekspertėve tė aftėsuar sipas standardeve tė hapėsirėsevropiane tė arsimit tė lartė mund tė bėhet integrimi mė i mirė i shoqėrisė sonė nė shoqėritė dhe kombet e pėrparuara evropiane. Tė gjitha kėto do tė kushtojnė, por ėshtė kjo njė ndėrmarrje e domosdoshme e shoqėrisė sonė pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe integrim mė tė shpejtė tė po kėsaj shoqėrie, aty ku e ka vendin – nė mesin efamiljes sė kombeve evropiane. Ministri Veliu kėrkoi nga Qeveria e Kosovės dhe tė gjitha institucionet vendore qė ta mbėshtesin kėtė strategji dhe punėn e bėrė me kompetencė e pėrgjegjėsi nga ekspertėt e Kosovės, ndėrsa apeloi qė organizatat dhe miqtė ndėrkombėtarė tė mbėshtesin strategjinė e zhvillimit tė arsimit tėlartė nė Kosovė.“Krejt kjo ėshtė nė interes tė investimit tek gjeneratat e reja, qė ata nė tė ardhmen tė jenė pjesė ebarabartė e vlerave konkurruese nė tregun e vendeve tėzhvilluara dhe tė cilėt do tė jenė pjesė e ndėrtimit dhe zhvillimit tė shoqėrisė dhe institucioneve tė Kosovės”, tha Veliu. Ndėrsazėvendėskryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Adem Salihaj, tha se arsimi i lartė ka rėndėsi tė madhe pėr njė shoqėri dhe hartimi i strategjisė dhjetėvjeēaretė tij paraqet njė punė tė rėndėsishme pėr ministrinė e arsimit.“Arsimi nė Kosovė ka kaluar rrethana shumė tė vėshtira , por vetėdija dhe vullneti i pathyeshėm i popullit tonė e ka mbajtur gjallė kėtė, tha Salihaj, i cili deklaroi se kjo strategji artikulon njė vizion se ēfarė arsimi tė lartė dėshirojmė ne dhe skicon rrugėn pėr t’i pėrmbushur objektivat strategjike tė Kosovės. Dhe se kjo strategji reflekton bashkėpunim e ngushtė dhe tė koordinuar mirė nė mes tė faktorėve politikė, akademikė e shkencorė, studentėve, shoqėrisė civile dh grupeve tjera tė interesit nė Kosovė. Pėr procesin e hartimit tė strategjisė, rolin dhe misionin e sistemit tė arsimit tė lartė dhe shkencės, alternativat e efekteve me rastin e mosimplementimit tė strategjisė dhe rėndėsinė e saj folėn dr. Rexhep Gjergji, dr.Dukagjin Pupovci, Xhavit Rexhaj, HakiDemolli, Cenė Bytyqi. Prezantimin e buxhetit tė Strategjisė dhjetė vjeēare tė arsimit tė lartė e bėnė dr. Isa Mustafa dhe Rrahim Bublaku.

Nė diskutime morėn pjesė edhe pjesėmarrės tjerė, ku u tha se arsimi i lartė paraqet Interes nacional dhe pėr kėtė u kėrkua mbėshtetja e Qeverisė sė Kosovės dhe tė gjithainstitucioneve tjera vendore si dhe u apelua tek organizatat ndėrkombėtare dhe partnerėt tjerė pėr mbėshtetjen e kėsaj strategjie.

Nga:Arditė UKA






Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio