Studentet.info
Lajme : NJĖ PJESĖ E UP-SĖ ĖSHTĖ UZURPUAR NGA PRIVATNIKĖT
Kyqur 12-09-2005 5:45:51 (1824 Lexime)

Vazhdon tė ushtrohet biznesi nė pronė tė Universitetit

PRISHTINĖ, 12 SHTATOR- Po tė kalosh pranė Bibliotekės Kombėtare dhe Galerisė sė Arteve, dy Institucioneve Kulturore mė tė mėdha nė vend, ajo qė menjėherė tė bie nė sy ėshtė objekti njėkatėsh i ulėt ku nė shikim tė parė tė jep tė kuptosh se aty ėshtė vend ku rregullohen makinat dhe vend ku mund tė pishė njė kafe apo vend ku mund tė argėtohesh nė njė ditė pushimi (siē ishte tė premten mbrėma ku pothuajse tėrė natėn kishte muzikė dhe lokali ishte i mbushur pėrplot dhe kjo ndodhė ēdo natė). A thua Prishtina nuk ka vende tjera pėr argėtim dhe ndreqje veturash!? Vendndodhja e objektit pėr ēudi ndodhet nė prone tė Universitetit, pronarėt e tė cilit objekt mendojnė se qėndrimi i tyre nė kėtė pronė ėshtė i ligjshėm meqė ata kanė kontratė me Fakultetin e Edukimit. Ndėrsa, zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit dhe Rektoratit thonė se, ‘’Tė gjitha objektet qė janė brenda pronės sė Universitetit nuk mund tė qėndrojnė”, por me gjithė ato pohime objekti vazhdon tė funksionojė.



“Pronarėt” vazhdojnė punėn e tyre edhe pse ka kohė qė iu ėshtė tėrhequr vėrejtja nga organet kompetente qė ta ndėrpresin punėn, sepse ky ėshtė ‘’ndėrtim i egėr’’ kjo ėshtė pronė e Universitetit mė konkretisht aty do tė ndėrtohet Fakulteti i Edukimit. Ky objekt kohė mė pare pati filluar tė demulohet ku njė pjesė veē ėshtė hequr, por njė pjesė tjetėr vazhdoi punėn siē ėshtė firma’’Vali’’ dhe lokali tjetėr skaj tij, por pas njė kohe kapur pėr tė filloi tė rinovohet lokali tjetėr, qė sot po funksionon si lokal nate. (sipas disa informatave qė kemi i njėjti lokal, qė sot ėshtė lokal nate, para njė kohe ishte kėrkuar nga njė familjar me shtatė fėmijė, por kėtij nuk i ishte dhėnė, sepse ai kishte qenė i varfėr, ndėrsa i njėjti lokal sot shfrytėzohet pėr biznes dhe kėtij i ėshtė dhėnė lokali ngaqė ky sigurisht paguan qira tė majme, ndėrsa familjari i shkretė nuk kishte ēka tė jepte ). Mirėpo, si duket faji nuk ėshtė vetėm te pronarėt dhe sipas pronarit faji ėshtė te Ministria e Arsimit dhe Rektorati. Pronari i ‘’Valit’’ thotė se ,,sherri ėshtė diku tjetėr pra tek MASHT-i dhe tek Rektorati dhe ata duhet ta rregullojnė kėtė”. Por sa qėndron ky mendim dhe ēka thonė kėto dy institucione? Tash e njė kohė tė gjatė ky objekt pothuajse ėshtė bėrė njė problem nė vete !. “As njė objekt qė ėshtė nė pronė tė Universitetit nuk mund tė qėndrojė”, tha Basri Demiri kryeinspektor nė Ministrinė e Arsimit. Sipas tij, tė gjitha ato objekte qė janė nė pronė tė Universitetit do tė rrėnohen. “Kėto janė objekte tė egra dhe pronarėve iu kemi bėrė shkresa zyrtare qė tė tėrhiqen nga veprimtaria e tillė dhe mos ta rrezikojnė pasurinė e vet se ato njė ditė mund tė demolohen nė njė mėnyrė tė dhunshme’’tha Demiri. Sipas tij , firma “Vali” ka bėrė njė kontratė me Fakultetin e Edukimit pėr tė cilėn MASHT-i nuk ėshtė nė dijeni si menaxhues e pronės sė Universitetit. Demiri u shpreh se “inspeksioni i ka lėshuar njė vendim Fakultetit tė Edukimit dhe ka kėrkuar qė tė shfuqizojė kontratėn me firmėn “Vali”, dhe afati i kėsaj ishte 3 shtatori dita e premte”, dhe po sipas tij, pas kėsaj date “pėrgjegjėsit e saj do tė bartin njė pėrgjegjėsi konkrete’’.Mirėpo kjo nuk ndodhi?! Prodekani i Fakultetit tė Edukimit, dr. Hasan Muja thotė se “ne nuk jemi nė dijeni pėr kėtė dhe se nuk na ka ardhur asnjė shkresė e tillė nga MASHT-i. Ne nuk kemi marrė asnjė shkresė tė tillė kėshtu qė s’mund t’ju them asgjė mė shumė”, tha ai. (Ai arsyetohej se ishte nė pushim). Si ėshtė e mundur qė njė prodekan i Fakultetit tė mos jetė nė dijeni pėr njė gjė tė tillė! Demiri tha se “nėse Fakulteti i Edukimit nuk merr vendim pėr shkėputjen e kėsaj kontrate do tė bartė pėrgjegjėsitė nė raport me firmėn “Vali” dhe me rektoratin”. Ai thotė se lėnda i ėshtė dėrguar prokurorisė me kėrkesė tė MASHT-it, qė tė veprohet nė procedurė tė shkurtėr, dhe kjo ēėshtje do tė pėrfundojė sė shpejti. Ndėrsa Destan Halimi. sekretar i pėrgjithshėm nė rektorat thotė: “Fakultetet nuk janė persona juridikė, andaj nuk kanė tė drejtė tė lidhin kontrata dhe si e tillė nuk ėshtė e drejtė”. Sipas tij, as dekani e as Fakulteti s’ka tė drejtė tė lidhė kontratė me askėnd. Ndėrsa zyrtarėt e Bibliotekės Kombėtare shprehen se objekti nė fjalė i shkakton mjaft dėme BKUK-sė, sepse shpeshherė rrjedhin ujėra tė zeza dhe ato hyjnė nė Bibliotekėn Kombėtare dhe pėr kėtė disa herė iu kemi dėrguar shkresa pėrgjegjėsve pėr kėtė ēėshtje pėr parandalimin e ujėrave tė zeza. Por, pėr ēudi, para disa ditėsh nė kėtė objekt ishte vendosur pllakati “Universiteti i Prishtinės - Fakulteti i Edukimit”. Ai pllakat qėndroi pėr 10-15 ditė rresht, por pastaj u hoq. Nga kush u vendos dhe prapė u hoq kėtė askush nuk e di! Ēudi! Prodekani i kėtij Fakulteti mbetet i befasuar dhe nuk kishte dijeni tė plotė pėr kėtė. “Jo ne nuk e kemi vendosur dhe as nuk e kemi hequr”, tha ai tėrėsisht i habitur. Ai mė tej shtoi se pėr kėtė do tė bisedojė me pronarin e firmės “Vali”. Atėherė cili ishte qėllimi i vendosjes sė pllakatit pėr disa ditė dhe pastaj heqja e tij? A thua pėrfiton dikush nga kjo? Deri kur do tė vazhdojė ky biznes? Pyetje kėto qė nga asnjė palė biseduese nuk morėm pėrgjigje.

Nga: Arton GASHI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio