Studentet.info
Lajme : Licencimi i universiteteve
Kyqur 14-09-2005 14:15:32 (1900 Lexime)

Licencimi i universiteteve private pritet tė bėhet javėn e ardhshme

PRISHTINĖ, 14 SHTATOR- Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), ka formuar komisionin pėr vlerėsimin e kėrkesave pėr licenca nga ana e universiteteve private dhe pritet qė nė javėn e ardhshme tė publikohen rezultatet konkrete. Zyra pėr Informimin e MASHT-it, njoftoi tė mėrkurėn se ekspertėt e ministrisė janė duke bėrė inspektimin e universiteteve private, pėr tė shikuar se a i plotėsojnė kushtet pėr licencim, pėr vitin akademik 2005-2006. Kriteret pėr licencimin e universiteteve private bazohen nė udhėzimin administrativ nr. 14/2003, mbi licencimin e bartėsve privatė tė arsimit tė lartė. Nė kėtė udhėzim administrative, kushtet dhe kriteret e veēanta, qė duhet t’i plotėsojnė universitetet private, janė: fakulteti duhet tė ketė 600 studentė; universiteti duhet t’i ketė sė paku pesė fakultete, me 3000 studentė; bartėsi privat i arsimit tė lartė duhet tė ketė auditorėt e mėsimit dhe laboratorėt (sipas fushave pėrkatėse); programet lėndore sipas viteve dhe fushave arsimore, tė akredituara nga agjenci vendore ose ndėrkombėtare; numrin e planifikuar tė studentėve pėr regjistrim pėr vitin akademik vijues etj.



Pėrveē kushteve tė veēanta, universitetet duhet t’i plotėsojnė edhe disa kushte tjera, siē ėshtė kėrkesa pėr licencim, lokale tė mjaftueshme dhe buxhet tė nevojshėm. Nė bazė tė tė dhėnave nga MASHT-i, numri i universiteteve private qė kėrkojnė licencė ėshtė 14, ndėrkohė vitin e kaluar janė licencuar 9 universitete private, qė shėnon njė trend tė rritjes sė institucioneve tė larta arsimore. Ndėr aplikantėt qė ėshtė duke pritur pėr licencim nga MASHT-i, ėshtė edhe Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale (KASHS). Sipas Bekim Abazit, zyrtar i KASHS-it, komisioni pėr vlerėsim vetėm e ka vizituar kėtė kolegj. “Komisioni pėr vlerėsimin e kushteve nga MASHT-i, ka qenė dy deri nė tre herė tek ne dhe se nė pėrgjithėsi ėshtė ndarė i kėnaqur me kushtet qė ne i kemi, duke bėrė vetėm disa vėrejtje tė vogla, qė nuk besojė se do tė ndikojnė negativisht”, tha Abazi tė mėrkurėn pėr Kosovalive. Ai shton se nė bazė tė kushteve qė ata i ofrojnė, duke pėrfshirė kuadrin dhe investimet prej 1.5 milion eurove, besojnė se do tė licencohen pa problem. Hapja e konkursit pėr pranimin e studentėve tė rinj, pa u licencuar nė kėtė kolegj, sipas Abazit, “ėshtė e lejuar dhe konform rregullores dhe se posedojnė leje nga MASHT-i pėr kėtė”. (KosovaLive)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio