Studentet.info
Lajme : NDIHMĖ UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS
Kyqur 16-09-2005 6:24:35 (1657 Lexime)

U prezantuan rezultatet e programit tė Tempusit nė UP

PRISHTINĖ, 16 SHTATOR- Tempusit nė Kosovė prezantuan sot rezultatet e programit tė Tempusit nė Universitetin e Prishtinės dhe mundėsitė pėr investime tė reja nė sistemin e arsimit tė lartė nė Kosovė. Tempusi ėshtė program i Komisionit Evropian, i cili financon institucionet e arsimit tė lartė nė vendet e Evropės Juglindore, pra edhe nė Kosovė. Ndihma e Komisionit Evropian pėr sistemin e arsimit tė lartė nė Kosovė, pėrmes programit tė Tempusit, vjen nė njė kohė shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin dhe avancimin e reformave nė Universitetin e Prishtinės dhe tė strategjisė sė pėrgjithshme tė arsimit nė Kosovė. Kėshtu tha zėvendėsministri i arsimit shkencės e teknologjisė, Fevzi Berisha nė prezantimin e aktiviteteve tė programit tė Tempusit nė Kosovė.


Zėvendėsministri Berisha, ndėr tė tjera, tha se bashkėpunimi ndėrkombėtar ėshtė parakusht themelor pėr arritjen e synimeve pėr zhvillimin e strategjisė sė arsimit tė lartė nė Kosovė.“Programet e Tempusit janė njė ndėr shtyllat pėr mbėshtetjen e zhvillimit tė arsimit dhe integrim tė institucioneve tona tė arsimit tė lartė me institucionet pėrkatėse evropiane. Mėnyra e organizimit dhe vetė koncepti i kėtyre projekteve pėrbėn lidhjen mė vitale dhe magjistralen pėr integrim tė zhvillimit tė kapaciteteve njerėzore dhe shoqėrisė sonė ”. Udhėheqėsi i Bordit menaxhues tė Universitetit tė Prishtinės Demė Hoti tha se tashmė ėshtė dėshmuar se projektet e Tempusit janė shumė tė nevojshme pėr ngritjen e cilėsisė sė punės nė arsimin e lartė nė Kosovė. “Fondet e Tempusit jo vetėm se janė tė mirėseardhura, por ato janė tė domosdoshme pėr pėrparimin e punėve kėrkimore shkencore dhe pėr tė ndryshuar mirė rrjedhėn e jetėsimit tė reformave nė arsimin e lartė nė Kosovė”. Johann Schrumf, zyrtar i lartė ndėrkombėtar nė Ministrinė e arsimit, shkencės e teknologjisė, tha se zbatimi i strategjisė sė Universitetit ėshtė njė ndėr qėllime kryesore qė duhet tė arrihen. Ai theksoi nevojėn pėr njė pėrqendrim mė tė madh nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė punės me studentė nė universitet. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i drejtorisė sė pėrgjithshme pėr arsim dhe kulturė nė Komisionin Evropian nė Bruksel, Klaus Koerner, paraqiti disa prej zhvillimeve tė reja nė Programin e Tempusit. Ai siguroi se do tė vazhdojnė aktivitetet pėr pėrkrahjen e Universitetit tė Prishtinės edhe nė tė ardhmen. “Jemi duke planifikuar vazhdimin e aktiviteteve. Edhe pse tani do tė fillojnė diskutimet pėr statusit final tė Kosovės mendojnė se ne do ta kemi pėrkrahjen e pėrfaqėsuesve politikė pėr tė thelluar bashkėpunimin nė arsimin e lartė”. Tempusi ėshtė program i Komisionit Evropian, i cili financon institucionet e arsimit tė lartė nė vendet e Evropės Juglindore, pra edhe nė Kosovė. Deri tash nė Kosovė janė miratuar 17 projekte tė Tempusit, tė cilat kanė pasur pėr qėllim pėrmirėsimin e kushteve tė punės sė komunitetit akademik nė Kosovė. (RTK)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio