Studentet.info
Lajme : DEKANATI KOPJON "BLLOK SISTEMIN" NGA SARAJEVA
Kyqur 22-09-2005 10:52:42 (1735 Lexime)

Studentėt e FM-sė refuzojnė mėnyrėn e re tė studimit

PRISHTINĖ, 22 SHTATOR- Studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė (FM) tė Universitetit tė Prishtinės (UP), deklaruan se nėse nuk marrin ndonjė pėrgjigje pozitive nga Senati i UP-sė, ata do ta bojkotojnė mėnyrėn e re tė studimit nėpėrmes “bllok sistemit”. Mėnyra e re e ligjėrimit “bllok sistem”, nėnkupton zhvillimin e mėsimit pėr lėndėt e caktuara nga fillimi deri nė fund, ndėrsa procedura konkretizohet me provimin, tė cilit mė pas i nėnshtrohen studentėt. Prodekani i Fakultetit tė Mjekėsisė, Adem Limani, i cili ishte edhe ideator i kėsaj mėnyrė tė studimit, tha se modelin pėr kėtė sistem tė studimit e ka marrė nga Universiteti i Zagrebit. Por kjo mėnyrė e studimit edhe mė tej vazhdon tė kundėrshtohet nga studentėt dhe nga njė pjesė e kolegėve tė tij. Tri organizata studentore qė veprojnė nė Fakultetin e Mjekėsisė, UPS, ORS dhe “1 Tetori”, i patėn dhėnė ultimatum UP-sė dhe MASHT-it pėr tė mos lejuar aplikimin e “bllok sistemit”, megjithatė edhe pse ultimatumi i tyre ka skaduar tė martėn, studentėt nuk kanė marrė asnjė nga hapat e paralajmėruar mė parė.



Fejzė Kabashi, nėnkryetar i ORS-sė, njoftoi se i ka dėrguar nėnkryetarit tė Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Demė Hotit, njė letėr nėpėrmjet sė cilės, kėrkon mosaplikimin e kėtij sistemi tė studimeve. “Megjithėse ka skaduar afati tė cilin e kemi dhėnė, ne nuk e kemi marrė ndonjė veprim mė radikal, pasi qė kemi dashur tua japim edhe njė mundėsi tė dytė organeve kompetente qė ta japin fjalėn e tyre”, tha ai. Sipas tij, udhėheqėsit e KD-sė i kanė premtuar pėr njė pėrgjigje pozitive dhe ju kanė thėnė qė ky problem do tė zgjidhet nė mbledhjen e ardhshme tė Senatit tė UP-sė. Ai bėri tė ditur se nėse do tė ketė pėrgjigje negative nga KD i UP-sė, atėherė mund tė pasojnė masa mė radikale, duke pėrfshirė ndalimin e punonjėsve pėr tė hyrė nė objektin e FM-sė, bojkotimin e mėsimit dhe greva. Ndėrsa Agron Qehaja kryetar i kėsaj organizate, tha se do ta presin vendimin e qė do tė sjellė Senati i UP-sė. “Aplikimi i kėtij sistemi tė studimeve ėshtė bėrė pa marrė pėlqimin paraprak nga organet kompetente. Me sa dimė ne, ai nuk ka kaluar nė asnjė procedurė votimi nė asnjėrin nga mekanizmat e duhur”, tha ai.


Ndėrsa Xheladin Ujkani, pėrfaqėsues i organizatės “1 Tetori”, tha se “bllok sistemi”, duhet tė aprovohet vetėm pėr vitin akademik 2005/2006 dhe atė vetėm pėr vitin e parė dhe tė dytė dhe jo pėr vitet e tjera. Ndėrsa sa i pėrket refuzimit tė kėtij sistemi nga ana e dy organizatave tjera UPS dhe ORS, ai tha se ata po kėtė po e bėjnė pėr tė fituar pikė mė shumė nė zgjedhjet e Parlamentit Studentor, i cili pritet tė formohet brenda kėtij muaji. “Ky sistem i mėsimit nuk ėshtė i keq, pėrkundrazi ėshtė shumė i mirė pėr studentėt e rinj. Por jo pėr ata tė cilėt i kanė kryer dy vite me sistemin e vjetėr”, tha Ujkani.


Nga ana tjetėr, edhe pse studentėt kanė kėrkuar nga MASHT-i qė t’ju ndihmonin nė lidhje me problemet e tyre, zyrtarėt e informimit tė kėsaj ministrie thanė se nuk janė shumė tė informuar rreth kėsaj ēėshtje dhe shtuan se ky problem i takon UP-sė. Nė tė kundėrtėn kryetari i KD-sė, Jahi Hoxha, ka bėrė tė ditur se nuk ka dijeni pėr letrėn e ORS-sė, por ka thėnė se nė mbledhjen ardhshme tė Senatit tė UP-sė do tė shqyrtohet ky problem. “Ndryshimet nė sistemin e studimeve gjithsesi duhet tė miratohen nė Senat, sepse ai ėshtė organi mė i lartė dhe ato nuk mund tė merren nga persona tjerė tė paautorizuar”, tha ai. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio