Studentet.info
Lajme : Tre universitete nė pikpyetje
Kyqur 23-09-2005 9:14:17 (1509 Lexime)

Pėr universitetet e reja, vendoset pas 1 tetorit

Tiranė, 23 SHTATOR- Pasi ka shfuqizuar vendimin e qeverisė Nano pėr mbylljen e tre universiteteve tė reja, Berisha ka premtuar njė zgjidhje pėr 3 mijė tė rinjtė e regjistruar nė universitetet e Durrėsit, Beratit dhe Fierit. Pas 1 tetorit tė rinjtė do tė pranohen nė universitetet e tjera tė vendit, sipas njė sistemi kriteresh qė do tė vendosen pėr pranimet e tyre, duke iu referuar kuotės sė pranimit, e cila mbetet 1 mijė studentė. “Ministri Pollo do tė marrė qysh nesėr regjistrimet e tė rinjve nė universitetet e mbyllura dhe do tė nisė negociatat me universitetet e Korēės, Gjirokastrės, Elbasanit dhe Vlorės, me qėllim qė edhe tė rinjve tė mashtruar, nga universitetet kotece tė qeverisė sė shkuar, t’u pėrgjigjemi, duke mos u venitur ėndrrėn pėr shkollėn e lartė”, - theksoi kryeministri.


Ndėrkohė ministri Pollo e ka quajtur tallje hapjen e tre universiteteve nga qeveria e shkuar dhe ka premtuar se pas 1 tetorit do tė rishikohet mundėsia e pranimit tė tė rinjve nė universitetet e tjera, sipas formulave qė do tė zbatohen pėr mėnyrėn dhe kriteret e pranimit, duke iu afruar tė rinjve mundėsinė tė ndjekin studimet e larta. “MASH-i u pėrball me litarėt e lėnė jashtė nga qeveria sė shkuar, megjithatė qysh nė mbledhjen e parė tė qeverisė sė re, thirra konferencėn e rektorėve pėr zgjidhjen e problemit tė kuotave tė cilat ishin shkatėrruese pėr universitetet. Rektorėt u treguan tė vėmendshėm pėr tė rritur kuotat nė njė maksim tė mundshėm qė nuk do tė cėnonte cilėsinė e mėsimdhėnies dhe diplomės mė tė cilat do tė pajisen studentėt. Kemi rėnė dakord pėr njė shifėr prej 18 052 studentė, qė pėrmėn njė rritje prej 40 pėr qind krahasuar me propozimet fillestare tė bėra nga universitetet”, -theksoi ministri Pollo.


Mjedise tė reja propozuar pėr universitete:
Spitali i Shkodrės
Ish-Shkolla e Partisė
Mihal Duri nė Tiranė
Kombinati i Autotraktorėve
Shtėpitė e Ushtarakėve nė Elbasan dhe Gjirokastėr
Instituti i Studimeve tė Teknologjisė dhe Ndėrtimit


Ndarja e kuotave

Kuota e pranimeve tė reja 17 414
Kuota dytėsore 1 503
Kuota pėr shqiptarėt jashtė trojeve 301
Kuota pėr degė tė dytė 300
Kuota pėr vite tė ndėrmjetme 300
Kuota pėr shtetasin e huaj me kombėsi joshqiptare 40

Nga: Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio