Studentet.info
Lajme : Sipas vendimit tė qeverisė, tė njėjtėn tarifė do tė paguajnė studentėt
Kyqur 23-09-2005 9:17:15 (1310 Lexime)

Tarifa e regjistrimit, 12 mijė lekė pėr tė gjithė studentėt

Tiranė, 23 SHTATOR- Tarifa e regjistrimit tė studentėve pėr kėtė vit akademik do tė jetė 12 mijė lekė. Po kaq do tė duhet tė paguajnė edhe tė gjithė studentėt e tjerė qė nuk vijnė pas konkurimit, por janė studentė tė kurseve mė tė larta. Gjithēka ėshtė bėrė e ditur dje nė mbledhjen e qeverisė, ku krahas vendimit tė kuotave u miratua edhe tarifa e regjistrimit. Pas kėsaj fakultetet do tė jenė tė gatshme tė nisin procedurat e regjistrimit tė studentėve tė rinj. Tarifa e regjistrimit ka pėsuar njė rritje kundrejt tarifės sė njė viti mė parė. Por gjithsesi mbetet larg propozimit tė bėrė nga dekanėt e rektorėt pėr rritje mė tė ndjeshme tė saj, duke shėnuar shtim tė tė ardhurave tė fakulteteve. Buxhet qė do tė pėrdorej pėr laboratorė, internet, fotokopje e shėrbime tė tjera tė nevojshme pėr studentėt.


Por pas kėtij vendimi, nuk ka mė vend pėr dyshime. “Tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt qė do tė pėrfitojnė nga kuotat kryesore nė kėtė vit akademik ėshtė pėrcaktuar tė jetė 1 200 lekė nė vit pėr ēdo student. Kjo tarifė vjetore do tė jetė edhe pėr tė gjithė studentėt e kurseve mė tė larta tė studimit”, - thuhet nė vendimin e qeverisė. Nė mbledhjen e djeshme, rritja e tarifės sė shkollimit pėr tė gjitha kurset e studimit do tė ketė efekt pozitiv, pasi do tė krijojė hapėsira tė reja pėr financimin e tė gjitha shpenzimeve tė pritshme nė shkollat e larta. Bashkė me kėtė po dje ėshtė miratuar edhe efekti financiar qė do tė shoqėrojė rritjen e stafit akademik, kėrkuar nga dekanėt e rektorėt pas shtesės sė kuotave tė pranimit. Sipas vendimit tė qeverisė, numri i punonjėsve tė kėrkuar nga universitetet ėshtė afėrsisht 150 punonjės, nga tė cilėt 102 vende pune janė nė dispozicion brenda numrit tė punonjėsve tė miratuar me VKM nė mars tė vitit 2005, “Pėr pėrcaktimin e punonjėsve buxhetorė tė ministrive dhe tė institucioneve qendrore pėr vitin 2005”. “Pjesa tjetėr e punonjėsve do tė sigurohet pas rishikimit tė numrit tė punonjėsve mėsimorė dhe jomėsimorė nė sistemin e arsimit”-, thuhet nė vendim. Sipas tij, efekti financiar i pritshėm pėr vitin 2005 pėr punėsimin e rreth 150 punonjėsve, ėshtė 29,4 milionė lekė dhe do tė pėrballohet nga fondet e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Pėr vitin 2006, ky efekt ėshtė rreth 150 milionė lekė, i cili do tė parashikohet nė buxhetin e vitit 2006.


Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio