Studentet.info
Lajme : Drama e dy jetimeve, Esmeralda Lilollari dhe Elvana Stambolliu. Endrra e vetme
Kyqur 27-12-2004 16:47:41 (1568 Lexime)


Dy studente jetime me ėndrrėn pėr t’iu shėrbyer tė braktisurve

ELBASAN (28 DHJETOR)- Tė rritur nė jetimoren e Elbasanit tani janė studente dhe ėndrra e tyre e vetme ėshtė qė t’u shėrbejnė fėmijėve tė braktisur qė rriten nė kėtė institucion. Janė Esmeralda Lilollari dhe Elvana Stambolliu, tė dyja studente nė vitin e dytė nė Universitetin "Aleksandėr Xhuvani" nė Elbasan. Esmeralda studion nė fakultetin ekonomik, ndėrsa Elvana nė fakultetin e gjuhėve tė huaja, dega anglisht..Kanė qenė fare tė vogla kur hynė nė jetimoren e Elbasanit. “Pa pėrkujdesjen e krerėve tė shoqatės sė jetimėve, vėllezėrve e motrave kėtu, ne sot do tė ishim rrugėve, ndoshta nuk do tė ishim gjallė.

Ndaj shkollimi ynė ka vetėm njė synim, tė dalim nė jetė dhe t'u shėrbejmė vetėm jetimėve, t'u lehtėsojmė atyre sadopak mungesėn e dashurisė prindėrore, hallet e jetės”,- pohojnė pėr redaksin tė dyja njėzėri.
Esmeralda ka qėnė e vogėl, vetėm 5 vjeē, kur humbi babanė nga njė sėmundje e rėndė. Motra dhe vėllai i vogėl gati nuk e mbajnė mėnd babanė, ndėrsa nėna e sėmurė dhe e pamundur, nuk mund tė siguronte bukė pėr ta. Strehė dhe ndihmė pėr 3 fėmijėt Lilollari, nga lagja "5 Maj" u bė shoqata e jetimėve. “Falė mbėshtetjes qė gjetėm tek komuniteti vendas, ashtu dhe tek strukturat shtetėrore, siguruam bursė pėr Esmeraldėn, si nė shkollė tė mesme, ashtu dhe nė tė lartė. Gėzohemi tė gjithė se ėshtė njė studente e shkėlqyer”,- thotė pėr gazetėn Bajram Avdyli, kryetar i shoqatės sė jetimėve. Ndėrsa Esmeralda, synon qė krahas ekonomikut, tė vazhdojė paralel, (me korrespodencė) dhe sociologjinė. “Qėllimi i vetėm ėshtė qė t'u vij nė ndihmė jetimėve. Edhe kur tė dal nė jetė do tė ha dhe jetoj me jetimėt. Do jem psikologe e tyre, vullnetarisht, pa pagesė, se me ta u rrita dhe dola nė jetė”,- shton Esmeralda. E dhimbshme ėshtė dhe drama e Elvanės, e cila ishte e mitur kur njė aksident i mori jetėn babait tė saj, duke e lėnė jetime me motrėn mė tė vogėl. Por tė dyja, ajo dhe e motra Anisa, nxėnėse nė shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja, gjetėn strehė tek shoqata e jetimėve..”Dua qė sa tė jem gjallė tė punoj vetėm pėr jetimėt, t'u lehtėsoj atyre dhimbjet, se e di vetė se sa e vėshtirė ėshtė jeta e tyre. Vuajtje dhe lot”,- tė thotė Elvana. Prej vitesh, tė dyja studentet jetime, Esmeralda dhe Elvana, gjenden pranė jetimėve mė tė vegjėl, anėtarė tė shoqatės sė tyre. Ndėrsa dje deri nė mbrėmje vonė, ishin nė pėrpjekjet e fundit pėr pėrgatitjen e koncertit qė jetimėt do tė japin me rastin e ndėrrimit tė viteve, ku do tė mblidhen sė bashku rreth 400 jetimė. Tė dyja, janė udhėheqėse tė programit artistik, ashtu siē ka ndodhur kėto vitet e fundit.


Nga: Kujtim Boriēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio