Studentet.info
Lajme : KRIZĖ PĖR INSTITUCIONET E ARSIMIT TĖ LARTĖ PRIVAT
Kyqur 26-09-2005 11:05:54 (1318 Lexime)

MASHT: Shumica e kėrkesave pėr licencim nuk i plotėsojnė kriteret

PRISHTINĖ, 26 SHTATOR- Shumica e konkurruesve pėr licencimin e institucioneve arsimore nuk i plotėsojnė kushtet primare tė parapara nė Urdhėresė Administrative, tha, Esat Dauti, udhėheqėsi i Komisionit pėr licencimin e institucioneve arsimore nė MASHT. Ai tha se mė 3 nėntor do tė dihet se sa do tė jetė numri i licencave pėr ushtrimin e detyrės sė institucioneve arsimore. Me anė tė Urdhrave Administrative dhe Ligjit pėr shkollimin e lartė, disa kritere mė strikte pėr marrjen e licencave, janė personeli mėsimor, infrastruktura, biblioteka dhe pajisjet tjera pėrcjellėse qė ju duhet kėtyre institucioneve dhe sipas Dautit, tek shumica e aplikantėve kėto kritere mungojnė.


“Thuajse tė gjitha institucionet shkollore qė kanė aplikuar pėr licencim nuk kanė hapėsira tė duhura, sepse ato nuk janė ndėrtuar pėr tė qenė shkolla, prandaj hapėsira e tyre ėshtė e papėrshtatshme. Gjithashtu shumica prej tyre kanė edhe mungesė kuadri”, tha ai dhe shtoi se kjo ėshtė arsyeja qė kėtė vit numri i dhėnies sė licencave do tė jetė mė i vogėl, se sa nė vitin e kaluar. Nė vitin e kaluar nė Kosovė janė licencuar gjithsej 21 institucione private tė arsimit, ndėrsa nė kėtė vit kanė aplikuar pėr ushtrimin tė veprimtarive 14 institucione arsimore. Ndėrsa Fevzi Berisha, zėvendėsministėri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), e konsideron si pozitiv faktin e licencimit tė institucioneve private, sepse sipas tij, me anė tė licencimit tė tyre do tė zvogėlohet numri i madh i konkurruesve qė janė nė universitetin publik dhe u jepet mundėsi njė numri mė tė madh tė tė rinjve pėr tė studiuar. “Aplikantėt pėr licenca nuk duhet ta kenė qėllim primar pėrfitimin, sepse ne nė Kosovė, sidomos kėto vitet e fundit, shohim shumė invazione nė lėmi tė caktuara ekonomike, tė cilat sjellin mė shumė pėrfitime, andaj institucionet arsimore nuk duhet ta kenė pėr qėllim vetėm pėrfitimin material, por duhet tė kenė si synim ngritjen e cilėsisė sė arsimit”, tha ai. Sipas tij, ėshtė i rėndėsishėm formimi i institucioneve private tė arsimit, sepse Kosova ėshtė vendi mė numrin mė tė vogėl tė studentėve, “andaj kėto institucione sigurisht qė do ta ngritin edhe pėrfshirjen e kėtyre tė rinjve, nė mėnyrė qė tė kenė mundėsi tė punėsohen dhe ta vazhdojnė shkollimin e mėtutjeshėm”. Zėvendėsministri tha se ėshtė brengosėse qė aplikimet nė shumicėn e rasteve bėhen pėr degėt mė fitimprurėse, p.sh. ekonomi, juridik, etj. Ndėrkohė qė nuk kėrkohet licencim pėr degėt tė cilat janė deficitare nė Kosovė. Ai tha se komisionet e formuara nga MASHT-i janė duke punuar me mjaft rigorozitet, nė mėnyrė qė ta pėrcjellin punėn e tyre dhe se a i plotėsojnė ato kritere, apo jo. Njė shkollė apo fakultet pėr tė marrė licencėn e punės, duhet tė kėtė garancinė e bankės pėr mbulesėn e shpenzimeve tė atyre studentėve pėr tri vite tė studimeve. Kjo duhet tė behėt sepse nė rast tė mbylljes sė atij institucioni privat atėherė duhet t’u garantohet atyre studentėve qė tė vazhdojnė edhe dy vite tė tjera. Nė rast se ndonjė institucioni i refuzohet kėrkesa pėr licencėn, ata kanė tė drejtė tė ankohen tek komisionet pėrkatėse dhe mė pas ata do ta rishqyrtojnė kėrkesėn e tyre. Berisha tha se nuk ėshtė nė interes tė askujt tė refuzojė kėrkesėn e ndonjėrit prej kėtyre institucioneve tė cilat i plotėsojnė kushtet. “Ne jemi tė interesuar qė pėrveē nė institucioneve publike, edhe nė ato private tė kemi njė arsimim sa mė cilėsor. Nėse do tė refuzohet ndonjė institucion do t’i jepet edhe arsyeja e refuzimit”, tha ai. Ai theksoi se nė Ministrinė e Arsimit mungon njė strategji e mirėfilltė pėr hapjen e kėtyre institucioneve private, nė mėnyrė qė tė mos bėhet grumbullimi nė disa degė tė cilat mendohet se janė fitimprurėse, por tė bėhet njė shpėrndarje mė e arsyeshme e degėve pėrkatėse pėr kėto studime. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio