Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT SFIDOJNĖ DEKANATIN
Kyqur 30-09-2005 6:28:56 (1396 Lexime)


Dekanati ndėrron qėndrimet- “bllok sistemi” nga sistem obligativ nė alternativ


PRISHTINĖ, 29 QERSHOR- Studentet e Fakultetit tė Mjekėsisė, pėrkatėsisht tė drejtimit tė stomatologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, edhe njė herė e mbojtėn me ngulm qėnrimin e tyre se nuk do tė ketė kurrfarė kompromisi me zyrtarėt e dekanatit qė tė fillojė aplikimi i mėnyrės sė re tė studimeve nė kėtė fakultet. Thėnė ndryshe ata edhe njė herė e kundėrshtuan njė vendim individual tė prodekanit Adem Limani pėr tė futur nė aplikim njė model tė marrė nga Kroacia pėr tė zhvilluar mėsimin dhe qė njihet si “sistemi bllok”.Nė njė debat tė organizuar nga Shoqata e Studentėve Kosovar tė Stomatologjisė, tė mbajtur nė amfiteatrin e kėtij fakulteti shumė studentė kishin shprehur interesimin pėr ta ttrajtuar problemin mė aktual qė po ngjanė nė kėtė fakultet. Edhe pse debati ishte mjaft i gjatė me prodekanėt e Fakulteti tė Mjekėsisė, nuk ėshtė arritur ujdia pėr ta pranuar “bllok sistemin” si mėnyrė tė re studimi.


Kryetari i shoqatės studentore qė organizoi kėtė debat, Dashnor Alidema, ka thėnė se studentėt janė tė pakėnaqur me kėtė mėnyrė tė sistemit tė mėsimit, pasi qė ai konsideron se “bllok sistemi” ėshtė shumė i paqartė pėr shumicėn prej studentėve dhe pėr kėtė mėnyrė tė studimit nuk ka qenė informimi i mirė, nė dekanat nuk ka pasur kurrfarė njoftimi apo shpjegimi, ai ka dalė rreth tri javė para se tė fillojė semestri, dhe ka pėrmnendur njė mori tė tjera mangėsishė. Pėr tė, ende nuk ėshtė e qartė nėse “bllok sistemi” ėshtė obligativ apo alternativ, dhe ky takim ishte njė lloj njoftimi pėr mėnyrėn e kėtij sistemi.
Adem Limani, prodekan pėr mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe njėherėsh edhe ideator i fillimit tė aplikimit tė “bllok sistemit” nė kėtė fakultet ka kundėrshtuar faktin qė studentėt nuk kanė qenė tė paralajmėruar rreth “bllok sistemit”, deh ka deklaruar se informimi ka qenė nė nivel dhe kohė mė parė janė mbajtur takime informative rrethg “bllok sistemit”. Ai tha se “Nuk kemi pas mundėsi qė t’i ftojmė studentėt veē e veē, por kemi pas shpallje publike, kemi caktuar kohėn, bile edhe pas takimeve ne kemi caktuar qė tė takohemi njė ditė nė muaj, qė ata tė cilėt kanė ide, vėrejtje apo sugjerime, t’i japin ato nė mėnyrė qė ky sistem tė plotėsohet”.
Sipas tij, qėllimi i dekanatit ėshtė qė studentėt tė mos studiojė 12 apo 13 vite, po t’i pėrfundojnė ato nė afat tė caktuar, sepse “neve nuk na duhen stomatologė 60 vjeēar, atėherė ku fillojnė tė ju dridhen duart, por tė diplomojnė tė ri dhe tė kenė mė shumė mundėsi pėr ta dhėnė kontributin e tyre”. Limani shtoi se “Bllok sistemi” ėshtė njė nga mėnyrat e zhvillimit tė mėsimit e paraparė edhe me statusin e Universitetit tė Prishtinės dhe nuk ėshtė metodė e re apo e shpikur.
Ndėrsa Adil Raka, prodekan nė kėtė fakultet, tha se nė Universitetin e Prishtinės kjo ėshtė risi dhe ēdo risi nė fillim duket e panjohur. ““Bllok sistemi” ėshtė nė tė mirė tė studentėve, pasi qė ju mundėson atyre qė nė kohė t’i kryejnė studimet dhe atyre qė kanė mbetur me vite, e qė numri i tyre ėshtė i madh, mundėsinė e pėrfshirjes nė studime”, tha ai. Raka konsideron se “bllok sistemi” e ka njė tė mirė sepse “po thyhen barrierat burokratike dhe e ka tė vetmin qėllim qė studenti i cili i pėrfundon studimet kėtu tė jetė i aftė”. Sė fundi Raka ka bėrė tė qartė se sa i pėrket asaj se a do tė jetė ky sistem obligativ apo alternativ, dekanati ėshtė munduar qė ai tė jetė obligativ, por ka pranuar se tash ka mundėsi qė tė jetė alternativ sepse brenda tij ka shumė paqartėsi.
Ndryshe, shumė studentė kanė dhėnė opinionet e tyre pėr “bllok sistemin” dhe kryesisht e kanė mbrojtur qėndrimin qė sistemi nė fjalė tė mos aplikohet nė fakultetin e tyre. Ata ankohen se futja e kėtij sistemi do tė shkaktonte njė mori problemesh dhe kanė vėnė nė spikamė se aplikimi i kėsaj metode u kushton atyre mė humbje tė njė apo mė shumė vitesh. Po ashtu ditė mė parė edhe organizatat studentore qė veprojnė nė kėtė fakultet e kanė dhėnė qėndrimin e tyre se “bllok sistemi” nuk do tė pranohet qė tė futet nė aplikim. Ata kanė kėrcenuar se nėse tentohet futja e kėtij sistemi do tė pasojnė protesta por nuk kanė pėrjashtuar as mundėsinė e grevave.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio