Studentet.info
Lajme : NĖ SHENJĖ PROTESTE PĖR VRASJEN E NJĖ STUDENTI DHE ARRESTIMIN E DY TĖ TJERVE
Kyqur 28-12-2004 5:28:09 (1647 Lexime)


STUDENTĖT E UT-SĖ BLLOKUAN MAGJISTRALEN TETOVĖ-SHKUP


TETOVĖ (28 DHJETOR)Gjatė marshimit studentėt e mjeksisė dhe tė stomatologjisė kanė brohoritur parulla ku kėrkohej dorheqja e Ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani, dorheqja e rektorit dhe kryetarit tė Senatit tė UT-sė

Studentėt e mjeksisė dhe stomatologjisė tė pėrkrahur nga njė numėr i madhė studentėsh tė Universitetit tė Tetovės dhe qytetarėve tė tjerė, kanė bllokuar magjistralen Tetovė-Gostivar-Shkup, nė shenjė proteste pėr vrasjen e kolegut tė tyre Liridon Demaku, dhe arestimin e dy kolegėve tė tjerė.


Gjatė marshimit studentėt e mjeksisė dhe tė stomatologjisė kanė brohoritur parulla ku kėrkohej dorheqja e Ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani, dorheqja e rektorit dhe kryetarit tė Senatit tė UT-sė.
“Poshtė Ministri i Arsimit”, “Poshtė rektori Beadini”, “Poshtė kryetari i Senatit”, “Mjaftė dhunės sė Studentėve”, “Vetėm studenėt shqiptare nė vendė tė arsimimit fitojnė plumbin” ishin vetėm disa nga parrullat e shumta qė dje mbanin nė duar studentėt protestues qė marrshuan rrugėve tė Tetovės.
Kolegėt e studentėve tė arestuarė dhe studenentit tė vrarė Liridon Demaku, marshin e tyre e kanė filluar nga rektorati i UT-sė, nėpėrmjet qendrės sė Tetovės kanė parakaluar para objektit tė UT-sė tek Monopoili dhe kanė bllokuar magjistralen qė lidhė Tetovėn-Gostivarin dhe Shkupin.
Pas gjysėm orė bllokimi tė magjistrales qė lidhė tre qytetet, kryetari i kėshillit grevistė pranė fakulterti tė mjeksisė dhe stomtaologjisė Bashkim Gllareva, ka mbajtur njė fjalim nė tė cilin kanė shpreh ngushllime pėr kolegun e tyre tė vrarė, dhe ka akuzuar forcat e policisė maqedone pėr vrasje tė pa fajshme tė kolegut tė tyre.
“ Ne jemi shumė tė prekur me vrasjen e kolegut Liridon Dėrmakut, i cili edhe dy vite e priste diplomen. Kėtė vrasje pushteti “ egėrsirė” mundohet ta justifikojė kinske ka patur lidhje terroriste. Por, ne ju sigurojmė se pėr egėrrėsirat “ tigrat” tė gjithė jemi terrorist, sepse ne gjithmon pėrdorim armėn mė tė fortė pėr ta e ai ėshtė libri. Vrasja e Liridonit dhe kidnapimi i dy studentėve tė tjerė ėshtė njė mbulesė i njėsive speciale maqedonase, pėr aktet kriminele tė tyre”- tha Bashkim Gllareva para protestuesve nė udhėkryqin e magjistrales Shkup- Tetovė -Gostivarė
Ai shtoi sevrasja e Liridonit kėrkonė pėrgjegjėsi nga kryerėsit e veprave kriminale, kurse studentėve u jep mė shumė guxim dhe forcė.
“Nuk ėshtė hera e parė qė kufirin shqiptaro- shqiptarė e kalojnė kufoma, por nė tė ardhmen kjo nuk do tė ekzistoj, pasi nuk do tė ketė kufijė. Sa u pėrket masave radikale, ne na u imponuan si rrjedhojė e mosazhurnitetit, joserioziteti tė politikanėve shqiptarė dhe udhėheqėsve tė UT-sė. Duke marr parasysh gėnjeshtrat dhe shantazhet qė na bėhen gjatė 40 ditėve tė grevės, kėrkojmė dorėheqjen e rektorit,Nexhbedin Beadini dhe kryetarit tė senatit, Lutfi Istrefi tė japin dorėheqje tė parevokushme pėr shkak tė joseriozitetit dhe mosangazhimit tė tyre pėr zgjidhjen e kėrkesave tona”- deklaroi Gllareva.
Pak para se tė shpėrndaheshin protestuesit Bashkim Gllareva paralajmėroi se edhe e njejta protestė do tė vazhdoj edhe ditėve nė vazhdim nė forma edhe mė radikale.
Studenėt e mjeksisė dhe stomatologjisė kanė akuzuar dje edhe rektorin Beadini pėr mosinteresimin e tijė ndjaj vrasjes sė kolegiut tė tyre nga ana e forcave policore, dhe kidnapimin e dy tė tjerėve.
“Rektorati I UT-sė, nuk ka dėrguar asnjė fjalė ngushlluese familjes sė tė ndjerit Demaku”, deklaruan dy studentė grevistė Mustafa dhe Besniku qė u ndodhėn praėn nesh deri sa ishim nė mesin e protestuesve.
Masa e studentėve protestues mė pas ėshtė shpėrndarė nė mėnyrė tė qetė, ndėrsa bllokada e rrugėve ėshtė realizuar edhe pse policia tetovare nuk u ka dhėnė leje studentėve qė tė bllookojnė magjistralen Shkup-Tetovė-Gostivarė.

Nga: Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio