Studentet.info
Lajme : U SHĖNUA TETĖ VJETORI I PROTESTAVE STUDENTORE TĖ VITIT 1997
Kyqur 01-10-2005 10:56:50 (1937 Lexime)


Hoxha: Edhe pas kėtyre protestave energjia e studentėve nuk u ndal

PRISHTINĖ, 1 TETOR- Me anė tė njė manifestimi tė organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, tė shtunėn ėshtė shėnuar pėrvjetori i tetė i protestave studentore tė vitit 1997, tė cilat kishin pasuar pasi regjimi i atėhershėm millosheviqian, pos masave tė dhunshmė qė kishte vendosur vite mė parė nė universitet, dėboi studentė e profesorė nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb pėr mėsim. Deri sa Bujar Dugolli, i cili ishte nė krye tė UPSUP-sė dhe protestave nė vitin 1997 porositi gjeneratėn e tanishme tė studentėve qė tė marrin shembull nė unitetin dhe stuhinė qė kishin studentėt e vitit 1997-99, Sejdi Hoxha, kryetar i tanishėm i UPSUP-sė, tha se edhe pas kėtyre protestave energjia e studentėve nuk u ndal dhe studentėt vazhduan kontributin e tyre edhe pas daljes nė skenė tė Ushtrisė Ēlirimtarė tė Kosovės, kontribut tė cilin vazhdojnė ta japin edhe tani.


Duke sjellė nė kujtesė kėtė histori, sa tė dhimbshme pėr popullin por edhe mosnėnshtimin ndaj kėtij regjimi, kryetari i UPSUP-sė, Sejdi Hoxha pėrkujtoi se “nė atė kohė mijėra profesorė dhe studentė protestuan rrugėve tė Prishtinės pėr tė kėrkuar tė drejtat elementare tė tyre”. Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Hoxha tha se edhe pas kėtyre protestave energjia e studentėve nuk u ndal dhe studentėt vazhduan kontributin e tyre edhe pas daljes nė skenė tė Ushtrisė Ēlirimtarė tė Kosovės. Duke folur pėr kontributin e dhėnė nė luftė nga shtylla themeltare e shoqėrisė, studentėve, Sejdi Hoxha kryetar i UPSUP-sė spikati: “Studentėt ishin boshti kurrizor i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pas kėsaj lufte gjithėpėrfshirėse Kosova arriti tė sensibilizojė arenėn ndėrkombėtare mė njė pėrkrahje tė NATO-sė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”. Gjatė ligjėrimit tė tij nė kėtė pėrvjetor tė lavdishėm, Hoxha vlerėsoi se Kosova tanimė ėshtė nė njė udhėkryq dhe apeloi pėr tė qenė sy hapur pėr tė ditur se nga tė orientohemi nė kėto momente aq tė rėndėsishme pėr vendin. Ai ka shtruar nevojėn qė Universiteti i Prishtinės tė reformohet edhe mė, por ka bėrė thirrje qė tė punohet intenzivisht nė modernizimin e kėtij universiteti nė mėnyrė qė ai tė krahasohet mė universitetet tjera nė Evropė.
Nė kėtė pėrvjetor ishte i pranishėm edhe prijėsi i kėtyre protestave, Bujar Dugolli i cili atėbotė ishte nė krye tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, dhe tani ministėr nė Qeverinė e Kosovės. “Kjo ėshtė njė ditė e shėnuar nė pėrpjekjet e popullit tė Kosovės, pėr tė pasur lirinė dhe pavarėsinė e vet”, ka thėnė nė kėtė ceremoni Dugolli. Ai i ka porositur gjeneratėn e tanishme tė studentėve qė tė marrin shembull nė unitetin dhe stuhinė qė kishin studentėt e vitit 1997-99. Karshi kėsaj porosie, Dugolli pėrkuujtoi se: “Ne i lamė tė gjitha zėnkat pėr tė vazhduar drejt qėllimit tonė dhe morėm obligime tė cilat nuk i kishim pėr detyrė, sepse ishim shumė tė rinj pėr t’u pėrballuar me to”, por sipas tij, e bėnė kėtė sepse vendi ua kėrkonte njė gjė tė tillė. Ai tha se Universiteti i Prishtinės gjithnjė ka qenė i sulmuar nga regjimet e kaluara, prandaj kjo i shtyri ata qė tė organizohen pėr ditė mė tė mira pėr popullin e Kosovės.
Nė ceremininė e shėnimit tė tetė vjetorit tė kėtyre protestave janė ndanė nga organizatorėt edhe njė numėr mirėnjohjesh pėr tė gjithė ata tė cilėt kanė dhėnė kontributin e tyre, si pėrfaqėsues tė studentėve dhe profesorė tė asaj kohe, qė i rezistuan nė atė masė furtunes karpatiane.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio