Studentet.info
Lajme : GREVĖ NĖ UNIVERSITETIN E PRISHTINĖS
Kyqur 03-10-2005 7:08:29 (1438 Lexime)


Paralizohet jeta universitare nė Kosovė


PRISHTINĖ, 3 TETOR- Sot ishte paraparė qė nė Universitetin e Prishtinės tė fillonte viti i ri akademik, me ērast studentė e profesorė duhej tė ishin nė hapėsirėn universitare. Mė tė vėrtetė nė kėtė hapėsirė ata ndodheshin, por nuk ėshtė realizuar mėsim pėr studentėt, pėr faktin se ashtu siē ishte parealajmėruar edhe ngjau, qė nga sot profesorėt u hudhėn nė grevė, mėqė Qeveria nuk e mbajti fjalėn qė u kishte dhėnė atyre, dhe nuk ka parė tė rrugės qė tė zbatojė Kontratėn Kolektive, pėrkatėsisht tė bėjė nivelizimin e pagave. Derisa profesorėt janė tė vendosur se nuk do tė heqin dorė nga greva derisa tė realizohen kėrkesat e tyre, Qeveria u bėnė thirrje qė tė kenė mirėkuptim meqė kėrkesat tė pakten edhe pėr kėtė vit nuk mund t’u pėrmbushen. Nė anėn tjetėr studentėt e UP-sė, edhe pse pėsojnė nga kjo gjendje e krijuar, e kanė pėrkrahur grevėn e mėsimdhėnėsve tė tyre.


Greva e profesorėve tė UP-sė ėshtė duke u realizuar nė vendet e tyre tė punės dhe ėshtė organizuar kėsaj radhe nga Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės. Sindikalistėt kanė thėnė se edhe pse kanė pritur, nuk ka pasur sinjale pozitive nga Qeveria se do t’i pėrmbushė kėto kėrkesa. Ky kėshill nė takimin e djeshėm, pasi shqyrtoi situatėn e krijuar nė prag tė grevės, theksoi se Kėshilli Qendror Grevist ishte nė pritje dhe i gatshėm qė edhe gjatė fundjavės t'i vazhdojė bisedimet me Qeverinė e Kosovės, kjo nuk ndodhi. "Kėshilli Qendror Grevist i BSPK-sė mbetet pranė vendimit tė Kryesisė Ekzekutive tė BSPK-sė, qė nga sot, tė fillojė grevėn nė sektorin e Arsimit, nė tė gjitha nivelet, dhe nė Shėndetėsinė publike, siē ėshtė paralajmėruar mė parė", thuhet nė njė kumtesė tė BSPK-sė.

Ē’thonė profesorėt?
Redaksia e web-faqes “studentet.info” vizitojė disa nga fakultetet pėr tė parė mė pėr sė afėrmi ambientin i cili mbretėron nė hapėsirėn universitare. Nė portat e secilit fakultet ndodhej i njejti mbishkrim: “Jemi nė grevė”, por gjithashtu vėreheshin edhe tollovi qė bėnin studentėt, e nė theks tė veqantė brucoshėt pėr tė cilėt dita e sotme ishte dita e parė qė kanė shijuar jetėn e njė studenti.
Njėri nga profesorėt tha se ky ėshtė kulmi i padrejtėsisė dhe i lojės qė u bėhet atyre. “Kanė kaluar gjashtė vite pas luftes dhe ne vazhdojmė tė marrim paga nėnqmuese, paga kėto qė nuk na e lidhin muajin”, thotė prof. Ibrahim Gashi. Sipas tij, pėr kėtė gjendje tė krijuar ėshtė pėrgjegjėse Qeveria meqė disa herė ka premtuar se do tė realizojė nivelizimin e pagave dhe kėtė nuk e ka bėrtė deri mė tani.
Prof. Mazllum Belegu nuk shehė rrugė tjetėr pos grevės, pėr tė bėrė presion mbi qeverinė qė atyre t’u rrisė tė ardhurat mujore. “Kjo ėshtė ajo ēka mund tė bėjmė ne. Mjaft pritėm dhe s’ka gjė deri tani. Greva ėshtė njė nga format e tė shprehurit tė pakėnaqėsisė pėr shkeljet qė na bėhen dhe kėsaj situate mendoj se i ka ardhur fundi”, thotė ai.
Ndėrsa pėr prof. Mustafė Bytyqin personeli akademik i universitetit ėshtė ndėr mė tė goditurit sa i pėrket aspektit ekonomik. “Qė nga viti 1991 ne jemi duke u munduar tė mbijetojmė sepse pjesa dėrmuese e stafit akademik tė kėtij universiteti varet vetėm prej kėsajė page mujore dhe nuk realizon ndonjė biznes tjetėr. Ka profesorė qė 30 vite punon kėtu dhe sytė i ka tė drejtuar vetėm tek kjo pagė”, thotė prof. Bytyqi.

Ē’thonė studentėt?
“Nuk ėshtė fer qė Qeveria tė vazhdojė me avazin e vjetėr dhe tė sillet aq e papėrgjegjshme ndaj trurut tė njė kombi”, thotė Ardi Prekaj, njėri nga studentėt e juridikut. Ai mendon se profesorėt kanė qėndruar mjaft me njė gjendje, siq e quan ai, tė mjeruar. “Duhet tė dini se deputetėt tanė marrin tė ardhura afėr 1000 euro nė muaj, dhe cila ėshtė arsyeja qė ata tė brengosen pėr profesorėt, ndėrsa kryeministri ka tė ardhura mujore edhe mė tė mėdha”, spikatė Ardi. Jehonė Morina, studente nė ekonomik mendon se qysh tani duhet Qeveria t’ua rrisė pagat mėsimdhėnėsve. “Ne nuk mund tė humbim nga kjo situatė. Ėshtė e drejtė e profesorėve qė tė kėrkojnė hisen qė u takon, siē ėshtė obligim i Qeverisė qė ndėrmarrė hapa tė pėrshpejtuar pėr t’i pėrmbushur premtimet qė u ka dhėnė profesorėve”, thotė ajo. Tek studentėt nė tėrėsi vėrehej njė frymė keqėardhjeje pėr gjendjen nepėr tė cilėn po kalojnė mėsimdhėnėsit e tyre. Tė gjithė njė zėri bėnė thirrje qė sa mė shpejtė tė dilėt nga kjo situatė e krijuar.

Qeveria bėn thirrje pėr ndėrprerje tė grevės, Ora kėrkon debat nė Kuvend!
Derisa profesorėt tashmė kanė hyrė nė grevė, dy ditė mė parė Kryeministri Bajram Kosumi apeloi tek Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės qė tė rishqyrtojė vendimin e tyre, duke kėrkuar qė edhe njėherė tė rishikohet sistemi i pagave. Sipas tij nė kėtė mėnyrė sindiktat do tė njofoheshin me detajet dhe pengesat pėr zbatimin e sistemit tė ri tė pagave.
Gjithashtu, qeveria ka pėrmendur edhe njė arsye qė profesorėt tė mos hyjnė nė grevė, arsye e cila ka tė bėjė me pasojat qė mund t’i prodhojė ajo nė zhvillimet e gjithmbarshme aktuale nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
Ndėrkohė, Grupi parlamentar i partisė Ora ka kėrkuar debat lidhur me grevėn e punėtorėve. “Grupi Parlamentar Ora kėrkon qė ēėshtja e grevės sė punėtorėve tė arsimit dhe shėndetėsisė tė futet si ēėshtje urgjenet nė rendin e ditės se seancės sė sotme”, ka thėnė para deputetėve tė kuvendit shefja e Gtrupit parlamentar tė partisė Ora, Teuta Saraēia.

Ndryshe, projekti i shumėpėrfolur pėr nivelizimin e pagave nuk po arrin tė realizohet si rezultat i mungesės sė mjeteve buxhetore. E njėjta po ndodh edhe me Kontratėn Kolektive, njė pjesė e sė cilės ka hyrė nė fuqi qė nga maji, derisa aneksi i saj qė ka tė bėjė me shujtėn e ngrohtė, rrogėn e 13-tė dhe pushimin mjekėsor ka mbetur tė realizohet nė tė ardhmen. Ėshtė pėr t’u cekur edhe njė fakt, kur kohė mė parė zv.kryeministri Adem Salihaj patė deklaruar se edhe nė rast se profesorėve u rriten tė ardhurat nė 1000 euro ata prap do tė kėrkojnė qė kjo shumė tė rritet, deklaratė kjo qė patė ngjallur reagime tė ashpra tek mėsimdhėnėsit.
Jo vetėm profesorėt e universitetit kanė hyrė nė grevė. Qė nga sot, greva ėshtė alternativė e vetme pėr tė ushtruar presion nė Qeveri, edhe pėr mėsimdhėnėsit e tė gjithė sektoreve tė arsimit, punėtorėt e shėndetėsisė dhe ata tė shėrbimeve publike. Pritet qė nė ditėt e ardhshme tė futen nė grevė edhe punonjėsit e gjyqėsisė dhe sektoreve tė tjera.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio