Studentet.info
Lajme : UPSUP VIZITON ORGANIZATORĖT E GREVĖS NĖ UNIVERSITET
Kyqur 03-10-2005 12:33:20 (1286 Lexime)

Unioni i Pavarur i Studentėve mbėshtetė kėrkesat e profesorėve grevistė

PRISHTINĖ, 3 TETOR- Me anė tė njė njoftimi Unioni i Pavarur i Studentėve tė UP-sė ka bėrė tė ditur se njė delegacion i UPSUP-sė i prirė nga kryetari i kėsaj organizate, Sejdi Hoxha ka zhvilluar njė takim me kryetarin e Sindikatės sė SBASHK-ut, z.Ali Shabanaj dhe Kryetarin e Kėshillit grevist prof.dr Asllan Bajrami pėr t’u informuar mė afėrsisht me kėrkesat qė kanė tė bėjnė me grevėn e pėrgjithshme. Pasi kutuan se kėrkesat e sindikalistėve ishin Zbatimi i Kontratės Kolektive dhe ivelizimi i pagave, pėr tė cilat mendohet se janė tė arsyeshme kjo organizatė i mbėshtetė kėrkjesat e tyre, dhe pas plotėsimit tė kėtyre kėrkesave do tė kėrkohet qė edhe cilsia e studimeve nė UP tė ngritet.


“Pas kėtij takimi UPS-UP njofton studentėt e UP-sė se duhet tė mbėshteshin kėrkesat e lartpėrmendura, sepse kėto janė kėrkesa tė profesorėve tė UP-sė, me kėtė rast UPS-UP kėrkon nga Qeveria e Kosovės qė ta zbatoj vendimin qė e ka nėnshkruar pėr nivelizimin e pagave dhe Zbatimin e Kontratės kolektive e cila ėshtė dashur tė filloj sė zbatuari nga data 1 gusht i kėtij viti”, thuhet nė njoftimin e ardhur nė adresė tė redaksisė “studentet.info”. me anė tė tė njejtit njoftim ėshtė bėrė e ditur se “UPSUP njofton tė gjithė studentėt se pas plotėsimit tė kėtyre kėrkesave tė profesorėve tė UP-sė ne do tė kėrkojm qė edhe cilsia e studimeve nė UP tė ngritet dhe do tė kėrkojmė nga profesorėt qė tė jenė gjithmon nė shėrbim tė studentėve”. Njoftimi nė fjalė pėrmbyllet me shpresėn e kėsaj organizate qė greva e profesorėve tė mos zgjasė shumė sepse, sipas UPSUP-sė kjo dėmton mė sė shumti interesat e studentėve.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio