Studentet.info
Lajme : PASI KUVENDI I KOSOVĖS NUK DO TĖ MERRET ME GREVISTĖT
Kyqur 03-10-2005 12:34:28 (1275 Lexime)

Grevistėt sjellin strategjinė dhe presim ofertėn e Qeverisė

PRISHTINĖ, 3 TETOR- Derisa Kuvendi i Kosovės e refuzoi kėrkesėn e Grupit parlamentar tė partisė Ora, pėr formimin e njė komision tė veēantė parlamentar qė do tė merrej me shqyrtimin e kėrkesave tė punėtorėve tė arsimit por dhe tė shėndetėsisė, tė cilėt tė kanė hyrė nė grevė, kėta tė fundit presin ofertė serioze nga Qeveria dhe kanė deklaruar se posedojnė strategji tė daljes nga kjo situatė.


Pėrkundėr mendimit tė grupit parlamentar tė partisė Ora se ēėshtja e grevės ėshtė nder problemet mė tė theksuara qė duhet tė shqyrtohet edhe nė Kuvend, sepse nė tė kundėrtėn, gjendja nė kėto dy sektorė ėshtė jo e zakonshme dhe se mund tė eskalojė dhe ta paralizojė punėn dhe jetėn e qytetarėve, kryekuvendari Nexhat Daci tha se me kėtė problem duhet tė merret Qeveria e Kosovės, meqė ai mendon se Qeveria ėshtė e ndėrlidhur me problemin. Shefja e grupit Parlamentar tė partisė Ora, Teuta Sahatēia kėrkoi qė Qeveria e Kosovės tė raportojė nė Kuvend lidhur me hapat e ardhshme qė ka planifikuar t’i ndėrmarrė nė funksion tė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje, qė mė pas, Kuvendi tė organizojė njė takim me kėshillin grevist pėr tė kuptuar drejtpėrdrejt hallet e tyre.
Nė anėn tjetėr Kėshilli Grevist i punėtorėve tė arsimit dhe tė shėndetėsisė pret nga Qeveriua qė nė ditėn e sotme tė sjellė njė ofertė serioze nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė ndėrpresin grevėn. Ai ka spikatur se Kėshilli Grevist disponon me strategji tė daljes nga kjo situatė, nėse Qeveria nuk i plotėson kėrkesat e grevistėve. “Ne e kemi strategjinė e daljes, por nuk do ta bėjmė publike derisa tė shohim ofertėn e Qeverisė”, thotė Bajrami.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio