Studentet.info
Lajme : KOMUNIKATĖ E QEVERISĖ SĖ KOSOVĖS LIDHUR ME GREVĖN
Kyqur 04-10-2005 14:13:34 (1610 Lexime)

Qeveria: Rregullorja pėr nivelimin e pagave nuk mund tė aplikohet

PRISHTINĖ, 4 TETOR- Qeveria e Kosovės ėshtė duke pėcjellur me vėmendje zhvillimin e ngjarjeve nė arsim dhe shėndetėsi dhe ėshtė duke shqyrtuar me kujdes kėrkesat e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės. Kėshtu thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar pėr media nga ekzekutivi i vendit. “Siē dihet Qeveria e Kosovės, nė vazhdimėsi e ka trajtuar BSPK-nė si partner tė pėrhershėm dhe ka zhvilluar njė dialog konstruktiv me to. Dialogun vazhdojmė ta konsiderojmė mjetin e vetėm dhe mė tė pėrshtatshmin pėr zgjidhjen e problemeve”, thuhet nė vazhdim tė komunikatės.


Sipas Qeverisė, janė dy ēėshtje esenciale tė cilat Qeveria i ka diskutuar nė vazhdimėsi me BSPK-nė: zbatimi i Kontratės Kolektive dhe aplikimi i nivelizimit tė pagave. Duhet theksuar se Kontrata Kolektive dhe Rregullorja pėr Nivelizimin e Pagave janė miratuar dhe nėnshkruar nga Qeveria e Kosovės nė mandatin e kaluar, respektivisht gjatė vitit tė kaluar. Qeveria e tashme i ka trashėguar kėto dy vendime, ndėrsa pėr nivelizimin e pagave i ka trashėguar pėrveē vendimit, edhe vlerėsimet pėr koston e kėtij nivelizimi, bėhet e ditur nė komunikatė.
“Rregullorja pėr nivelizimin e pagave ėshtė aprovuar nė mars tė vitit 2004. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė bėrė edhe vlerėsimi i kostos dhe qeveria e atėhershme ka ardhur nė pėrfundim se aplikimi i kėsaj rregulloreje pėr njė vit do tė kushtojė 15 milionė euro nga buxheti i qeverisė. Duke u mbėshtetur nė kėto llogaritje, qeveria e tashme ka vlerėsuar se kjo rregullore ėshtė e aplikueshme dhe ka marrė qėndrim qė ajo tė fillojė tė aplikohet prej datės 1 korrik 2005,duke ndarė pėr kėtė qėllim 7.5 milionė euro. Ky qėndrim ėshtė marrė bashkėrisht me BSPK-nė”, thotė Qeveria e Kosovės nė njė komunikatė tė ardhur nė adresė tė studentet.info.
Gjithnjė sipas Qeverisė, “nė momentin kur ne kemi ndėrmarrė hapat konkretė pėr aplikimin e kėsaj rregulloreje,kemi ardhur nė pėrfundim se kostoja reale pėr aplikimin e saj ėshtė mė e lartė se sa ajo qė ėshtė llogaritur nė vitin e kaluar. Nė tė vėrtetė tash kemi konstatuar se qeveria gjatė vitit tė kaluar ka bėrė llogaritjen e kostos sė aplikimin e Rregullores sė nivelizimit tė pagave nė kohėn kur qeveria ka pasur 64.000 punėtorė nė buxhetin e saj,nė ndėrkohė qė deri nė fund tė vitit tė kaluar,nė njė periudhė relativisht tė shkurtėr kohore,qeveria ka punėsuar njė numėr enorm tė punėtorėve prej mbi 10.000 punėtorėsh tė rinj. Kjo e ka rritur jashtė mase koston e aplikimit tė Rregullores pėr nivelizimin e pagave dhe tash kemi ardhur nė pėrfundim se ky numėr i punėtorėve tė rinj nuk ka qenė fare i kalkuluar nė koston e kėsaj rregulloreje. Duke marrė parasysh edhe disa parregullsi gjatė vetė procesit tė pėrcaktimit tė gradave nė shėrbimin civil, atėherė kemi ardhur nė pėrfundim se kjo rregullore nuk mund tė aplikohet me buxhetin i cili ka qenė i destinuar pėr kėtė qėllim dhe se nevojitet njė shumė e madhe e mjeteve shtesė, tė cilat tash pėr tash Qeveria e Kosovės nuk i ka nė buxhetin e saj”.
Duke iu referuar tė njejtės komunikatė, thuhet se: Qeveria e Kosovės, qė nė pėrpjekjen e parė pėr aplikimin e kėsaj rregulloreje ėshtė ballafaquar me protesta dhe peticione qė ajo tė mos aplikohet nė formėn e saj ekzistuese. Nė tė njėjtėn kohė, Qeverisė kanė filluar ti arrijnė peticione tė punėtorėve tė Shėrbimit civil me kėrkesė qė tė mos fillojė aplikimi i nivelizimit i pagave,sepse konsiderojnė se ky nivelizim nuk ėshtė i favorshėm pėr ta. Rregullorja pėr Nivelizimin e Pagave ka paraparė rritje pėr postet udhėheqėse,por njėkohėsisht ka paraparė edhe zbritje tė pagave pėr afro 9.000 punėtorė tė njėsive buxhetore tė Qeverisė sė Kosovės. Qeveria mė herėt ka vlerėsuar se do ti mbrojė pagat e tyre deri nė fund tė kėtij viti, por duke marrė parasysh se fundi i kėtij viti ėshtė nė prag,atėherė sėrish lind pyetja se sa aplikimi i kėsaj rregulloreje ėshtė i favorshėm pėr njė numėr kaq tė madh tė punėtorėve tė Shėrbimit civil tė Kosovės.
Nė tė njėjtėn kohė, qeveria pėrmend se “institucionet monetare ndėrkombėtare, siē janė Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore si dhe UNMIK-u, i kanė rekomanduar fuqishėm Qeverisė qė tė mos fillojė me aplikimin e kėsaj rregulloreje, sepse do ta qesė qeverinė para vėshtirėsive tė pakapėrcyeshme buxhetore dhe ,nė anėn tjetėr do tė krijojė njė disponim jo tė favorshėm tek donatorėt e ndryshėm. Duke marrė parasysh tė gjitha kėto aspekte,qeveria nuk ka hequr dorė nga aplikimi i kėsaj rregulloreje,por ka ardhur nė pėrfundim se nė kėtė moment nuk ekzistojnė kushtet pėr fillimin e aplikimit tė saj. Pėrkundrazi,qeveria ėshtė e interesuar qė ta kemi njė rregullore sa mė tė pėrsosur dhe sa mė adekuate pėr pagat e Shėrbimit Civil tė Kosovės. Nė kėtė frymė Qeveria i ka propozuar BSPK-sė qė ta formojmė njė grup tė pėrbashkėt punues,nė tė cilin do tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e qeverisė,BSPK-sė,ekspertėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar,ata tė Bankės Botėrore,USAID-it dhe UNMIK-ut,i cili grup do tė kishte pėr detyrė qė edhe njėherė ta analizojė Rregulloren pėr Nivelizimin e Pagave,ti rishqyrtojė gradimet nė Shėrbimin Civil dhe ti analizojė edhe njėherė implikimet buxhetore pėr aplikimin e saj”.
Nė kėtė kuptim Qeveria premton se do tė vazhdojė tė ketė kontakte dhe biseda me BSPK-nė pėr gjetjen e zgjidhjeve tė pėrshtatshme pėr kėtė problem. “Duke marrė parasysh tė gjithė faktet qė pėrmendėm,si dhe momentin aktual politik tepėr tė rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Kosovės,ftojmė Bashkimin e Sindikatave tė Kosovės,si dhe punėtorėt e arsimit dhe tė shėndetėsisė qė ta ndėrprejnė grevėn dhe tė ulemi bashkėrisht e tė gjejmė zgjidhje pėr kėtė problem. Konsiderojmė se zgjidhjet janė tė mundshme dhe pėrpjekjet tona nuk do tė ndalen nė kėtė drejtim”, thuhet nė fund tė komunikatės tė ardhur nė redaksinė e studentet.info.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio