Studentet.info
Lajme : Shtohen pikėpyetjet rrethė incidentit tė sė premtes nė Tetovė
Kyqur 28-12-2004 9:18:22 (2116 Lexime)

Mbetet ende mister vrasja e studentit Liridon Dėrmaku

TETOVĖ (28 DHJETOR)Aksioni I njėsisė speciale tė policisė “Tigrat” nė Tetovė, vazhdon tė mbetet njė mister me shumė pikėpyetje. Pėr tė sqaruar tėrė kėto dje njė ekip I “Fakti”-t ishte nė terren, nė vendin e incidentit tė pėrgjakshėm, ku jeta ishte kthyer nė normalitet port ė gjithė vazhdonin te jenė tė shqetėsuar nga tėrė ajo qė kanė pėrjetuar.
Aksioni I policisė nė nė rrugėn “Ilindenska” nė Tetovė ka zgjatur diku mbi 5 orė, ndėrsa, dėshmitarėt flasin pėr keqtrajtime nga ana e policisė tė qytetarėve tė rastit qė janė ndodhur nė dhe afėr ndėrtesės ku ėshtė kryer vrasja.



Pėr katėr orė tė shtrirė nė dysheme

Policia sipas asaj qė mėsuam nė terren ka bllokuar dhe keqtrajtuar personelin dhe mysafirėt e restorantit “Juvenilja” qė ndodhet nė katin pėrdhes tė ndėrtesės sė lartėpėrmendur, deri sa aksioni ėshtė zhvilluar nė katin e dytė tė ndėrtesės.
“ēdo gjė ishte nė suazat e normales kur papritur nė lokal u futėn disa policė tė cilėt nė gjyhėn maqedonishte na detyruan tė shtrihemi pėrtokė githė personelin dhe mysafirėt qė ishin nė lokal. Kėshtu na kanė mbajtur pėr mė shumė se 4 orė pa guxuar tė lėviznim e as tė ngrenim kokat pėr tė parė se cka ndodh pėrreth”- tha dje Alem Zendeli, qė bėn pjesė nė personelin e restorantit “Juvenilja”.
Sipas tij policėt gjatė tėrė kohės kanė folur nė maqedonishte, ndėrsa njė prej tyre mė vonė u ka thėnė se ėshtė shqiptarė, por se nuk guxon tė flas nė gjyhėn shqipe.
“Nė momentet e para tė hyrjes sė policisė dėgjuam lartė njė rafal automatiku dhe mė pas krismat heshtėn dhe nuk janė dėgjuar tė tjera. Deri nė largimin e policisė pamė vetėm veturėn e ndihmės sė shpejt qė erdhi dhe iku menjėherdhe asgjė tjetėr”- tregon Alemi, qė ndjehet mjaftė I tronditur nga ajo qė ka pėrjetuar. Ai dhe mysafirėt e tij janė mbajtur tė shtrirė pėr orė tė tėra nė pllakat e mermerit.
Tė njėtėn dėshi e jep edhe pronari I dyqanit ngjitur me restorantin nė fjalė, I cili thotė se nuk ka dėgjuar krisma e shpėrthime tė armėve tė rėnda.
“Gjatė tėrė kohės sa ka zgjatur aksioni I policisė nuk janė dėgjuar krisma tė rėndė pėrveē njė rafali tė gjatė automatiku. Deri nė largimin e policisė unė nuk kam dėgjuar krisma tė tjera” thotė pronari I dyqanit qė nuk pranon tė tregoj emrin e tij, pėr shkaqe sigurie.

Liridoni ishte student I rregullt

Hikmete Pajaziti, studente nė fakultetin e farmacisė nė UT, sjell informacionne plotėsues rrethė asaj se kush ka qenė nė tė vėrtetė Liridon Dėrmaku dhe dy studentėt e tjerė qė mbahen nė arrest nga policia. Dėshminė e saj e konfirmonin edhe student tė tjerė qė ishin prezent deri sa ajo jepte deklaratė pėr gazetėn tonė.
“Liridoni ka qenė student I rregullt dhe mjaft I mirė, ndėrsa interesi I vetėm pėr tė ishte vetėm fakulteti dhe mbarimi I studimeve. Ai ishte gjithėmon prezent nė ligjėrata dhe provime, ndėrsa mund tė deshmoj se provimin e fundit e ka dhėnė vetėm para njė jave. Ne nuk besojmė asgjė nga ato qė thotė policia, pasi qė skanė tė bėjnė me tė vėrtetėn”- thotė Hikemete Pajaziti studente dhe kolege e studentit tė vrarė.
Ajo dhe shokėt e saj, mendojnė se tėrė aksioni I policisė ka qenė I parapėrgaditur pėr qėllime tė erta pėr tė nxirė figurėn e studentėve tė UT-sė nė kėto momente tepėr domethėnėse pėr ardhmėrinė e tyre.


Tetovarėt dyshojnė pėr ekzekutim klasik

Edhe pse trokitėm gati nė tė gjytha dyert e banesave tė tjera nė katin e dytė tė ndėrtesės ku ka ndodhur incidenti, nuk arritėm tė gjejmė dikė, dhe kjo kuptohet pasi qė nė rrethana tė tilla tetovarėt janė mėsuar tė mos komentojnė dhe tė heshtin sidomos kur ndodh dicka nė afėrsi tė tyre, duke u friguar nga pasojat e mudėshme.
Por, mė e ēuditėshma ishte se nė derėn qė policia e kishte bllokuar me njė shirit,(tė banesės ku ėshtė kryer aksioni I policisė) nuk vrejtėm shenja tė pėrdorimit tė forcės. Dera hyrėse e banesės ishte e paprekur, gjė qė dėshmonte se policia nuk e ka hapur me force dhe se dera ėshtė hapur na ata qė kanė qenė brenda. Poashtu nuk vėreheshin shenja tė plumbave nėpėr murret e koridorit pėrrreth banesės, kur policia ka njoftuar pėr njė “betej tė vėrtetė” ku janė pėrdorur edhe granatahedhės.
Poashtu gjatė qėndrimit tonė nė terren u habitėm se si policisė I ka ikur I kėrkuari kryesor qė ka policia thotė se ka qenė nė banesė. Rrethanat dhe vet vendi I ngjarjes tregonin pamundėsinė pėr tė ikur nga banesa nėse e njejta ka qenė e rrethuar nga tė gjitha anėt, pasi ēdo tentativė e dikujt pėr tė ikur nga banesa do tė shkonte kot, dhe ai do tė binte nė duar tė policisė.
Tėrė ajo qė pamė nė terren tė bėnte tė besosh nė atė qė flasin tetovarėt dhe kolegėt student tė viktimės se nė kėtė aksion tė policisė ka patur vetėm njė ekzekutim klasik dhe jo ndjekje tė njė bande kriminale, pasi nga banesa nuk ka mundur tė shpėtoj as edhe njė zog e jo mė njeriu, pa kaluar nėpėr kordonet e shumėta tė policisė.

Policia e Tetovės hesht!

Policia e Tetovės nuk jep asnjė informatė rrethė kėtij incidenti, pėrvec disa konfirmimeve anonime se edhe ata kanė marrė pjesė nė kėtė aksion por se vetėm si frca plotėsuese pa pjesmarje direkte nė aksion. Njė funksionar I policisė tetovare qė dėshiron tė mbetet anonim, sqaron pėr gazetėn tonė se ata kanė marrė pjesė nė aksionin nė fjalė, por kanė qenė shumė larg asaj qė ka ndodhur Brenda nė banesė ku ėshtė kryer aksioni.
Burimi ynė tregon se policėt nga Tetova kanė bėrė pjesė vetėm nė zinxhirin e tretė e tė katėrt tė kordoneve qė kanė siguruar terrenin pėrreth ndėrtesės dhe se asnjė polic nga Tetova nuk ka patur qasje direkte nė atė cka ka ndodhur brenda nė banesė.

Nga: Eshref AHMETI (Fakti)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio