Studentet.info
Lajme : RIAKTUALIZOHEN PĖRQARJET NĖ UNIONIN E PAVARUR TĖ STUDENTĖVE
Kyqur 09-10-2005 11:31:43 (1347 Lexime)

Kush mbanė timonin nė UPSUP?!


PRISHTINĖ, 9 TETOR- Nė prag tė zgjedhjeve pėr Parlamentin Studentor tė Universitetit tė Prishtinės riaktualizohen pėrqarjet nė organizatėn mė tė madhe studentore, Unionin e Pavarur tė Studentėve tė kėtij universiteti. Qė nga muaji maj kishte plasė sherri pėr poste nė kėtė organizatė, dhe qė nga ajo kohė kishin dalė nė pah dy fraksione qė njihen si ‘krahu Hoxha’, tė cilėt sikur edhe para paraqitjes sė kėtyre problemeve nė organizatė, vazhdojnė tė udhėheqin me UPSUP-nė dhe janė njohur si strukturė e ligjshme si na rektorati, organizatat rivale studentore por edhe nga ESIB-i dhe tė cilėt vazhdojnė tė organizojnė aktivitete studentore, ndėrsa fraksioni tjetėr njihet si ‘krahu Sefaj’, grupacion i cili ka shtrirjen mė tė madhe nė Fakultetin Juridik por edhe nė disa tė tjera, dhe sipas tė cilėve nė UPSUP tani ka njė strukturė tė re e cila ka marrė pėrkrahjen e Kuvendit tė kėsaj organizate.


Nepėrmjet njė njoftimi ‘krahu Sefaj’, bėnė tė ditur pėr opinionin se legjitimiteti i kryetarit tė UPSUP-sė tashmė dihet dhe janė eliminuar tė gjitha paqartėsitė e deritashme. “Mori fund dilema rreth legjitimitetit tė kryetarit tė UPS-UP-sė. Rektorati i UP-sė tani mė nė mėnyrė diplomatike ka pranuar legjitimitetin e kryetarit tė UPS-UP-sė z. Elbasan Hoti”, thuhet nė njė njoftim tė ardhur nga Zyra e Informacionit tė UPS-UP-sė. Sipas tė njejtit informacion thuhet se ka treargumente bazė me tė cilat Universiteti i Prishtinės pranon z. Elbasan Hoti, kryetar tė UPS-UP-sė.

“Me datė 15. 09. 2005, Rektorati i UP-sė ka pranuar firmėn e z. Elbasan Hoti si kryetar i UPS-UP-sė, duke marrė nė shqyrtim nė projekt me bashkėorganizatorė, pėr shėnimin e “1 TETORI”-t, por qė pastaj u pengua me anė tė kėrcėnimeve nga grupacioni i delegjitimuar nga Kuvendi i UPS-UP-sė; Me datė 28. 09. 2005 Rektorati i UP-sė ka pranuar njė kėrkesė nga UPS-UP pėr lejimin e afatit tė pestė tė provimeve, afatin e NĖNTOR-it, kėrkesa nė fjalė ėshtė e firmosur nga kryetari i UPS-UP-sė z. Elbasan Hoti. Nė bazė tė kėsaj kėrkese Senati i UP-sė me datė 30. 09. 2005 mori vendim pėr lejimin e afatit tė NĖNTORI-it; Me datė 01. 10. 2005 Kėshilli Drejtues i UP-sė refuzojė tė marrė pjesė nė organizimin e 1 TETORIT nga Sejdi Hoxha, pasi qė ky organizim ishte bėrė nga persona tė paautorizuar, dhe jokompetent, si dhe ky organizim nuk kishte tė bėnte me qėllimin real tė datės historike 1 TETOR, por kishte njė qėllim tė ndyer karriere personale”, kėto janė argumentet e sjella nė redaksinė tonė nga Feim Maliqi, shef i Zyrės pėr Informacion tė UPS-UP-sė, dhe i cili vije nga ‘krahu Sefaj’.

Duke iu referuar tė njejtės informatė, nė fund, bėhet e diturse “akte valide tė UPS-UP-sė konsiderohen vetėm ato dokumente tė cilat posedojnė vulėn e UPS-UP-sė dhe nėnshkrimin e kryetarit z. Elbasan Hoti, ndryshe asnjė shkresė nuk mund tė jetė valide si e UPS-UP-sė nėse nuk posedon elementet e cekura mė lartė”.

Nė anėn tjetėr nė njė njoftim tjetėr po ashtu i ardhur nė redaksinė e studentet.info, tani nga ‘krahu Hoxha’ dhe i cili krah menaxhon me organizatėn pasi ka nė pronėsi vulat dhe zyrat e organizatės, dhe i cili njihet nė rrafshin ndėrkombėtar, bėnė tė ditur se “Njė delegacion i UPS-UP-sė i pėrbėr nga Bashkim Mustafa, Bekim Rexhepi, Visar Hajra, Diana Mejzinolli, Nazlije Krasniqi dhe Vjosa Beqaj do tė udhėtoj pėr nė Mal tė Zi ku do tė takohen me njė delegacion nga Unioni i studentėve tė Universitetit tė Torontosė (Kanada)”. Sipas kėtij njoftimi bėhet e ditur se nė kėtė takim bisedat do tė orientohen nė shkėmbimin e pėrvojave nė qeverisjen studentore tė Universitetit tė Torontosė dhe tė Universitetit tė Prishtinės. “Ky do tė jetė takimi i parė i grupeve punuese tė dy Unioneve pėr projektin e studentėve Kanadez qė do t’i propozohet Institucioneve tė Arsimit nė Kosovė pėr Qeverisjen Studentore nė Universitetin e Prishtinės”, thuhet nė fund tė kėtij njoftimi, tė ardhur nė redaksinė tonė, nga Zyra pėr Informim e UPSUP-sė.

Ndryshe, vlenė tė ceket se qė nga fillimi i paraqitjes sė problemeve tė brendshme nė kėtė organizatė, dy ‘liderėt shpirtėror’ tė fraksioneve nė UPSUP, Sejdi Hoxha dhe Ali Sefaj, janė parė bashkė nė protestat e 28 korrikut kur kjo organizatė, edhe pse me pėrqarje tė brendshme, akumuloi forcat dhe doli nė protestė bashkarisht pėr tė shprehur mllefin e sajė rreth vendimit tė Qeverisė pėr shkarkimin e Arsim Bajramit, ish rektor i UP-sė. Sa ėshtė i nevojshėm riaktualizimi i kėtij problemi, nė prag tė zgjedhjeve pėr Parlamentin Studentor, mbetet tė vlerėsohet nga prijėsit, apo pretendentėt qė duan tė prijnė nė UPSUP.


Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio