Studentet.info
Lajme : ZV.KRYEMINISTRI SALIHAJ DHE MINISTRI VELIU TAKUAN UDHĖHEQĖSIT E UP-SĖ
Kyqur 19-10-2005 2:55:42 (1381 Lexime)

Qeveria i ofertoi UP-sė modelin pėr nivelimin e pagave

PRISHTINĖ, 17 TETOR- Qeveria e Kosovės tė hėnėn i ofroi njė ofertė Kėshillit Drejtues (KD) tė Universitetit tė Prishtinės (UP) pėr nivelimin e pagave tė stafit akademik tė universitetit, e cila pritet tė shqyrtohet nga Bordi i KD-sė dhe brenda ditės pritet tė merret vendimi, nėse do ta pranojnė atė, apo jo. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, pohoi se kjo ofertė ėshtė njė zgjidhje e pėrshtatshme dhe i plotėson kėrkesat e mėsimdhėnėsve tė universitetit. “Duke marrė parasysh se Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės (SBASHK) ende nuk ka shfaqur gatishmėrinė qė tė bisedojė me Ministrinė e Arsimit dhe ta bėjė nivelimin e pagave, atėherė ne kemi bėrė njė propozim pėr nivelimin e pagave nė universitet dhe mbetet qė Bordi i UP-sė ta shqyrtojė atė dhe tė vendosė nėse do ta pranojė apo jo”, tha Salihaj.


Ai gjithashtu bėri tė ditur se e kanė tė gatshėm edhe njė Memorandum bashkėpunimi nė mes Ministrisė sė Arsimit dhe UP-sė pėr rregullimin e ēėshtjen sė tė hyrave vetanake dhe mėnyrėn e shfrytėzimit tė tyre. Sipas tij, me anė tė kėtyre dy vendimeve do tė bėhet njė zgjidhje e kėnaqshme pėr problemet qė janė shtruar nga Bordi i universitetit dhe punonjėsit tė tij. “Ne jemi nė gjendje qė kėto vendime tė fillojmė t’i zbatojmė menjėherė dhe nivelimi i pagave pėr universitet tė fillojė qė nga fillimi i nėntorit, retroaktivisht qė nga 1 korriku”, tha Salihaj. Sipas tij, kjo zgjidhje do tė aplikohet edhe vitin e ardhshėm, deri nė njė vendim ose zgjidhje mė tė mirė se kjo. Mjetet pėr nivelimin e pagave nė UP janė siguruar nga buxheti i konsoliduar i Kosovės. Ndėrsa sa i pėrket niveleve tjera tė arsimit, Salihaj tha se janė nė pritje tė SBASHK-ut pėr tė biseduar me MASHT-in pėr ta bėrė nivelimin e pagave nė kuadėr tė marrėveshjes sė arritur me BSPK-nė pėr tė gjitha nivelet. “Duke e pas parasysh qė ata nuk kanė shfaqur gatishmėri pėr njė hap tė tillė, atėherė nuk kemi arritur ta bėjmė kėtė nivelim dhe nėse ata vazhdojnė me kėto qėndrime, ne do ta bėjmė vetė njė lloj nivelimi qė tė mos pėsojė edhe mė tutje arsimi, sepse mendoj qė ka pėsuar mjaft”, tha ai dhe shtoi se kėrkesat e SBASHK-ut janė enorme dhe sipas tij, Buxheti i Kosovės nuk ka mundėsi t’i plotėsoi ato. Njė rritje siē e kėrkojnė ata pėr arsimin fillor, sipas Salihajt, do t’i kushtonte Buxhetit tė Kosovės pėrafėrsisht 5 milionė euro dhe “kjo ėshtė e pamundur tė realizohet”.
Ndėrsa kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha, tha se propozimi nga qeveria ėshtė njė propozimi tė cilin nuk ka mundur tė realizohet pėr tė gjitha shėrbimet civile, por, sipas tij, pėr universitetin ofron njė zgjidhje sipas sė cilės pozita e mėsimdhėnėsit do tė jetė mė e mirė. Ai theksoi se brenda ditės do ta marrin nė shqyrtim propozim-vendimin e qeverisė dhe pastaj do tė nxirret vendimi pėrfundimtar.
Ndėrsa pėr koston tė cilėn e ka ofruar qeveria pėr nivelimin e pagave tė stafit akademik tė UP-sė nuk ėshtė nė dijeni as vet zv/kryeministri Salihaj. “Mjetet janė tė ndara nga buxheti i Kosovės, unė nuk i di shifrat pėrmendėsh por mendoj qė ėshtė ajo shumė qė ėshtė e nevojshme dhe ne i kemi ato nė Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės”, tha Salihaj. Ai nė fund ju bėri thirrje pėrfaqėsuesve tė SBASHK-ut qė tė bisedojnė me MASHT-in dhe ta bėjnė nivelimin e pagave nė tri nivelet e arsimit nė bazė tė marrėveshjet sė arritur me BSPK-nė e cila pėrmban 2.2 milionė euro. “Mendoj qė kėmbėngulja e tyre pėr pranimin e kėrkesave ultimative tė tyre nuk ėshtė korrekte, as pėr qeverinė e as pėr situatėn aktuale tė Kosovės”, tha nė Salihaj. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio