Studentet.info
Lajme : PROFESORĖT E UP-SĖ NĖ DITĖN E 18-TĖ TĖ GREVĖS
Kyqur 20-10-2005 14:00:38 (1280 Lexime)

Kosumi: Greva e arsimtarėve po shndėrrohet nė trysni politike!

PRISHTINĖ, 21 TETOR- Ėshtė dita e 18-tė qė kur kanė hyrė nė grevė profesorėt e Universitetit tė Prishtinės tė cilėt ngulin kėmbė se pa nivelizimin e pagave ata nuk do tė zhvillojnė mėsim pėr studentėt e kėtij universiteti. Edhe pse Qeveria e Kosovės tė hėnėn i ofroi njė ofertė Kėshillit Drejtues tė UP-sė pėr nivelimin e pagave tė stafit akademik tė universitetit, kjo ofertė ende nuk ėshtė shqyrtuar nga Bordi i KD-sė. Diten e djeshme, kryeministri Bajram Kosumi u premtoi mėsimdhėnėsve se Qeveria ėshtė e pėrkushtuar nė gjetjen e mundėsive pėr njė jetė mė tė mirė pėr ta. Nė anėn tjetėr MASHT ka bėrė thirrje qė tė formohet komisioni pėr bartjen e tė drejtės sė menagjimit tė tė hyrave vetjake nė UP.


Greva e profesorėve nė ditėn e 18-tė.
Zyrtarė tė Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit dhe Shkencės, thonė se nė njė konferencė pėr shtyp se greva po respektohet edhe mė tutje nga shumica e institucioneve arsimore dhe se ajo nuk do tė ndalet deri nė realizimin e plotė tė kėrkesave tė punėtorėve tė arsimit. Kryetari i Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit Shkencės dhe Kulturės Ali Shabanaj tha se ėshtė mbajtur edhe njė takim ndėrmjet ministrit tė Arsimit Agim Veliu dhe pėrfaqėsuesve tė SBASHK-ut por as nga ai takim nuk ėshtė gjetur njė zgjidhje pėr ndaljen e grevės. Kreu i sindikatės sė arsimit tha se qeveria duhet tė njoftojė qytetarėt se ku kanė mbetur 7 milion euro tė premtuara pėr nivelimin e pagave. Shabanaj ka nenvizuar se greva e mėsimdhėnėsve vazhdon tė mbahet nė mbi 90 pėr qind tė institucioneve arsimore. Qerim Selimi, pėrfaqėsues i Kėshillit Grevist tė Universitetit tė Prishtinės, gjatė njė proteste tė realizuar para qeverisė ka vėnė nė dukje se pavarėsisht se ēfarė oferte ofron qeveria pėr universitetin, nuk do ta fillojnė punėn deri sa tė realizohet edhe kėrkesa e tė dy niveleve tjera tė arsimit. Telegrame mbėshtetjeje pėr mėsimdhėnėsit kosovarė kanė dėrguar sindikata e SHPK-sė, pastaj sindikata e arsimit e Holandės ajo e Maqedonisė dhe Shqipėrisė.
Kosumi: Greva e arsimtarėve po shndėrrohet nė trysni politike!
Duke e konsideruar kohėn kur ėshtė duke u realizuar greva e mėsimdhėnėsve si jo tė favorshme pėr vendin, kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi u premtoi mėsimdhėnėsve se Qeveria ėshtė e pėrkushtuar nė gjetjen e mundėsive pėr njė jetė mė tė mirė pėr ta. Kryeministri ka pėrsėritur qėndrimin e Qeverisė, se ajo do tė vazhdojė ta ketė prioritet arsimin pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e rėndė nė kėtė sektor. "Ne kemi ofruar, nė marrėveshje me BSPK-nė, mė 6 tetor, dhe do tė vazhdojmė tė ofrojmė nivelim tė ri tė pagave nė arsim", tha Kryeministri pėr tė insistuar qė marrėveshja qeveri-BSPK duhet tė realizohet, ndėrsa ka ftuar sindikatat qė tė bashkėpunojnė nė realizimin e saj. Pėr Kryeministrin greva nė rrethana normale "do tė ishte e justifikueshme dhe do tė shėnonte momente kthese pėr punėtorėt". Por ai ua rikujtoi arsimtarėve rolin e tyre fisnik dhe kombėtar nė krijimin e shtetėsisė sė Kosovės. Kosmi vlerėsoi se greva aktualisht po shndėrrohet nė trysni politike. "Greva e arsimtarėve megjithė qėllimin e mirė fillestar, gradualisht po shndėrrohet nė trysni politike nė kohėn kur ne po presim tė bėhemi zot tė vetvetes", tha Kryeministri Kosumi, duke u bėrė thirrje tė gjithėve qė tė ndėrprejnė grevėn, kjo pasi Kosova ndodhet para arritjes mė tė madhe historike, njohjes sė pavarėsisė. "Ne jemi nė fazėn historike tė Kosovės. Ne edhe do ta bėjmė shtetin edhe do tė mundohemi ta pėrmirėsojmė standardin tonė jetėsor", premtoi Kryeministri.

MASHT: Tė formohet komisioni pėr bartjen e tė drejtės sė menagjimit tė tė hyrave vetjake nė UP!
Me anė tė njė komunikate ėshtė bėrė e ditur se nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr pėrmirėsimin e gjendjes materiale tė mėsimdhėnėsve tė Kosovės, nė situatėn e krijuar pas fillimit tė grevės sė mėsimdhėnėsve, dhe pas konsultimeve tė shumta me palėt e involvuara, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė dhe Qeveria e Kosovės kanė vendosur tė formohen kėto komisione: Komisionin pėr bartjen e tė drejtės sė menagjimit tė tė hyrave vetjake nė UP; Komisionin pėr shqyrtimin e ligjit pėr financimin e sektorit publik dhe tė pėrgjegjėsive me qėllim tė shikimit tė mundėsive pėr avancimin e menaxhimit tė mjeteve buxhetore nga ana e Universitetit tė Prishtinės dhe Komisionin pėr nivelizimin e pagave dhe gradave nė Universitetin e Prishtinės.
Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekonomisė dhe Financave do tė shqyrtojnė me prioritet kėrkesat e punėtorėve arsimorė. Pos kėsaj, me qėllim tė shqyrtimit dhe vendosjes urgjente dhe tė pėrbashkėt tė ēėshtjeve nė sistemin e tė ardhurave ėshtė vendosur qė tė themelohet Komisioni i Pėrbashkėt pėr zbatimin e marrėveshjes Qeveri BSPK tė datės 6.10.2000, bėhet e ditur nga MASHT. Nė kontekst tė kėsaj Ministria e Arsmit fton SBASHK-un qė tė bėhen pjesė e zgjidhjes sė situatės sė krijuar duke punuar nė Komisionin e pėrbashkėt tė pėrbėrė nga MASHT, MEF dhe SBASHK u, gjithnjė duke i shfrytėzuar deri nė maksimum mundėsitė materiale tė buxhetit tė Kosovės. “MASHT kėrkon qė Komisioni tė fillojė punėn mė datė 20.10.2005 nė ora 10.00 dhe tė pėrfundojė punėn nė afat sa mė tė shkurtėr me mandat gjetjen e zgjidhjes me veprim retroaktiv, nė kuadėr tė mundėsive tona e nė kushte tė transparencės sė plotė tė informatave”, thuhet nė komunikaten e MASHT-it. Me anė tė saj i ėshtė bėrė thirrje nxėnėsve, studentėve, mėsimdhėnėsve, prindėrve, mediave dhe komunitetit, qė siē thuhet, tė kuptojnė seriozitetin e gjendjes dhe tė sillen nė pėrputhje me nevojat qė shtron situata. Sė fundmi MASHT kėrkon ndėrprerjen e menjėhershme tė grevės dhe rifillimin e punės pėr shkak tė dėmeve tė pariparueshme qė po i shkaktohen sistemit arsimor dhe situatės sė pėrgjithshme nė vend. omunikata nė fjalė pėrfundon me konstatimin se “MASHT dhe Qeveria kanė bėrė gjithēka brenda mundėsive tė veta pėr tė evituar dėmet e pariparueshme pėr pjesėn mė tė rėndėsishme tė sektorit publik nė Kosovė”, dhe ėshtė kėrkuar nga tė gjitha palėt pėrgjegjshmėri dhe seriozitet pėr tė mirėn e sistemit arsimor.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio