Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT E UP-SĖ PROTESTUAN PARA REKTORATIT
Kyqur 20-10-2005 14:01:46 (1261 Lexime)

Hoxha: Ka mjaftuar tė vijnė nė zyrė 5 studentė dhe kjo ēėshtje do tė zgjidhej!

PRISHTINĖ, 20 TETOR- Tė enjėten studentėt e Universitetit tė Prishtinės kanė protestuar rreth njė orė para Rektoratit tė kėtij universiteti, nė shenjė pakėnaqėsie ndaj shkeljes sė tė drejtave themelore tė studentėve meqė Unioni i Pavarur i Studentėve, organizatė kjo qė ishte organizator i protestės, konsideron se kėto tė drejta janė duke u shkelur dita ditės nga ana e organeve tė arsimit tė lartė nė Kosovė . Drejtuesi i UP-sė Jahi Hoxha ka pritur kryetarin e UPSUP-sė Sejdi Hoxha dhe i ka premtuar atij realizimin e kėrkesave. Nė anėn tjetėr, me anė tė tė njejtės protestė i ėshtė dhėnė pėrkrahje e fuqimishme kėrkesave tė profesorėve pėr rritjen e pagave. Nė anėn tjetėr, me anė tė njė komunikate qė ka ardhur nga njė fraksion i kėsaj organizate rivalė tė organizatorit, bėhet e ditur se protesta ėshtė organizuar nga pėrsona tė paautorizuar, tė delegjitimuar dhe jokompetent.


Pavarėsisht nga ky deklarim studentėt ishin pjesėmarrės nė numėr tė madh nė kėtė protestė dhe arritėn tė marrin premtimin se kėrkesat e tyre do tė realizohen. Pas ftesės sė udhėheqėsit tė Kėshillit Drejtues tė UP-sė Jahi Hoxha pėr t’i negociuar kėrkesat e studentėve me kryetarin e UPSUP-sė, Sejdi Hoxha ėshtė arritur njė ujdi nė mes negociuesve dhe ka rezultuar me pėrmbushje tė kėrkesave. Kėrkesat e studentėve, kanė gjetur pėrkrahjen e Kėshillit Drejtues tė UP-sė tė artikuluara nga UPSUP-ja si: heqja e kufizimeve pėr afatet e provimeve, mos pėrdorimi i sistemeve tė reja pėr studentė tė regjistruar pėrpara fillimit tė aplikimit tė reformave, tė bėhet njė reformim i mirėfilltė nė UP dhe tė pėrmirėsohet infrastruktura nėpėr fakultete dhe biblioteka. Jahi Hoxha, kryetar i kėtij kėshilli tha se pėr kėto kėrkesa nuk ka qenė e nevojshme tė zhvillohet fare protesta, pasi, sipas tij, “ka mjaftuar tė vijnė nė zyrė 5 studentė dhe kjo ēėshtje do tė zgjidhej”. Sejdi Hoxha kryetar i UPSUP-sė tha se kėrkesat e tyre janė marrė nė shqyrtim nga ana e Kėshillit Drejtues tė UP-sė dhe do tė shohim se si do tė shkojė puna.
Me anė tė njė komunikate tė ardhur nė redaksinė tonė, nga njė fraksin pėrbrenda Unionit tė Pavarur tė Studentėve bėhet e ditur se thirrja pėr protestė ėshtė bėrė nga pėrsona tė paautorizuar, tė delegjitimuar dhe jokompetent, dhe siē thuhet nė komunikatė “thirrje e cila ka pėr qėllim tė shantazhojė Universitetin e Prishtinės, studentėt dhe profesorėt e UP-sė, kjo “protestė” ėshtė fyerje e dinjitetit tė studentėve dhe profesorėve tė UP-sė ngase ajo organizohet nga njė grup i vogėl studentėsh tė dėshtuar, tė shtyrė nga individ tė partive politike nė vend, dhe qėllimi i saj ėshtė legjitimimi tashmė i humbur i ish-drejtuesve tė UPS-UP-sė”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio