Studentet.info
Lajme : Proteste e Ambasades shqiptare ne Moske
Kyqur 21-10-2005 5:42:39 (2256 Lexime)


Shqiperia do te ndale dergimin e studenteve ne Rusi

MOSCOW - RUSSIA : Eshte bere shume e pasigurte jeta e qytetarve tane ne disa qytete ruse, ku grupe te ndryshme ultra-nacionaliste kane sulmur studentet shqiptare veqse ata filsnin shqip. Autoritetet shqiptare ne kete vend thone se do te ndalen se derguari studentet ne "vatrat e nxehta" ku ka shperhtyer dhuna. Mediat ruse, duke ju referuar keture incidenteve pohojne se:" Shqiperia, do te ndale dergimin e studenteve ne Rusi - Voronezh, mbas sulmit te mbremeshem, qe ndodhi ndaj studentit shqiptar Altin Cami", ka deklaruar per medien ruse sekretari i pare i Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Moske,Goka MarkesNgjarja me dhunen ndaj studenteve shqiptar, eshte fakt i kryer, dhe se Administrata e qytetit ruse Voronezh, deri tani nuk ka dhene asnje prove, per te siguruar studente shqiptare, te cilet, edhe here te tjera kane qene preh e incidenteve te tjera te dhuneshme ne Vorozhen - Rusi.


Prandaj, ne kemi vendosur te mos dergojme me qytetaret tane - studentet te kryejn studimet e larta ne kete qytet, tha Goka Markes. Ai kujtoje me kete raste, faktin e ngjarjes se dhuneshme qe ndodhi ne prill te ketij viti, kur tre studente shqiptare qe marren studimet ne Universitetin e Arkitektures dhe Ndertimit , u rrahen dhuneshem nga nje grup te rinjesh, ultra-nacionalistesh(naziskin) ruse , duke marre plage te rende ne trupe.



- Sekretari i pare i Ambasades se Republikes se Shqiperise, ne Moske, Goka Markes tha se Ambasada e R. Shqiperise, ne Moske, ka depozituar prane Adimistrates se qytetit Voronezh nje proteste, "por, situata nuk ka ndryshuar" tha ai. Markes, tha se ai ka marre telefonata nga shqiptaret ne Voronezh, se dje, vone ne mbremje (e hene 17 tetor) nje grupe te rinjesh ruse, rrahen dhe plaēkiten studentin shqiptare Altin Cami . Sekretari i pare i Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Moske, Goka Markes u tha mediave ruse se rreth 120 studente shqiptare studion me te drejte burse ne Rusi dhe se 12 prej tyre jane ne Universitetine Voronezhit -Universitetit te Arkitektures dhe Ndertimit .
Ngjarja e Prillit kur u rrahe rende nje studente shqiptare ne Rusi - Vorozhen

- Sipas agjencise ruse te lajmeve "Itar-Tas", me 15 prill 2005, u shkrua se tre studentet shqiptare te Universitetit te Arkitektures dhe Ndertimit ne Rusi - qytetin Voronezh, qytet qe gjendet gjeografikisht ne qender te Rusise, u sulmuan nga nje grup ksenofobesh, vetem sepse ata ishin duke folur ne gjuhen shqipe. Grupi i te rinjve vendas kishte qene i madh ne numer dhe tre studentet shqiptare nuk kishin mundur te rezistonin. Keshtu te tre kishin rene viktima. Sipas agjencise ruse te lajmeve, nga kjo ngjarje ne gjendje me te rende shendetesore nder te tre studentet, ishte Zaho Edari 22 vjeēar, i cili dhe qe i shtruar ne spital me disa fraktura e trauma ne trup e koke si dhe me nofulla e dhembe te thyera.



- Nderkohe gjendja shendetesore e dy te tjereve raportohej diēka me e mire. Sipas te njejtave njoftime u tha se nje ngjarje e ketille ka shqetesuar studentet shqiptare, ne Rusi, sidomos ata ne Voronezh. Sipas te dhenave ne kete qytet studiojne gjithsej 12 shqiptare, te gjithe ne Universitetin e Arkitektures dhe Ndertimit, sipas nje marreveshjeje nderqeveritare me Qeverine socialiste. Ngjarja, eshte denuar pothuaj nga te gjitha mediat vendase dhe opinioni. Dekani i Fakultetit Nderkombetar ne Universitetin e Arkitektures dhe Ndertimit, Vladimir Sherbakov, pasi denoi ngjarjen pohoi se gjendja shendetesore e njerit prej studenteve shqiptare qe u bene viktima te ksenofobise, mbetet e rende. Sipas Sherbakov, personat qe kryen sulmin jane naziskine qe banojne ne kete zone, te cilet i sulmuan shqiptaret vetem sepse degjuan qe ata po flisnin ne gjuhen e tyre. Prokuroria ka hapur nje hetim per ēeshtjen.

Nga:Beqir SINA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio