Studentet.info
Lajme : VAZHDON GREVA E MĖSIMDHĖNĖSVE KOSOVARĖ
Kyqur 21-10-2005 11:01:37 (1201 Lexime)

Grevistėt paralajmėrojnė protestė pėr javėn tjetėr

PRISHTINĖ, 21 TETOR- Mėsimdhėnėsit grevistė, tė martėn e javės sė ardhshme do tė protestojnė para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės, konfirmuan tė premten gjatė njė konference pėr gazetarė, drejtuesit e Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės (SBASHK), duke i quajtur tė dėshtuara pėrpjekjet e deritanishme pėr zgjidhjen e kėrkesave tė tyre. Ndėrsa Sadri Shkodra, pėrfaqėsues i Kėshillit grevist tė UP-sė, vuri nė dyshim negociatat mes Kėshillit Drejtues (KD) tė UP-sė dhe MASHT-it e MEF-it, duke kėmbėngulur se asnjė marrėveshje nuk mund tė arrihet, nėse me tė nuk pajtohet sindikata e punonjėsve tė Universitetit.


Greva, sipas SBASHK do tė vazhdojė, megjithėse negociatat e nisura mes tyre dhe Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) dhe asaj tė Ekonomisė dhe Financave (MEF), po vazhdojnė. Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, tha se Qeveria e Kosovės duhet tė angazhohet me pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr kėrkesat e punonjėsve tė arsimit, me qėllim qė tė krijohen kushtet pėr rifillimin e procesit mėsimor, pas tri javė ndėrprerjeje. Sipas tij, vizita e djeshme e kryeministrit Bajram Kosumi nė njė shkollė ku zhvillohet mėsim, i ka indinjuar shumė grevistėt. Sipas tij, “do tė ishte mė mirė sikur kryeministri Kosumi ta vizitonte njė prej shumė shkollave ku ka grevė dhe tė bisedonte pėr problemet e punėtorėve tė arsimit, pasi qė me anė tė njė komunikimi tė tillė do tė ishte mė e lehtė tė gjendet zgjidhja”. “Kėrkesat tona tė arsyeshme kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr”, tha Shabanaj, sipas tė cilit, “qeveria nuk po angazhohet pėr tė pėrmbushur kėrkesat e mėsimdhėnėsve kosovarė”. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio