Studentet.info
Lajme : REFUZOHET BLLOK SISTEMI
Kyqur 22-10-2005 6:38:36 (1397 Lexime)

Studentėt e mjekėsisė tė pakėnaqur me mėnyrėn e re tė studimit

PRISHTINĖ, 22 TETOR- Dy organizata studentore tė Fakultetit tė Mjekėsisė (FM), tė pakėnaqura me mėnyrėn e re tė studimit nėpėrmes metodės “bllok sistem”, i kanė dhėnė ultimatum organeve kompetente tė fakultetit qė deri tė hėnėn tė fillojnė mėsimi me mėnyrėn e vjetėr, ose nė tė kundėrtėn do tė pasojnė protestat. Organizata e Re Studentore (ORS), Unioni i Pavarur i Studentėve dhe “1 Tetori”, i patėn dhėnė ultimatum UP-sė dhe MASHT-it pėr tė mos lejuar aplikimin e “bllok sistemit”, megjithatė tani siē duket, kėto organizata janė pėrēarė mes veti, pasi qė dy tė parat ende vazhdojnė tė jenė kundėr kėtij sistemi, ndėrsa kjo e fundit, tėrhiqet nga tė gjitha aktivitetet qė kanė tė bėjnė me kundėrshtimin e mėnyrės sė re tė mėsimit sipas “bllok sistemit”, pasi qė mendojnė se kjo punė ėshtė e kryer pa marrė parasysh dėshirat e studentėve.


Nėnkryetari i ORS-sė, Fejzė Kabashi, tha pėr KosovaLive se kanė zhvilluar njė anketė me 613 studentė tė FM-sė, prej tė cilėve vetėm 20 ose 3.27 pėr qind e tyre, janė pėr aplikimin e mėnyrės se re tė studimeve “bllok sistem”, ndėrsa 593 ose 96.73 pėr qind e studenteve janė kundėr. Ata kėtė peticion ia kanė dėrguar Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Ministrisė sė Arsimit dhe Dekanatit tė FM-sė, ku ju kanė dhėnė ultimatum se nėse deri tė hėnėn nuk shpallet orari i menjėhershėm i ligjėratave dhe i ushtrimeve nė bazė tė orarit tė vjetėr, do t’i ftojnė studentėt qė ditėn e martė tė protestojnė. “Nėse ata nuk ndėrmarrin asgjė, ne tė martėn do tė bėjmė protesta, ku do tė kėrkojmė shkarkimin e menjėhershėm tė dekanatit tė FM-sė dhe shpalljen e menjėhershme tė orarit pėr mbajtjen e ligjėratave dhe ushtrimeve nga sekretari i pėrgjithshėm i FM-sė”, tha Kabashi. Ai bėri tė ditur se pėr kėtė iniciativė ėshtė i pėrkrahur edhe nga UPS-ja.
Ndėrsa Xhaladin Ujkani, pėrfaqėsues i organizatės “1 Tetori”, sot ka lėshuar njė vendim me anė tė sė cilit njofton qė kryesia e kėsaj organizate tėrhiqet nga tė gjitha aktivitetet qė kanė tė bėjnė me kundėrshtimin e mėnyrės sė re tė mėsimit sipas “bllok sistemit”. Arsyet e tėrheqjes, sipas tyre, janė mosinteresimi i shumicės sė studentėve nė lidhje me hulumtimin qė KADS-i ka bėrė pėr mėnyrėn e re tė mėsimit sipas “bllok sistemit”, mungesa e pėrkrahjes sė plotė nga katedra e Stomatologjisė, tė cilėt arsyetohen se “edhe ne jemi para njė akti tė kryer”, dhe njėkohėsisht na bėjnė thirrje qė ta fillojmė mėsimin sipas sistemit “bllok”, etj. “Unė mendoj qė kjo punė ka pėrfunduar pasi qė ky sistem veēse ka filluar tė aplikohet, prandaj edhe jemi tėrhequr”, tha ai.
Mėnyra e re e ligjėrimit “bllok sistem”, nėnkupton zhvillimin e mėsimit pėr lėndėt e caktuara nga fillimi deri nė fund, ndėrsa procedura konkretizohet me provimin, tė cilit mė pas i nėnshtrohen studentėt.
Prodekani i Fakultetit tė Mjekėsisė, Adem Limani, i cili ishte edhe ideator i kėsaj mėnyre tė studimit, tha se modelin pėr kėtė sistem tė studimit e ka marrė nga Universiteti i Zagrebit. Sipas tij, ēėshtja e zhvillimit tė mėsimit dhe e mėnyrės sė vlerėsimit janė dy hallka tė zinxhirit qė janė shumė tė rėndėsishme, tė cilat fatkeqėsisht nė Kosovė janė nėn ēdo nivel. Limani tha se ėshtė dėm qė nė UP shumė studentė i fillojnė studimet si nxėnės tė shkėlqyeshėm dhe t’i pėrfundojnė ato, si apsolventė tė padijshėm. “Qėllimi ynė ėshtė qė studentėt tė mos studiojnė 12 apo 13 vite, por t’i pėrfundojnė ato nė afat tė caktuar, sepse neve nuk na duhen stomatologė 60-vjeēar, atėherė kur fillojnė t’ju dridhen duart, por tė diplomojnė tė rinj dhe tė kenė mė shumė mundėsi pėr ta dhėnė kontributin e tyre”, tha Limani. “Bllok sistemi”, ėshtė njė nga mėnyrat e zhvillimit tė mėsimit e paraparė edhe me Statusin e Universitetit tė Prishtinės dhe kjo sipas Limanit, nuk ėshtė metodė e re, apo e shpikur.
Ndėrsa Ibrahim Gashi, pėrgjegjėsi pėr Informim i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, tha se janė nė bisedime e sipėr lidhur me kėrkesat e studentėve tė FM-sė pėr mosimplementimin e “bllok sistemit”. “Edhe pse Senati i UP-sė e ka aprovuar kėtė sistem tė ri tė studimeve, Senati do ta shqyrtojė sot ose tė hėnėn kėtė ēėshtje, pėr ta shqyrtuar kėtė sistem tė studimit dhe tė shohė se a ėshtė gjithēka e pėrputhur me Ligj”, tha ai. Gashi premtoi se do ta shqyrtojnė mundėsinė e gjetjes sė njė zgjidhje tė pėrshtatshme edhe pėr studentėt. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio