Studentet.info
Lajme : Nėna e studentit 23- vjeēar tė arrestuar me 4 kile kokainė
Kyqur 22-10-2005 8:09:28 (1398 Lexime)

Trafikanti nė Itali, me nėnėn diplomatike


TIRANĖ, 22 TETOR - Studenti shqiptar 23- vjeēar i arrestuar nė Itali me katėr kilogramė kokainė kolumbiane e kishte marrė pasaportėn nė sajė tė tė ėmės. Nėna e tij ka punuar kėto tre vitet e fundit nė Ambasadėn Shqiptare nė Paris por tashmė nuk ndodhet mė atje. Ajo ėshtė transferuar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme ndėrkohė qė e gjithė familja ka vazhduar qė tė mbajė pasaportėn diplomatike. “Shekulli” disponon emrin e saj por ka vendosur qė tė mos e bėjė publik pėr arsye etike. Studenti 23- vjeēar tashmė ndodhet i arrestuar nga policia italiane me akuzėn e trafikimit ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime tė prokurorisė shqiptare si dhe nga burime tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.


Pasaporta
Burimet pohuan dje pėr gazetėn se menjėherė pas arrestimit nė aeroportin e Fiumiēinos nė Romė tė Italisė policia ėshtė habitur kur ka parė pasaportėn. Ajo kishte ngjyrė tjetėr nga pasaportat shqiptare dhe mbante mbishkrimin “Pasaportė diplomatike”. Autoritetet italiane kanė bėrė izolimin e 23- vjeēarit shqiptar dhe menjėherė kanė komunikuar me homologėt e tyre shqiptarė. Ata i kanė pėrcjellė prokurorisė shqiptare, interpolit si dhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme emrin e studentit tė arrestuar me sasinė gjigante tė drogės. Verifikimet e kryera prej tyre kanė treguar se pasaporta diplomatike ishte e saktė dhe nuk ishte nga ato qė janė vjedhur nė vitin 1997 e nė vazhdim. Burime tė prokurorisė dhe ministrisė pohuan dje se verifikimi i emrit tė tė arrestuarit si dhe numrit tė pasaportės treguan se njėri prej prindėrve tė tij punonte nė njė ambadsadė shqiptare. Nėna e 23- vjeēarit tė arrestuar kishte punuar gjatė tre viteve tė fundit nė Ambasadėn Shqiptare nė Paris. Duke qenė njė diplomate dhe punonjėse e ambasadės ajo kishte pėrfituar pasaportėn diplomatike. Kėtė pasaportė e kishin pėrfituar tė gjithė anėtarėt e familjes sė saj, edhe djali 23- vjeēar qė studionte nė Paris. Ndėrkohė tashmė kjo diplomate ėshtė larguar nga Ambasada Shqiptare nė Paris dhe punon nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Nga zyrtarėt e ministrisė ajo ka marrė vesh edhe lajmin e arrestimit tė tė birit me katėr kilogramė kokainė nė valixhe.
Droga
Studenti 23- vjeēar ėshtė arrestuar nga policia italiane nė aeroportin e Fiumiēinos nė Romė. Ai ishte duke ardhur nga kryeqyteti i Kolumbisė, Karakas me njė avion qė kishte si destinacion pėrfundimtar Shqipėrinė. Nė momentin e ndalimit 23- vjeēari shqiptar ndodhej sė bashku me njė grup turistėsh nė pjesėn e aeroportit tė rezervuar pėr pritjen e pasagjerėve. Ai sapo kishte zbritur nga avioni kolumbian dhe po priste qė tė vinte orari i nisjes pėr nė Tiranė. Kur ėshtė afruar policia italiane, 23- vjeēari ka qendruar tepėr i qetė dhe ka treguar pasaportėn diplomatike. Kjo nuk i ka mjaftuar policisė italiane, e cila ka kėrkuar qė tė bėhej njė kontroll nė bagazhet e tij. teksa po kontrollohej njėra nga valixhet ėshtė gjetur edhe sasia e lėndės narkotike e fshehur nė njė fund tė dyfishtė. Menjėherė atij i janė hedhur prangat ndėrkohė qė po hetohet pėr tė zbuluar detaje tė tjera tė kėtij trafiku. Dyshimet e para tė policisė italiane janė se kokaina e fshehur nė valixhen diplomatike nuk kishte si destinacion Shqipėrinė por Italinė. Sipas hetuesve, mendohet se droga do tė qėndronte nė Itali dhe do tė merrej nė aeroport nga bashkėpunėtorė tė 23- vjeēarit. Kjo pasi vlera e kėsaj sasie kokaine nė Itali do tė ishte disa herė mė e lartė se sa nė tregun shqiptar tė lėndėve narkotike. Pas marrjes nė pyetje nė mėnyrė tė hollėsishme nga policia italiane tė 23 -vjeēarit shqiptar pritet qė tė zbardhet edhe linja e plotė e trafikut qė sillte kokainė kolumbiane 100% tė pastėr nė drejtim tė Europės.

Arrestimi
23- vjeēari shqiptar ėshtė arrestuar nga policia italiane nė aeroportin e Fiumiēinos nė Romė teksa transportonte nė valixhet e tij katėr kilogramė kokainė tė pastėr qė vinte nga Kolumbia. Ai sapo kishte zbritur nga avioni i linjės Karakas- Romė- Tiranė dhe priste nė sallė qė tė nisej nė drejtim tė Shqipėrisė

Kontrolli
Sapo ka parė policinė italiane studenti shqiptar ka treguar njė pasaportė diplomatike me anė tė tė cilės mund tė lėvizte lirisht nė Itali. Ndėrkohė ai ka nxjerrė edhe dokumentet qė tregonin se ishte student dhe jetonte nė Paris. Kjo nuk i ka mjaftuar policisė, e cila ka vazhduar procedurėn me kontrollin e bagazheve

Pasaporta
Verifikimi i policisė dhe prokurorisė shqiptare ka treguar se pasaporta diplomatike ishte e rregullt. Ajo ishte marrė nga 23- vjeēari nė rrugė zyrtare pasi e ėma kishte punuar si diplomate nė nė Ambasadėn Shqiptare nė Paris. Tashmė e ėma e studentit tė arrestuar punon nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme

Dėshmia
Pas arrestimit nga policia italiane studenti 23- vjeēar nga Shqipėria ėshtė izoluar nė qelitė e rajonit tė policisė sė Civitavecchia, njė lagje e kryeqytetit italian. Ai ėshtė marrė menjėherė nė pyetje nga hetuesit vendas por nuk ka pranuar qė tė flasė. Studenti shqiptar ka qendruar gojėkyēur pėrpara policisė duke refuzuar qė tė tregojė bashkėpunėtorėt e tij nė trafikun e lėndėve narkotike

Droga
Pas analizave qė i janė bėrė sasisė prej katėr kilogramėsh kokainė qė i ėshtė gjetur 23- vjeēarit shqiptar, ekspertėt italianė kanė pohuar se ajo kishte ardhur nga Kolumbia e largėt. Cilėsia e saj shumė e lartė si dhe pastėrtia ishin tipike pėr drogėn qė prodhohet nė “vendin e kokainės”. Pastėrtia e saj e lartė e bėnte lehtėsisht tė mundur pėrzierjen dhe shtimin e saj me substanca tė tjera pėrzierėse

Qetėsia qė ka treguar nė aeroport ka bėrė qė policia italiane tė dyshojė se 23- vjeēari nuk e kishte pėr herė tė parė
Studenti, “ekspert” nė trafikimin e kokainės
Dyshimet e policisė italiane janė se 23- vjeēari shqiptar nuk e kishte pėr herė tė parė qė transportonte kokainė 100% tė pastėr nga Kolumbia nė drejtim tė Europės. Kur ka parė policinė vendase ai ėshtė treguar shumė i qetė dhe ka paraqitur pasaportėn diplomatike tė lėshuar nga shteti shqiptar. Edhe kur policia e aeroportit tė Fiumiēinos i ka kėrkuar qė tė hapė bagazhet, 23- vjeēari, duke qendruar shumė i qetė e ka bėrė kėtė gjė. Madje edhe nė momentin qė po kontrollohej valixhja ku kishte fshehur kokainėn ai nuk e ka tradhtuar veten. Vetėm kur ka parė qė policia ka gjetur qeskat me pluhurin e bardhė ėshtė lėshuar totalisht. Kjo qetėsi e tij pėrpara policisė ka bėrė qė hetuesit italianė tė besojnė se nuk ėshtė njė fillestar qė sapo ėshtė kapur nė rrugėn e tij tė parė. Studenti 23- vjeēar nga Shqipėria ka zgjedhur si vend pėr blerjen e drogės mė tė shtrenjtė Kolumbinė, parajsėn e lėndėve narkotike. Vlera e drogės sė kapur ia kalon dy milionė eurot dhe kjo e ka shtyrė policinė qė tė dyshojė se ai nuk ėshtė pronari i vėrtetė i saj por thjesht njė korrier. Blerja e njė sasie kaq tė madhe kokaine nė Kolumbi kėrkon burime tė fuqishme financiare por edhe njohje shumė tė mira, tė cilat 23- vjeēari nuk i ka. Duke u bazuar nė kėto fakte, policia italiane ka hedhur dyshimet se pas tij fshihet njė rrjet gjigant i trafikut tė lėndėve narkotike nga Kolumbia nė Europė.

Nga:Ened Janina/SHEKULLI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio