Studentet.info
Lajme : PROTESTĖ E MĖSIMDHĖNĖSVE PARA QEVERISĖ
Kyqur 25-10-2005 8:41:52 (1152 Lexime)

Mėsimdhėnėsit nė rrugė – Qeveria pėrsėrit ofertėn e vjetėr

PRISHTINĖ, 25 TETOR- Pas njė proteste tė mėsimdhėnėsve tė tri niveleve tė arsimit para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės, tė martėn, pėrfaqėsuesit e Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės (SBASHK), u takuan me pėrfaqėsuesit e qeverisė, tė cilėt sipas tyre nuk u ka bėrė ndonjė ofertė serioze, prandaj janė tė vendosur pėr vazhdimin e grevės. Me mijėra mėsimdhėnės tė tė gjitha vendeve tė Kosovės, sot protestuan para ndėrtesės sė qeverisė nė kėrkim tė pėrmbushjes sė kėrkesave tė tyre tani mė tė njohura. Kryesindikalisti Ali Shabanaj tha se edhe pas takimit mė zv/kryeministrin Adem Salihaj, ministren e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrmkolli dhe ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale, Ibrahim Selmanaj, gjendja ka mbetur e njėjtė.


Sipas tij, nuk ka asnjė shenjė qė kjo gjendje tė ndryshohet, pasi qė oferta e qeverisė ėshtė po ajo e njėjta, 7 euro shtesė pėr arsim fillor dhe tė mesėm, gjė qė pėr mėsimdhėnėsit ėshtė e papranueshme. “Kėrkesa pėr arsimin fillor bruto janė 216 euro, pėr arsimin e mesėm 244 euro, ndėrsa pėr arsimin universitar varėsisht nga titulli shkencor, dhe pėr profesorin ordinar 495 euro, kėto janė shifrat e pėrgjithshme. Kėto kėrkesa kanė qenė nė qeveri dy javė para se tė fillojė greva dhe ka pasur mundėsi qė ajo t’i realizojė kėto”, tha Shabanaj. Meqė edhe pas protestės sė dytė tė mėsimdhėnėsve qeveria nuk pati ndonjė ofertė tė kėnaqshme pėr punonjėsit e arsimit, kryesindikalisti thotė se janė nė rishikim pėr gjetjen e ndonjė mėnyrė tjetėr tė shprehjes sė pakėnaqėsisė. “Kjo e martė po e shėnon ditėn e 23-tė tė grevės. Duke e parė se ky reagim legjitim sindikal i arsimit tė Kosovės nuk ndryshon shumė nė qasjen e qeverisė ndaj realitetit, ne do tė shoqėrohemi edhe me forma tjera tė shprehjes sė pakėnaqėsisė ndaj injorimit tė kėrkesave tona nga ana e qeverisė”, tha ai. Shabanaj theksoi se Kėshilli Qendror Grevist ėshtė duke punuar nė modalitetet e vazhdimit tė grevės dhe formave tė tjera tė presionit ndaj qeverisė. Ndėrsa sa i pėrket sakrifikimit tė njė viti shkollor, Sipas tij, qeveria po e sakrifikon njė vit shkollor, e jo Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės. Ai bėri tė ditur se lidhur me takimin do tė bisedojė edhe mė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė SBASHK-ut dhe mė pas do tė bėhet e ditur se si do tė rrjedh greva nė ditėt e ardhshme. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio