Studentet.info
Lajme : Studentėt akuzojnė pedagogun Agron Gani
Kyqur 26-10-2005 2:40:19 (2906 Lexime)

Studentėt, peticion kundėr pedagogut

Tiranė, 25 TETOR- “Pedagogu na shet libra me detyrim, na ofendon dhe na bėn terror psikologjik”. Ky ėshtė thelbi i peticionit qė njė grup studentėsh tė vitit tė katėrt tė degės sė Historisė nė Fakultetin e Histori-Filologjisė nė Tiranė kanė bėrė kundėr pedagogut tė tyre, Agron Gani.
Peticioni qė mban firmat e 15 studentėve, parashtron njė sėrė pretendimesh qė lidhen me sjelljen pedagogjike tė profesorit tė lėndės sė Historisė Moderne tė Evropės nė kėtė fakultet. Sipas peticionit, tashmė i dėrguar nė departamentin e lėndės, nė dekanat, nė Rektorat dhe nė Ministrinė e Arsimit, pedagogu mes tė tjerash i detyron studentėt tė blejnė libra. Vetė studentėt nėnshkrues tė peticionit pranojnė se kanė konstatuar shumė shkelje nga ana pedagogut, tė cilat mė pas i mblodhėn nė peticion. “Duke qenė prej mė shumė se tri vitesh studentė nė kėtė degė, kemi konstatuar shkelje administrative dhe ligjore gjatė procesit akademik nga ana e pedagogut Agron Gani”, - thotė njėri prej tyre.


Ankesat
Kėrkesa, drejtuar sė fundi edhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, pėrmban 7 pika, nė tė cilat numėrohen pretendimet e studentėve, tė cilėsuara prej tyre si shkelje dhe abuzim nga ana e pedagogut. Pedagogu, sipas peticionit tė bėrė, “ushtron gjatė gjithė vitit akademik terror psikologjik mbi studentėt, duke u krijuar atyre “psikologjinė e tė mundurit”, nė mėnyrė qė ata tė gjejnė forma tė tjera pėr t’u vlerėsuar pozitivisht”. Studentėt kanė theksuar se pedagogu mban anėn e studentėve tė caktuar. Studentė, qė vetė nėnshkruesit e peticionit, janė ata qė pedagogu u ka bėrė kurse private ose me tė cilėt e lidhin interesa tė tjera. “Kjo gjė dėshmohet nė vlerėsimet e tij”, - thonė studentėt, duke iu referuar notave nė provimeve. Edhe pėr kėto tė fundit, studentėt kanė shprehur shqetėsimin e tyre. “Pedagogu formulon teza provimi jashtė kritereve profesionale dhe didaktike, tezat janė jashtė mase tendencioze dhe nuk bazohen nė kritere objektive”, - thuhet nė peticion, ku shtohet se “Kulmi i abuzimit tė tij ėshtė sezoni i provimeve, ku pjesa mė e madhe e studentėve qė kanė kaluar, pranojnė nėn zė se kanė futur mik ose kanė paguar”.
Libra me detyrim
Libra me listė dhe raporte aspak normale student-pedagog. Kėto janė tė tjera pretendime qė studentėt “kryengritės”, kanė bėrė nė emėr tė pedagogut Agron Gani. “Pedagogu Agron Gani i detyron studentėt tė blejnė libra, leksione tė shtypura, pėr mė tepėr libra tė autorit qė janė jashtė programit akademik si rasti i librit “Burbonėt modernė”, madje duke kėrkuar qė blerja e tyre tė bėhet me listė”, - thuhet nė pikėn e parė tė peticionit. Sipas tij, pedagogu Gani shet libra edhe pa tė drejtė autori. “Shet libra pa tė drejtė autori si “Burime tė zgjedhura”, tė cilat, pasi i fotokopjon, i shet me detyrim, gjithashtu me listė”, - theksohet nė peticion. Studentėt deklarojnė se gjatė vitit akademik, ai kalon caqet e raportit dypalėsh, duke arritur nė ofendime personale. Nė peticion, mes tė tjerash, janė pėrmendur edhe disa prej ofendimeve, qė gjithmonė, sipas studentėve, pėrdoren nga pedagogu. “Qiraxhiu e gjen hanxhiun”, apo “Ju vini nga lugina e shpellave”, janė dy prej ofendimeve qė studentėt kanė pėrmendur nė peticion.
Kėrkesa
Pas tė gjitha pretendimeve tė tyre, studentėt kanė kėrkuar qė pedagogu tė mos asistojė nė provimin e radhės. Ndėrsa menjėherė tė hetohet rreth pretendimeve tė tyre. “Ne kėrkojmė qė pedagogut Agron Gani tė mos i lejohet tė asistojė nė provimin e radhės, qė studentėt tė vlerėsohen objektivisht”, - thuhet nė peticion, ndėrsa vetė studentėt nėnshkrues tė tij ofrohen tė bashkėpunojnė pėr tė vėrtetuar tė gjitha sa kanė parashtruar. “Kėrkojmė tė hetohet rreth pretendimeve tona dhe pėr shkeljet e konstatuara tė merren masa pėrkatėse sipas rregullores dhe ligjeve nė fuqi”, - deklarojnė ata, duke shtuar se presin qė e gjithė kjo tė marrė njė zgjidhje shumė shpejt.

1. Pedagogu Agron Gani i detyron studentėt tė blejnė libra, leksione tė shtypura, pėr mė tepėr libra tė autorit qė janė jashtė programit akademik, si rasti i librit “Burbonėt modernė”, madje duke kėrkuar qė blerja e tyre tė bėhet me listė.
2. Ushtron gjatė gjithė vitit akademik terror psikologjik mbi studentėt, duke u krijuar atyre “psikologjinė e tė mundurit”, nė mėnyrė qė ata tė gjejnė forma tė tjera pėr t’u vlerėsuar pozitivisht.
3. Ai mban anėn e studentėve tė caktuar, tė cilėve u ka bėrė kurse private ose me tė cilėt e lidhin interesa tė tjera, ēka dėshmohet nė vlerėsimet e tij.
4. Formulon teza provimi jashtė kritereve profesionale dhe didaktike, tezat janė jashtė mase tendencioze dhe nuk bazohen nė kritere objektive.
5. Shet libra pa tė drejtė autori si “Burime tė zgjedhura”, tė cilat, pasi i fotokopjon, i shet me detyrim, gjithashtu me listė.
6. Gjatė vitit akademik kalon caqet e raportit student-pedagog, duke arritur nė ofendime personale si “Qiraxhiu e gjen hanxhiun”, “Ku tė punojnė prindėrit”, “Ju vini nga lugina e shpellave”, e tė tjera.
7. Kulmi i abuzimit tė tij ėshtė sezoni i provimeve, ku pjesa mė e madhe e studentėve qė kanė kaluar, pronojnė nėn zė se kanė futur mik ose kanė paguar.

Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio