Studentet.info
Lajme : FLET PER STUDENTET.INFO MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCĖS, AZIZ POLLOZHANI
Kyqur 26-10-2005 7:48:11 (1500 Lexime)


Pėr 50 vjet paratė nuk kanė qenė atje ku ishin nxėnėsit


Shkup, 25 TETOR- Pėr abuzime, tregti me nota, korrupsion, fatkeqėsisht kemi shumė pak ose aspak ankesa. Asnjė person nuk reagon me emėr dhe me mbiemėr dhe na i bllokon rrugėt pėr tė vepruar

Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Aziz Pollozhani, nė intervistėn pėr “STUDENTET.INFO”-n flet pėr decentralizimin e arsimit, rolin e kėshillave tė shkollave tė cilėt do tė jenė nė institucion kyē nė zhvillimin normal tė arsimit, depolitizimin e arsimit, pėr mungesėn e guximit qytetar tė studentėve, pėr mėsimin gjithėditor etj.


STUDENTET.INFO: Zoti ministėr, si ėshtė gjendja e arsimit pas kėsaj periudhe tė shkurtėr tė decentralizimit dhe si do tė forcohen kapacitetet e arsimit ku komunat janė shprehur shumė skeptike nė kėtė drejtim?

POLLOZHANI: Forcimi i kapaciteteve reformuese nė arsim, do tė bėhet nėpėrmjet mjeteve qė ka ndarė Banka Botėrore, me tė cilėn do tė pėrmirėsojmė reformat qė nga niveli i ministrisė deri nė nivelin e komunave. Arsimi nė Maqedoni, kėtė vit ka fituar 15 milionė euro ndihmė pėr aplikimin e decentralizimit nė arsim. 10 milionė euro nė formė grantesh do tė shkojnė direkt nėpėr shkolla nė bazė tė programeve tė caktuara pėr menaxhimin dhe forcimin e aftėsive menaxhuese edhe pas pėrfundimit tė implementimit tė kalimit tė kompetencave. Nė pėrgjithėsi 15 milionė eurot do tė shpėrndahen nė mėnyrė transparente brenda tre vjetėsh nėpėr tė gjitha shkollat nė Maqedoni.

STUDENTET.INFO: Nė ēfarė formule do tė bėhet ndarja e kėtyre mjeteve nėpėr shkolla?

POLLOZHANI: Mjetet do t’u jepen shkollave nė bazė tė njė formule qė llogaritet sipas numrit tė nxėnėsve. Kėto mjete do tė ndahen pėr forcimin e vetė shkollave, duke pėrfshirė nxėnėsit, arsimtarėt dhe kėshillat e shkollave dhe 30 pėr qind nė pėrmirėsimin e infrastrukturės sė shkollės. Nga kėto mjete do pėrfitojnė shumė shkollat qė kanė numėr tė madh tė nxėnėsve, tė cilat nė fondin e tyre do tė arkėtojnė mjete tė konsiderueshme.

DECENTRALIZIMI DO SHUMĖ PUNĖ

STUDENTET.INFO: Kryetarėt e komunave ankohet dhe mendojnė t’i kthejnė prapė kompetencat?


POLLOZHANI: Duke i marrė parasysh kėto politika financuese pėr shkollat dhe mjetet tjera, del se nuk janė tė vėrteta ankesat qė bėjnė shumica e udhėheqėsve tė komunave dhe shkollave se nuk kanė mjete. Ka njė zvogėlim tė buxhetit tė arsimit nė krahasim nga vitet e kaluara, mirėpo duke llogaritur mjetet direkte ato janė shumė mė tė mėdha se viteve tjera. Ēdo shkollė ēdo vit do tė fitojė nga 10 mijė deri nė 15 mijė euro, e veēanėrisht shkollat e mesme. Grantet kanė filluar kėtė vit tė aplikohen. Kemi filluar me pilot shkolla. Nė Shkup shkolla e mesme “Zef Lush Marku”, ėshtė njėra nga kėto shkolla. Nė pėrgjithėsi pilot projekti i granteve sivjet ėshtė duke u aplikuar nė shkollat multilingualizmin.

STUDENTET.INFO: Ka njė keqkuptim nė zgjedhjet e drejtorėve?

POLLOZHANI: Procesi i decentralizimit dhe decentralizimi nė pėrgjithėsi nga faza teorike dhe deri nė implementimin e tij ėshtė njė proces qė do shumė punė. Askush nuk e ka pritur tė jetė i thjeshtė realizimi i tij. Pra, obligimet dhe vėshtirėsitė kanė qenė tė kalkuluara dhe veēanėrisht nė arsim, duke marrė parasysh kompleksitetin e procesit tė arsimit. Nė arsim u paraqitėn probleme plotėsuese. Unė u mundova qė pėrveē nevojave ose elementeve qė burojnė nga Ligji pėr decentralizim t’i realizoj pikė pėr pike, ashtu siē ėshtė paraparė me ligj. Unė i dhashė kapacitetin burimor qė buronte nga ky ligj.

STUDENTET.INFO: Po ankesat vazhdojnė?

POLLOZHANI: Me anė tė ligjit u munduam qė tė bėjmė “dozėn” e politizimit tė arsimit. Kjo dozė politizimi bėhet nga shumė konstatime, si tė brendshme, tė jashtme dhe nga ata qė ishin drejtpėrdrejtė tė inkuadruar me nxėnėsit. Arsimi nė Maqedoni ėshtė i tejpolitizuar dhe ky politizim nė mėnyrė qenėsore e dėmton vetė procesin edukativ-arsimor. Depolitizimi i arsimit nė fillim fillon me zgjedhjen e drejtorėve. Pasi themelimi i shkollave u transferua nė komuna nė bazė tė ligjit, administrimi ishte element i cili ishte i lidhur me politizim dhe financim nė lidhje me pushtetin vendor. Formula e financimeve tė komunave ėshtė vėnė nė ligj. Unė qė tė garantoj qėndrueshmėrinė e financimit tė arsimit, nė ēdo cep tė Maqedonisė formulėn e vura nė ligj qė tė garantohet. Kjo ishte njė veprimtari shumė e rėndėsishme. Mė kėtė kam korrigjuar njė padrejtėsi qė reflektohet nga njė afat kohor shumė i gjatė nga e kaluara.

STUDENTET.INFO: Do tė thoni se keni evituar elementin e diskriminim institucional tė arsimit shqip?

POLLOZHANI: Paratė nuk kanė qenė aty ku kanė qenė nxėnėsit. Ju kuptojeni si ėshtė zhvilluar pėr 50 vjet arsimi nė Maqedoni. Ka pasur elemente tė diskriminimit institucional tė arsimit nė Maqedoni. Formula ėshtė ajo me objektive e venė nė ligj, e cila garanton njė trend tjetėr dhe nė pėrputhje me standardet evropiane. Kėshtu qė paratė do tė shkojnė atje ku janė nxėnėsit. Formula e financimit tė shkollave, konkretisht pėrmban ndarjen e mjeteve nė bazė tė numrit tė nxėnėsve dhe nė asnjė mėnyrė nė bazė tė qejfit tė dikujt, s’i ka qenė deri mė tani. Nga e kaluara vuajti edhe administrimi ku lidhet depolitizimi dhe mėnyra sesi emėroheshin dhe shkarkoheshin drejtorėt. Komuna si themeluese dhe financuese e shkollave do tė luajė njė rol vendimtar nė kėtė proces.

POLITIZIMI I ARSIMIT, PROBLEM PATOLOGJIK

STUDENTET.INFO: Kėshilli i shkollės, ēfarė roli do tė luajė nė kėtė proces?


POLLOZHANI: Pėr tė depolitizuar arsimin e forcuam Kėshillin e shkollės qė ky tė jetė ai kryesori qė do tė vendosė pėr administratėn e shkollės dhe konkretisht pėr drejtorin. Kryetarėt e komunave nuk janė jashtė loje, pėr shkak se edhe ata do tė jenė bashkėzgjedhės me kėshillin e shkollės, me anė tė pėrfaqėsuesve tė tyre. Kryetarėt e komunave u gjendėn tė dėshpėruar, pasi e keqkuptuan ligjin, duke menduar se ende do tė vazhdojė tradita, qė nė vend tė ministrit qė i emėronte drejtorėt, tani do tė emėronin ata, duke menduar hipotetikisht se kryetarėt e komunave janė ministrat lokalė tė arsimit. Nėse do tė lejoja qė kryetarėt e komunave tė emėronin dhe shkarkonin drejtorė, do tė ishte vazhdimi tragjik i politizimit tė arsimit. Ne u kemi dhėnė kompetenca atyre qė mė shumė i tangon problemi i arsimit, pra prindėrve. Politizimi i arsimit u bė problem patologjik. Nga disa kjo konsiderohej normale. Ata nuk janė nė gjendje tė pranojnė njė realitet tė ri dhe pėr kėtė shkak krijojnė konfuzion. I ftoj tė gjithė qė ta kuptojnė si tė nevojshėm dhe tė detyrueshėm depolitizimin e arsimit, pasi ēdo kthim mbrapa dhe ndėrrim i kėtij koncepti, do tė ishte fatal pėr decentralizimin e arsimit, pasi decentralizimi me elemente politizuese do tė ishte mė fatal se politizimi nė nivel qendror.

STUDENTET.INFO: Si i kanė kuptuar kėshillat e shkollave kėto kompetenca?

POLLOZHANI: Ftoj pjesėtarėt e kėshillave tė shkollės, arsimtarėt, prindėrit dhe pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal, qė tė ngrenė nivelin e vetėdijes sė tyre. Sepse ky kėshill ėshtė bėrė faktor i rėndėsishėm nė kėtė kontekst. Tė marrin pėrgjegjėsinė, tė inkuadrohen nė nivel tė vetėdijes qytetare, pasi kjo punė ėshtė shumė me rėndėsi pėr vetė fėmijėt e tyre. Ligjshmėrinė dhe kualitetin do ta kontrollojė inspektorati. Por, ama shumė ēka do tė varet nga kėta kėshilla, nga tė cilėt do tė varet funksionimi i arsimit.

STUDENTET.INFO: Si konkretisht komunat do t’i financojnė shkollat?

POLLOZHANI: Nė fazėn e parė tė decentralizimit, komunave do t’u jepen disa ingjerenca, ndėrsa nė fazėn e dytė qė fillon nė vitin 2007 do tė jepen ingjerencat e fazės sė financimit. Kompetencat kryesore janė financimi. Financimin e kanė komunat, pasi mjetet tona shkojnė nėpėrmjet komunave nė shkolla, pėrveē donacioneve qė shkojnė drejtpėrdrejt nė shkolla. Komunat do tė mund tė menaxhojnė mirė atėherė kur do t’i marrin financat si bllok donacione. Kryetarėt e komunave do tė shohin se kanė shumė kompetenca nė momentin qė do t’i marrin kėto mjete. Kush ka mjetet, ka mjetet pėr determininim e zhvillimit tė arsimit. Pas njė viti komunat, gjegjėsisht kėshillat e komunave do tė zotėrojnė mjete financiare nė formė tė bllok donacioneve dhe do tė kenė mundėsi tė zgjidhin vetė se sa paralele do tė hapen.

STUDENTET.INFO: Kush do ta kontrollojė kualitetin?

POLLOZHANI: Qeveria qendrore me inspektoratin vlerėson kualitetin, Byroja pėr arsim promovon kualitetin e arsimit, pushteti lokal merr pjesė nė qeverisje dhe merr pjesė nė financim, kurse kėshilli i shkollave do tė marrė pėrgjegjėsinė pėr avancimin e politikave pedagogjike dhe zgjedhjes sė arsimtarėve dhe drejtorėve tė shkollave.

STUDENTET.INFO: Kishillat ekzistues tė shkollave janė akuzuar se janė tė formuar nga drejtorėt e tanishėm?

POLLOZHANI: Kryetarėt e komunave kishin njė dyshim se drejtorėt e shkollave i kanė krijuar ata kėshilla sipas dėshirave tė veta dhe pėr kėtė arsye ne vendosėm qė kėshillat e mėparshėm tė jenė deri nė 1 prill. Nga 1 prilli nė prezencė edhe tė pėrfaqėsuesve tė kryetarėve tė komunave do tė rizgjidhen kėshillat e rinj tė shkollave. Pasi tė zgjidhen kėshillat e rinj tė shkollave, inspektorati i arsimit do tė vlerėsojė se ku nuk i pėrmbushin drejtorėt kushtet e parapara me ligj. Ligji i ri i decentralizimit tė arsimit nuk mbron drejtorėt ekzistues, por vendos njė sistem i cili garanton njė arsim tė mirėfilltė dhe qė eliminon politizimin.

STUDENTET.INFO: Qėndruat dy javė nė SHBA, si e shikojnė ndėrkombėtarėt kėtė proces?

POLLOZHANI: Banka Botėrore mė ka dhėnė mbėshtetje tė fuqishme pėr kėtė ligj modern dhe pėr kėtė formė tė transparencės nė sferėn e arsimit. Nė Uashington kėrkova qė tė mbahet njė konferencė ndėrkombėtare pėr decentralizimin e arsimit nė Maqedoni dhe Banka Botėrore mė ofroi mbėshtetje tė plotė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pasi ne arritėm tė krijojmė mbėshtetje nga politikat e ndryshme financiare ndėrkombėtare.

REFORMAT NĖ ARSIM-KONCEPTE MODERNE

STUDENTET.INFO: Politizimi i arsimit te ne ėshtė bėrė traditė?


POLLOZAHNI: Politizimi ėshtė njė nga sėmundjet e shoqėrive nė transicion. Reformat dhe ligji objektiv dhe modern mendoj se ėshtė njė bazė e mirė pėr tejkalimin e kėsaj sėmundjeje. Drejtorėt partiakė janė njė sėmundje qė dėmton rėndė shoqėrinė tonė. E keqja jonė ėshtė se te ne ėshtė bėrė traditė. Unė mundohem me ligj t’i japė fund kėsaj sėmundjeje tė rėndė. Fatkeqėsisht, nė vend qė tė pėrshėndetet ky hap, kemi kritika. Kėto kritika janė pėr shkak tė traditės patologjike qė i ka kapluar njė numėr shumė i madh njerėzish qė janė mėsuar qė tė politizojnė arsimin. Roformat qė kam bėrė nė arsim, janė koncepte moderne tė pėrceptimit tė arsimit. Nuk kam iluzione se vetėm me ligj do ta pastroj arsimin nga politika, por nė kėtė proces patjetėr tė inkuadrohet edhe shoqėria nė pėrgjithėsi pėr tė arritur qėllimin qė kemi sė bashku, depolitizimin e arsimit.

STUDENTET.INFO: Ligji, si e parasheh pėrmirėsimin e kualitetit tė arsimit?

POLLOZHANI: Arsimi nė pėrgjithėsi ka qenė i ngarkuar me shumė probleme, siē ishin problemet ndėretnike. Po ashtu njė ndėr faktorėt e mėdhenj qė kanė sjellė problem janė ata qė kanė tė bėjnė me kualitetin. Kaluam problemet qė pengojmė arsimin nė baza etnike, tash patjetėr tė gjithė sė bashku tė vazhdojmė punėn nė rritjen e kualitetit. Gjatė kohė arsimimi STUDENTET.INFOkisht si nė fillore ashtu edhe nė tė mesmen e tė lartėn ėshtė zhvilluar nė bazė tė njė traditė tė njė sistemi tė kaluar. Sistemi socialist i arsimi u shkatėrrua. Brenda kohe nuk u ndėrtua ndonjė sistem i mirėfilltė i arsimit. Mė ra barra mua qė tė bėj ēmos nė kėtė drejtim. Tani kemi njė shkollė fillore dhe tė mesme, e cila ka filluar shumė mirė tė praktikojė kėto reforma dhe metodat e reja qė janė nė proces. Ne filluam edhe me vitin 0, i cili nė tė gjithė botėn praktikohet, pasi ēdo herė nxėnėsit sa ma shumė tė jenė tė lidhur me arsimin kanė mė shumė sukses. Edhe fshatrat mė tė thellė do tė fillojnė nė vitin 0. Shteti u garanton tė gjithėve arsimim tė njėjtė. Viti 0 do tė pėrmirėsojė nė masė tė madhe kualitetin e arsimit.

STUDENTET.INFO: Keni paralajmėruar licenca pėr arsimtarėt?

POLLOZHANI: Arsimtarėt do tė trajnohen. Kėtė do ta bėjmė pėr shkak se kualiteti i arsimit arrihet vetėm me punė tė vazhdueshme, me njohjen e gjuhėve tė huaja, me njohjen e mirė tė kompjuterit dhe tė internetit. Arsimtarėt deri mė tani kanė pėrdorur metodėn e faktografisė ose tė tė mbajturit mend. Kjo metodė ėshtė treguar e pasuksesshme, pasi arsimtari i ka mėsuar aq sa ka ditur. Ndėrsa filozofinė qė ne do ta praktikojmė ėshtė tjetėr. Jo tė mbushin kokėn e fėmijėve me informacione, por tė mėsojmė nxėnėsit se si duhet tė mėsojnė dhe si tė mėsojnė. Nėse arsimtarėt arrijnė tė mėsojnė nxėnėsit qė ata mė tutje tė kėrkojnė tė mėsojnė, kjo do tė jetė sukses i mrekullueshėm. Kėtė e praktikojnė e gjithė shtetet me zhvillim tė mirėfilltė tė arsimit. Kjo ėshtė reforma mė e madhe nė arsim. Kjo nuk ėshtė e lehtė pėr shkak se kjo ėshtė e lidhur me tekstet mėsimore, me plan-programet arsimore, me pėrgatitjen e arsimtarėve. Edhe botuesit e ndryshėm qė janė tė lidhur me arsimin duhet tė ndėrrojnė mentalitetin, pėr shkak se koha kėtė e kėrkon. Nxėnėsit do tė mėsohen tė dinė se ēfarė duhet tė mėsojnė, pėrveē asaj qė ua kanė dhėnė arsimtarėt. Pėr kėtė jemi duke marrė aktivitete tė fuqishme.

STUDENTET.INFO: Dy institucionet e arsimit, Inspektorati dhe Byroja e arsimit tej mase kanė keqpėrdorur pozitėn e tyre? Si do tė transformohen kėto dy institucione arsimore?

POLLOZHANI: E ndėrruam me ligj rolin e inspektoratit, rolin e Byrosė, duke u mundėsuar qė kontribuojmė nė Byro tė Arsimit, e cila do tė jetė nė bazė tė njė oferte mė tė madhe e jo mbi bazėn e njė pėrzgjidhjeje tė njė numri tė caktuar njerėzish. Byroja ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi atje realizohen reformat me metodologjinė e re tė arsimit. Byroja nė tė ardhmen do tė jetė njė vend ku do tė analizohen situata tė ndryshme. Byroja nuk mund tė mbyllet vetėm me njerėzit e saj, por tė gjitha projektet duhet t’i nxjerrė nė treg. Kurikulumet, plan-programet pse t’i bėjė byroja vetėm me disa njerėz. Le tė konkurrojė ēdo kush, pasi vetėm nė kėtė formė ka mundėsi tė zgjedhėsh. Ekspertėt e njėjtė nuk kanė mundėsi tė bėjnė reforma pėr 30 vjet, pasi ai gjithmonė duhet ta mohojė vetveten. Gjithmonė deri mė tani njė kėshilltar i arsimit ka ftuar 10 persona pėr ndėrrimin e njė plan-programi dhe gjithmonė janė ftuar njerėz tė njėjtė aty ku vetė kalkulojnė, ku nesėr do tė jetė ai aty. Ka pasur raste kur i njėjti njeri e ka bėrė kurikulumin, e shkruan librin, e vlerėson librin, e shet librin. Ata janė disa njerėz tė byrosė. Duke vlerėsuar se kjo vetėm ka pėrkeqėsuar situatėn, ne nė bashkėpunim me udhėheqėsit e byrosė dhe me ndėrkombėtarėt jemi duke pėrgatitur njė ligj i cili shpejt do tė kalojė nė parlament nė fazėn e dytė, ku do t’i jepet fund kėsaj tradite tė keqe dhe do tė krijojė njė reformė nė vetė byronė.

S’KA RRITJE TĖ RROGAVE PA DEFINUAR POLITIKĖN TONĖ TĖ RAPORTIT NXĖNĖS ARSIMTAR

STUDENTET.INFO: Mėsimi gjithėditor po praktikohet vetėm nė Shkup. Gjithė qytetet tjera tė Maqedonisė janė diskriminuar nė kėtė aspekt. Ju jeni kundėr mėsimit gjithėditor, ndėrsa maqedonasit ju akuzojnė?


POLLOZHANI: Nė Maqedoni fatkeqėsisht shumė gjėra bėhen nė mėnyrė jo normale. Tė kesh numėr tė pakėsuar nxėnėsish, dhe nė anėn tjetėr tė mbash numėr tė njėjtė tė arsimtarėve duke u thirrur nė statusin social tė arsimtarėve ėshtė absurde. Sindikata kėrkon rroga mė tė larta tė arsimtarėve. Unė jam pėr rritjen e mirėqenies sė arsimtarėve, mirėpo sindikata dhe arsimtarėt duhet tė dinė se nuk mund tė bėhet politikė nė pėrmirėsimin e kushteve tė arsimtarėve qė punojnė nė arsim dhe qė i meritojnė rritjen e rrogės dhe atyre qė nuk kanė vende pune t’u rritet rroga me arsyetimin e politikės sociale. Nuk do tė kėtė rritje tė rrogave pa definuar politikėn tonė tė raportit nxėnės arsimtar. Ēuditėrisht disa shkolla mbajnė numėr tė njėjtė tė arsimtarėve me numėr tė zvogėluar tė nxėnėsve dhe kjo seriozisht nuk lejon qė tė bėjmė politikė pėr pėrmirėsim tė kushteve tė arsimtarėve. Nė Shkup arsimi ka kushte mė tė mira. Ėshtė zvogėluar numri i nxėnėsve dhe hapėsira mėsimor ka mbetur bosh. Kanė vendosur tė mbajnė dy arsimtarė pėr njė klasė. Njėri para dite tjetri pas dite. Arsye e tyre ka qenė se kėtyre fėmijėve u punojnė tė dy prindėrit. Kjo ėshtė e jashtėligjshme, pasi nė bazė tė ligjit tė gjithė fėmijėt e Maqedonisė meritojnė trajtim tė njėjtė nė sferėn e arsimit. Nėse do tė mėsojnė nė Shkup tėrė ditėn, do tė mėsojnė edhe nė Dellēevė, edhe nė Gostivar, edhe nė Tetovė, bile edhe nė tė gjithė fshatrat malore. Nuk ka mundėsi qė dikush qė gjendjen sociale e ka mė tė mirė, pasi i punojnė dy prindėrit t’i mundėsohet edhe fėmija t’i shkollohet gjithė ditėn, ndėrsa ndonjė fėmijė qė asnjėri prind nuk i punon tė mos mund tė shkollohet edhe pa kushte elementare. Kėtė nuk do ta lejoj. U kam treguar se duhet tė pėrgatiten qė tė gjejnė mjete pėr dyfishin e arsimtarėve qė do tė punėsohet nė tė gjitha shkollat e Maqedonisė. Arsimi ėshtė i garantuar mė ligj dhe me tė gjitha ligjet universale tė arsimit tė gjithė fėmijėt kanė tė drejtė shkollimi tė njėjtė. Pėr tė gjithė do tė vlejė e njėjta metodė e jo dikush tė pėrfitojė nė kurriz tė tė tjerėve. Nuk mund qė pėr 24 nxėnės tė kenė dy arsimtar.

STUDENTET.INFO: Libri i historisė ka ngjallur debat?

POLLOZHANI: Libri i historisė kuptohet se nuk ėshtė perfekt. Ne kemi arritur qė libri i historisė tė reflektojė njė realitet tė ri qė ėshtė krijuar nė Maqedoni. Qėllimi pėr njė histori reale u arrit me konsensusin e tė gjithė pėrfaqėsuesve tė bashkėsive etnike, shqiptarėve, turqve dhe maqedonasve. Librat janė bėrė nga ekspertė dhe unė vetėm kam nėnshkruar atė qė ekspertėt kanė menduar se ėshtė mė e mira. Klasa e 7 dhe e 8 ėshtė pritur tė ketė kritika pėr shkak se aty trajtohet historia e re apo politike. Ne kemi dhėnė fakte reale dhe kjo moshė e nxėnėsve do tė mėsojnė fakte tė mjaftueshme pėr tė njohur njėri tjetrin.
Marrėveshja e Ohrit parasheh ndėrrime rrėnjėsore. Si mendo dikush qė tė mos bėhen ndėrrime nė librat e diskutueshėm? Jam i vetėdijshėm se ende nė opinionin maqedonas ka bindje tė gabueshme. Mendojnė se diēka duhet tė ndėrrohet vetėm virtualisht. Marrėveshja e Ohrit ėshtė nėnshkruar dhe ajo parasheh ndėrrimin jo vetėm virtualisht tė gjėrave, por pėr tė ndėrtuar njė shtet krejt tjetėr fare. Arsimi ėshtė ardhmėria e mentaliteteve dhe ndėrrimet janė tė patjetėrsueshme. Ndėrrimi i mentaliteteve tė vjetra duhet patjetėr tė ndėrrohet qė t’i japin shansė Maqedonisė.

JO VETĖM SHQIPTAR, POR EDHE KUALITET

STUDENTET.INFO: Arsimi i lartė vazhdon tė lėngojė. Konkretisht arsimi i shqiptarėve?


POLLOZHANI: Fatkeqėsisht shfrytėzimit tė tė mirave tė arsimit jo gjithmonė i qasemi nė seriozitetin e mjaftueshėm. Disa vlera duhet tė shihen si karakteristike pėr vlerat universale dhe mbi kėto tė ndėrtohen ato kombėtare etj. Kam mirėkuptim pėr shkak se shqiptarėt nė tė kaluarėn ishin tė diskriminuar, ndėrsa tani kjo nuk mund tė ndodhė dhe pėr kėtė kėrkoj qė tė reflektojnė nė kualitet. Kjo ėshtė e vetmja mundėsi qė tė arrihet ajo qė ėshtė arsim dhe dije. Mungesa e demokracive tė avancuar ėshtė si shkak i mungesės sė kapaciteteve tė shoqėrisė civile. Mosreagimi, mosshfaqja e problemit, moskyēja e segmenteve tė caktuara tė nevojshme nė pengimin e kėtyre dukurive ėshtė dėshpėruese. Mė brengos qė edhe tani krijohen shoqata tė ndryshme mbi baza etnike. Dikur ky organizim ishte reagim ndaj asaj qė na ėshtė diktuar. Tani duhet rishqyrtuar pasi nėse nuk reagojmė tani, ka mundėsi tė mbyllemi nė vetvete dhe tė krijojmė substandarde dhe pastaj tė mendojmė se ajo ėshtė bota. Nė universitet nuk kemi situatė shumė mė tė mirė pasi ka edhe tendenca tė caktuara pasi dikush tenton tė shkelė mbi vlera universale tė arsimit vetėm duke promovuar vetėn si shqiptarė, e jo duke shikuar nė thelb kualitetin e tij.

STUDENTET.INFO: Ēfarė ndėrmerr Ministria pėr pengimin e kėtyre antivlerave. Konkretisht, njė shitės pėr cilin njerėzit nuk e dinė mirė se a e ka kryer me kohė shkollėn e mesme bėhet profesor universiteti pėr njė kohė rekord?

POLLOZHANI: Universiteti ka autonominė e tij. Ky problem duhet analizuar mirė. Nė ēėshtje tė kuadrove universiteti ka autonomi tė plotfuqishme. Ministria shikon vetėm ligjshmėrinė, financat, ndėrsa kuadrot duhet tė zgjidhen nga vetė universitetet. Procedura e zgjedhjes sė profesorėve ėshtė ēėshtje e ligjit. Nė bazė tė procedurave ligjore, ai duhet tė ketė edhe mendimin e tre profesorėve. Sa zbatohen dhe si arrijnė deri kėtu janė nė pėrgjegjėsi tė universiteteve pėr shkak tė autonomisė sė tyre. Ministri reagon atėherė ku sheh se ka probleme dhe me anė tė instrumenteve tė tjera merr masa pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Politikat joparimore tė arsimit nuk mund tė zgjidhen me politike parimore. Janė grumbulluar gjatė kohė. Mirėpo, nuk ka asnjė justifikim qė pas fatkeqėsisė sonė fshihen budallallėqet e njerėzve tė caktuar nė situata tė caktuara.
Ne fatkeqėsisht kemi shumė protesta tė studentėve, ndėrsa fatkeqėsisht nuk kemi asnjė protestė pėr kualitetin e ndonjė profesori, qė dėmton shumė mė shumė se tė gjitha dėmet tjera qė mund t’i krijohen njė studenti. Kjo ėshtė pėr tė tė ardhur keq, pasi krejt nėpėr rrugė tregojnė se filan profesori nuk shkon nė ligjėrata, filan tjetri nuk ka dhėnė asnjė nėnshkrim dhe nuk vjen nė provime etj, mirėpo asnjė nuk reagon institucionalisht.

STUDENTET.INFO: Sipas jush, ēfarė duhet tė bėhet nė kėtė drejtim?

POLLOZHANI: Diskriminimi institucional i arsimi pėr njė kohė tė gjatė ka sjell njė situatė tė nderė. Kapaciteti ynė arsimor ėshtė i vogėl. Tash kemi dy universitete dhe nė aspektin kuadror po shihet se ka defekte tė theksuara. Ne maksimalisht si shqiptar duhet tė punojmė qė tė krijojmė vlera tė mirėfilltė arsimore qė tė mund tė mbulojmė rrjetin e arsimit. Unė mund tė hap pėr njė ditė 20 paralele nė njė shkollė ose sa tė duam, mirėpo nuk mund tė krijoj kuadėr kualitativ i cili do tė jepte arsim kualitativ brenda njė dite. Ky ėshtė ēmimi i politikave tė sė kaluarės. Shpresoj qė kėto faza t’i tejkalojmė sa mė mirė me qėllim qė tė arrijmė nė nivel tė mirėfilltė.

AKREDITIMI DO TĖ BĖHET PĖR TĖ GJITHA ATO DREJTIME QĖ KANĖ KUSHTE

STUDENTET.INFO: Pėrflitet se do tė bashkohen dy universitetet?


POLLOZHANI: Nuk mund tė them asgjė. Ne jemi pėrgjegjės pėr Universitetin e Tetovės, ndėrsa pėr UEJL-nė vendosin themeluesit e tij dhe donatorėt. Asgjė nuk mund tė bėhet pa mos u analizuar mirė e gjithė situata. Tė gjitha palėt duhet tė pajtohen pėr tė marrė njė vendim tė caktuar pėr njė punė tė caktuar. Edhe nė kėtė rast duhet tė jenė tė njė mendimi tė gjitha palėt pėr tė ndodhur njė gjė e tillė?

STUDENTET.INFO: Katėr fakultete presin akreditimin dhe shumė studentė qė kanė diploma pa legalizuar?

POLLOZHANI:Akreditimi do tė bėhet pėr tė gjithė ato drejtime qė kanė kushte. Duhet njerėzit tė bėjnė dallimin nga hallexhinjtė qė kanė mbetur nga 10 vjetėshi i UT-sė nga tė tjerėt qė duan tė pėrfitojnė nga halli i tyre. Do t’i akreditojmė tė gjitha ato drejtime qė kanė kushte kuadrovike, objekte tė mjaftueshme pėr mbarėvajtjen e procesit akademik, etj. Pėr ata studentė qė kanė mbetur nga 10 vjetėshi do tė zgjidhet problemin i tyre, mirėpo nuk mund tė toleroj qė tė tjerėt hyjnė e tė pėrfitojnė nga halli i tyre, pasi ne atėherė vėrtet nuk bėjmė asgjė. Nuk do tė toleroj qė tė vazhdohet tė hapim drejtime vetėm sa pėr t’i pasur, po kur do t’i hapim drejtimet e reja duhet patjetėr t’i plotėsojnė tė gjitha kushtet.

STUDENTET.INFO: Arsimi sipėror identifikohet me abuzime, tregti me notat, korrupsion, nepotizėm. Kur do t’u shpallė luftė tė hapur kėtyre dukurive ekzistuese Ministria?

POLLOZHANI: Fatkeqėsisht kemi shumė pak ose aspak ankesa pėr kėto dukuri negative. Asnjė person nuk reagon me emėr dhe me mbiemėr dhe na i bllokon rrugėt pėr tė vepruar. Por, ne nė vazhdimėsi po i luftojmė kėto dukuri nė bazė tė fakteve qė kemi. Nepotizmi nė arsimin shqip duhet tė shikohet shumė mirė. Ngritja e kėtij problemi nuk ka shumė fakte, pėr shkak se ku tė jetė ajo e mirė qė pėr shembull njė shtėpi tė kėtė tre doktorė shkencash tė vėrtetė. Nepotizmi duhet tė shikohet kur ai ndodh dhe ėshtė nė dėm tė vetė procesit arsimor. Me kėtė desha tė them se nėse personi i caktuar nuk ėshtė kompetentė pėr njė lėndė tė caktuar dhe ka ardhur aty vetėm se ka njė tė afėrme tė tij, atėherė ky ėshtė dėmi mė i madh. Nėse nuk i qasemi nė njė mėnyrė shumė objektive nepotizmit, ne mund tė dėmtojmė veten edhe ato pak kuadro qė i kemi.

Intervistoi: HALIT AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio