Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 28-10-2005 7:05:40 (1303 Lexime)


Pse nuk protestohet kundėr pseudopedagogėve?

Nga:Emin AZEMI


Kur do tė ndodhė qė studentėt tė protestojnė pėr kualitet mė tė lartė nė studime dhe pėr njė nivel mė tė konsoliduar tė politikės kadrovike nėpėr universitete? Kjo pyetje ka domethėnie tė plotė nėse ia hedhim njė vėshtrim panoramik, gjendjes sė studimeve nė universitet, me theks tė posaēėm nė gjuhėn shqipe.
Ėshtė fakt i pamohueshėm se shqiptarėt kanė bėrė disa hapa progres nė tejkalimin e mungesės sė arsimit universitar nė gjuhėn shqipe. Tash e disa vite, tė rinjtė shqiptarė nuk kanė qenė tė detyruar tė shkojnė larg vendlindjeve tė tyre, nė Prishtinė, nė Tiranė, nė Beograd, nė Zagreb, qė tė shkollohen, por kėtė tė drejtė e kanė realizuar nė Tetovė. Tani, madje kemi dy universitete dhe kėrkesat e tė rinjve tanė po hasin nė njė terren mjaft tė favorshėm. Tė rinjtė tanė dhe prindėrit e tyre, kanė shkurtuar shumėfish shpenzimet, peripecitė dhe kilometrat pėr tė ardhur deri te diploma dhe dija.


Ajo ēka mund tė quhet politikė aktuale arsimore nė Maqedoni, karakterizohet me njė tendencė tė vazhdueshme tė pėrmirėsimit tė kushteve dhe kritereve, qė do ta bėnin tė pakrahasueshme situatėn e tanishme me atė tė para dhjetė e mė shumė viteve.
Por,edhe sa ne shqiptarėt do tė jetojmė nė “fajllin” e ankimeve dhe arsyetimeve me bazė etnike, duke u munduar jo rrallė dobėsive tona tė brendshme t’u japim njėfarė mbėshtjellėsi virtual, pa asnjė troh vetėkritike dhe vetndėrgjegjėsim. Nėse ishte dhuratė pėr shqiptarėt demokracia qė u solli arsimim nė gjuhėn shqipe edhe nė nivelin universitar, shtrohet pyetje sa kjo dhuratė po ēmohet dhe sa po keqpėrdoret nga individė tė caktuar? Ėshtė evidente se universitetet tona nė fillim kishin nevojė tė konsolidohen me kuadro tė cilėt jo gjithmonė pėrmbushnin kriteret shkencore e akademike. Mirėpo, studentėt tanė, tė cilėt janė receptues tė drejtpėrdrejt tė dijes akademike, asnjėherė deri mė tani nuk kanė protestuar kundrejt nivelit tė dobėt akademik tė pedagogėve tė tyre. Ata (studentėt) vazhdojnė tė protestojnė pėr shumė ēėshtje qė, gjithsesi janė tė rėndėsishme pėr ta, por jo edhe pėr ēėshtje qė drejtpėrdrejt formojnė personalitetin e tyre, tash dhe nė tė ardhmen. Studentėt tanė janė shumė tė urtė dhe ata janė bėrė objekt pasiv para pedagogėve tė cilėt, vijnė rrallė nė ligjėrata, para pedagogėve tė cilėt nuk dihet kur dhe ku e kanė kryer shkollėn e mesme, para pedagogėve tė cilėt titujt shkencorė i marrin vetėm pėr ēėshtje sociale, sa pėr tė hy nė punė, para pedagogėve tė cilėt i shesin notat, para pedagogėve qė i keqpėrdorin studentet e tyre, para pedagogėve tė cilėt nuk lejojnė tė mėsojnė dhe tė japin provim studentėt edhe nga tekstet e tjera por ekskluzivisht nga tekstet e tyre, e kėshtu me radhė.
Vetėdija shoqėrore te studentėt gjithmonė ka qenė lajtmotiv dhe shteghapje pėr shumė procese. Varėsisht nga kualiteti dhe niveli i kėsaj vetėdije, kanė evoluuar pastaj edhe ngjarjet tjera dhe studentėt gjithmonė janė pėrdorur si referenca tė pakėnaqėsive sociale dhe ndryshimeve politike. Kėshtu duhet tė jetė edhe te ne. Studentėt nuk duhet tė bėhen peng tė njė fare bontoni tė tejkaluar romantik qė medoemos duhej tė respektohej ai mė i moēmi, qoftė edhe atėherė kur ai person nuk i ka pas as dy gramė tru. Pėrpos pedagogėve qė meritojnė respekt dhe admirim pėr punėn dhe shkallėn e lartė tė dijes dhe kompetencės shkencore qė kanė, ėshtė edhe njė grup pseudopedagogėsh, tė cilėt asnjėherė nuk kanė jetuar me botėn e librit, tė dijės e tė shkencės. Ata kanė arritur tė stolisen me tituj qė nuk janė ekuivalencė e trurit tė tyre, sepse truri i tyre me vite tė tėra ka absorbuar pėrmbajtje joakademike. Truri i pseudopedagogėve mė tepėr ka qenė i preokupuar me interesa triviale qė asnjėherė nuk kanė korresponduar me arsimin, kulturėn, leximin, shkrimin etj.
T’i dėnosh studentėt qė tė dėgjojnė ligjėratat e kėtyre pseupedagovė, ėshtė njėsoj sikur ta dėrgosh njė pacient tė sėmurė rėndė te njė pseudomjek i cili ka veshur vetėm mantelin e bardhė, por nė esencė ai nuk ka lidhje me medicinėn. Nėse fati kėtij pacienti do tė pėrfundonte nė varr, shtrohet pyetje kur do tė pėrfundojnė kėta studentėt, tė cilėt marrin gjoja dije nga pseudopedagogėt. Dhe, pėr tė gjitha kėto nuk protestohet.

-Autori ėshtė Botues i gaztes FAKTI


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio