Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 30-10-2005 5:45:39 (1325 Lexime)

Mitmarrja dhe miti i shkollave

Nga:Agim BAĒI


Shkarkimi i disa mėsuesve pėr shkak tė faktimit pėr mitmarrjes pėrmes filmimeve, si dhe disa peticione studentėsh pėr pedagogėt qė marrin para apo abuzojnė me autoritetin e tyre pėr t’i shitur libra, ka vėnė nė njė dilemė tė madhe krejt sistemin arsimor. Jo se kjo ishte hera e parė qė qytetari shqiptar vihej nė dijeni pėr kėtė fenomen. As pėr faktin se paratė janė marrė ndonjėherė edhe sheshit. Por ky sistem arsimor ėshtė vėnė nė pikėpyetje pėr shkak tė asaj lėkundjeje qė po pėson figura e mėsimdhėnėsit.
Nė tė dy rastet, si shkarkimet e firmosura prej Pollos, ashtu edhe dėgjimi i studentėve nga ana e rektorit, janė bėrė hapa pozitivė pėr tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn. Por nė fakt a ėshtė kjo zgjidhja? A do tė pėrbėnte kjo mėnyrėn mė tė mirė pėr tė kthyer autoritetin nė auditore?


Ajo qė ndodh me shkollėn nuk ėshtė korruptimi i njė njeriu, por korruptimi i njė sistemi. Por ky nuk ėshtė njė korruptim qė mund tė rikuperohet me njė gjobitje, me kthim parash nė arkė apo me njė ndėshkim largimi nga puna. Ky ėshtė njė korruptim me pasoja, pasi pėrbėn lidhjen direkte me njė brez qė do t’i besojmė nesėr. E nėse ai qė jep dije do tė shihet si pjesė e korruptimit, e dyshimit, atėherė, e gjitha ajo qė do tė mbjellim do tė jetė pjesė e kėtij dyshimi – pra aspak shpresėdhėnėse pėr njė brez qė duhet tė marrė pėrgjegjėsitė.
A duhet tė kontribuojė vetėm shteti, ministria, gjykata dhe rektorėt nė procesin e ndryshimit tė mentalitetit? Po shoqėria, a ka pėrgjegjėsi apo ėshtė vetėm viktimė dhe denoncues?
Nėse ne nisim fėmijėt nė shkollė, ne presim prejt tyre tė mėsojnė, tė bėhen tė ditur, tė jenė tė zotėt tė ndėrtojnė njė tė ardhme. Por jo pak prindėr janė pjesė e korrupsionit, pėr shkak se mbėshtesin dhėnien e parave pėr tė pėrfituar njė vit apo njė dėftesė a vėrtetim. Pra, mjaft prindėr bėhen pjesė e kėtij dyshimi. Atėherė, me cilin moral mund tė kėrkojmė ne ndryshimin e tempullit tė dijes?
Nga njėra anė, shteti nuk mund tė jetė kėrkues, pa qenė garantues. Pra, pikėsėpari, duhet patur njė kujdes qė figura e mėsuesit tė jetė e mirėtrajtuar financiarisht dhe moralisht. Sepse nėse jemi sot pėrballė njė mėsuesi pa dinjitet, tė cilin shumica e sheh si kastė e varfėrisė.
Por edhe mė keq – gjatė kėtyre viteve, nėpėr shkolla ėshtė futur edhe koncepti i ashtėquajtur demokratik. Ēdo tė thotė demokratik nė njė shkollė? Qė tė vihet nė diskutim mėnyra e mėsimdhėnies nga mėsimmarrėsi? Sado i paaftė tė jetė njė mėsues, skema qė mund ta ndėshkojė nuk mund tė jetė kurrsesi me lėvizje nga poshtė, qofshin kėto edhe studentė. Mėsimdhėnia ėshtė njė ekskluzivitet i institucioneve qė pėrgatin kėtė proces dhe i trasmetuesve, qė nė kėtė rast janė mėsues apo pedagogė. A kemi menduar ne se ēfarė mund tė ndodhte nėse ēdo klasė, qė nga tetėvjeēarja nė faklutet, tė vinte nė dyshim mėsimdhėnien?
Ndaj nė kėtė situatė do tė ishte vendimtare ndėrhyrja e tėrė shoqėrisė. Respekti pėr njė mėsues nis nė shtėpitė tona dhe jo nė shkolla. Sepse ajo qė jep mėsuesi duhet parė si ligj dhe njė ligj, qoftė edhe kur ėshtė i gabuar, ėshtė mė mirė tė zbatohet se sa tė shkaktohet anarki nga mosrespekti. Ajo qė duhet tė ndryshojė duhet tė jetė pjesė e debatit mes atyre qė u kemi besuar mėsidhėnien dhe kontrollin mbi mėsimdhėnien.
S’duhet harruar kurrsesi se, pavarėsisht rasteve sporadike tė paaftėsisė dhe korrupsionit, pjesa mė e madhe e stafeve pedagogjike nuk duhet vėnė aspak nė diskutim. Por nėse ne do tė nisim procesin e “propozimit nga poshtė” dhe “shkarkimit nga lart”, nuk kemi bėrė veēse njė rikthim tė konceptit pervers-komunist, si nė diktaturė.
Shteti ka mekanizma pėr tė ndėshkuar. Pėrkujdesja pėr tė ndėshkuar duhet tė jetė jo vetėm nė shkolla, por nė ēdo institucion. Por kjo nė bazė tė parimeve tė shtetit e jo me lėvizje revolucionare. Sepse, nėse rėndojmė edhe njė shpirt tė vetėm kot, do tė jemi njėlloj tė rėnduar, si tė na kishte ndodhur kujtdo prej nesh.
****
Disa kohė mė parė, nė edicionet italiane mė tėrhoqi veshin njė lajm, kur nė njė gjyq pėr mitmarrje gjykatėsi kishte ndėshkuar mė rėndė ata qė kishin ofruar ryshfet se sa ata qė kishin marrė ryshfet. Nė pamje tė parė duket paradoks. Zyrtari ka abuzuar me detyrėn qė i ėshtė besuar nga qytetarėt, ndėrsa qytetari ka abuzuar me paratė e veta. Por pikėrisht kjo lloj panorame paradoksale ishte rrėzuar nė atė gjyq. Pra, njė zyrtar, i vetėm, pėrballė njė publiku qė kėrkon ta kurruptojė. Cili nga tė dy palėt ėshtė fajtor? Cila ėshtė zgjidhja pėr mė pas?
Natyrisht qė nė Shqipėri duket se do tė ishte dėnuar vetėm zyrtari, siē ndodh rėndom. Por nė fakt, pak herė marrim parasysh se bashkė me zyrtarin ėshtė dėnuar njė institucion, i cili do tė jetė i pabesueshėm pėr qytetarėt e tjerė qė do tė kenė veprime tė ndryshme me institucionin. Shqetėsimi mbi kėtė fenomen ėshtė i madh, duke patur parasysh se, me tė drejtė, qeveria ka shpallur prioritet antikorrupsionin. Mirėpo, njė veprim i tillė, pa llogaritur edhe ruajtjen e dinjitetit tė institucioneve, do tė ishte me kosto tė jashtėzakonshme.
Kur bėhet njė korrupsion duhet tė ketė patjetėr dy palė. Natyrisht, tė dy palėt meritojnė ndėshkim. Por sidomos nė rastin e shkollave duhet menduar ruajtja e institucionit. Rasti i gjykimit tė ryshfetit nė Itali ėshtė njė leksion pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė tė ruajnė institucionet, tė ruajnė mitin e asaj qė duhet tė qėndrojė se na duhet tė gjithėve. Njė pėrkujdesje e tillė nevojitet sidomos pėr shkollat, aty ku pėrgatitim ata qė duhet tė na drejtojnė nesėr.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio