Studentet.info
Lajme : Instituti Liberal Shqiptar
Kyqur 01-11-2005 3:58:38 (1646 Lexime)

Universiteti Tirana II, njё shans i dytё

Tiranė, 1 NĖNTOR- Sё fundmi Instituti Liberal Shqiptar ka ndёrmarrё njё nismё pёr tё nxitur debatin dhe diskutimin nё lidhje me ngritjen e Universitetit Tirana II. Kjo nismё synon tё thyejė monopolin historik tё Universitetit tё Tiranёs nё fushёn e arsimit tё lartё nё Shqipёri, duke nxitur konkurrencёn midis fakulteteve, ēka ёshtё pikėnisja e pёrmirёsimit tё nivelit arsimor tё lartё nё Shqipёri. Themi monopol nё arsimin e lartё, pasi pavarёsisht nga ekzistenca e universiteteve tё tjera nё rrethe, ёshtё mёse e qartё se ato nuk pёrbёjnё njё konkurrencё reale pёr Universitetin e Tiranёs, pёr nga vetё pozicioni dhe burimet qё disponojnё


Ky monopol ёshtё historik, pasi nё vetё idenё dhe momentin e krijimit tё tij Universiteti i Tiranёs ёshtё konceptuar si monopol nё shpёrndarjen e dijes, diplomave dhe arsimit tё lartё nё pёrgjithёsi. Pavarёsisht nga hapja e Shqipёrisё dhe e universiteteve private nё vend, Universiteti i Tiranёs vazhdon tё gёzojё pak a shumё tё njёjtёn pozitё edhe sot.
Pasojat qё ka sjellё ky pozicion janё sa komplekse, aq dhe katastrofale. Pёr momentin mund tё themi pa frikё dhe me shumё keqardhje se niveli i mёsimёdhёnies nё Universitetin e Tiranёs ёshtё qesharak dhe nё rёnie, si pёr tё vёrtetuar shprehjen popullore se e keqja s’ka fund. Niveli i pedagogёve ёshtё gjithnjё e mё i ulёt. Fakultetet dhe departamentet, me ndonjё pёrjashtim tё rrallё, janё mbyllur nё mёnyrё tё frikshme. Ato funksionojnё si feude tё shefave qё, duke u ndjerё tё rrezikuar nga akademikё qё kanё kryer studimet jashtё vendit, gjithnjё e mё tepёr e rrethojnё vetveten me pedagogё tё paaftё. Fakultetet, jo vetёm qё nuk po tёrheqin nё mёsimёdhёnie ‘gjak tё kualifikuar’ dhe tё kualifikuar, por pёrkundrazi, me shpejtёsi po nxjerrin jashtё edhe atё pak gjak tё tillё qё mund ta kenё pasur dikur.
Autonomia financiare dhe rritja e pagave qё u kёrkua me aq zhurmё, jo vetёm qё nuk e ka pёrmirёsuar situatёn, por pёrkundrazi ka ndikuar nё pёrkeqёsimin e saj. Autonomia e fakulteteve ka shёrbyer pёr forcimin e rretheve dhe klaneve ekzistuese brenda fakulteteve. Tani qё u ёshtё rritur edhe rroga ata janё akoma mё pak tё interesuar pёr tё qenё tё hapur apo pёr tё thithur akademikё tё kualifikuar nga jashtё. Nё njё situatё tё tillё ato janё kthyer nё streha tё meskinitetit, mediokritetit, korrupsionit dhe intrigёs. Dhe pёr sa kohё kёto fakultete janё tё vetmet nё sistemin publik, natyrisht qё nuk kanё asnjё nxitje pёr ta ndryshuar kёtё situatё. Pavarёsisht nga cilёsia shokuese e mёsimёdhёnies, studentёt nuk kanё se ku tё shkojnё tjetёr. Ata ose do tė largohen jashtё, siē po bёjnё njё pjesё gjithnjё e mё e madhe, ose do tė futen nё universitetet private, tё cilat akoma nuk janё fuqizuar shumё. Pёrballё kёtij realiteti, qё jo vetёm nuk tё stimulon drejt dijes, por e kthen kёtё tё fundit nё angari, motivimi i studentёve bie nga viti nё vit. Derisa aty nga viti i tretё apo i katёrt dёshira pёr tё lexuar nё njё pjesё tё mirё tё studentёve pothuajse shuhet.
Me pak fjalё i gjithё sistemi ёshtё kalbёzuar deri nё palcё, duke prekur si pedagogёt, ashtu edhe studentёt. Bota akademike ёshtё pothuajse inekzistente. Ajo nuk ka fare zё nё sferёn publike dhe ёshtё kthyer mё shumё nё njё strehё pёr mёsues rrogёtarё. Dhe mё e keqja ёshtё se kjo gjendje nuk mund tё ndryshohet as nga vetё qeveria, thjesht duke reformuar Universitetin e Tiranёs. Pedagogёt, shefat e departamenteve dhe dekanёt janё lidhur nё njё rrjet tё tillё interesash dhe bashkёfajёsie qё i ka rrёnjёt shumё tё thella. Aq sa asnjё dorё, sado e fuqishme dhe vullnetmirё qoftё, nuk mund t’i shkulё ato nga fakultetet. Pёr faktin e thjeshtё se po ta bёntё kёtё aty nuk do tё mbetej pothuajse asgjё.
Pёrballё kёsaj situate kaq tё zymtё njё universitet i dytё publik nё Tiranё, Universiteti Tirana II, pёrbёn njё shans real pёr ta ndryshuar situatёn, pa qenё e nevojshme tё pёrplasesh mё kot me status quo-nё e neveritshme tё akademisё shqiptare. Ēelёsi pёr zgjidhjen e situatёs ёshtё pikёrisht konkurrenca. Tirana II do tё konkurrojё me Tirana I, duke pasur edhe ajo njё fakultet apo departament tё shkencave sociale, njё fakultet Juridik apo Ekonomik, nё varёsi tё kёrkesёs. Kёshtu, nuk do tё ketё vetёm njё fakultet Ekonomik apo tё Shkencave Sociale, ku stafi nuk ka asnjё nxitje pёr ta pёrmirёsuar nivelin e fakultetit, pasi ёshtё nё njё pozitё thuajse monopol. Nё kёtё mёnyrё, studentёt minimalisht do tё kenё mundёsi tё zgjedhin midis tё paktёn dy institucioneve publike universitare. Pёr mё tepёr ёshtё shumё mё e arsyeshme tё hapёsh njё universitet tё dytё nё Tiranё se sa tё hapёsh tre universitete tё reja nёpёr rrethe, aq mё tepёr kur nё popullёsi kёto qytete nuk janё as sa njё e dhjeta e Tiranёs.
Nё mёnyrё qё tё nxitet konkurrenca midis kёtyre dy universiteteve duhet qё ngritja e Universitetit Tirana II tё shoqёrohet me liberalizimin me pagesё. Kjo do tё thotё qё pranimi nё universitet pa pagesё tё ketё si kriter kryesor meritokracinё. Ata studentё qё fitojnё konkursin pranohen nё degёt pёrkatёse pa pagesё. Ndёrsa tё tjerёt mund tё studiojnё nė cilёndo degё qё duan kundrejt njё pagese qё e vendos vetё fakulteti, nё raport me kёrkesёn studentore. Nё kёtё mёnyrё mund tё tёrhiqen njё numёr i madh studentёsh qё tashmё shpenzojnё shuma tё mёdha parash jashtё Shqipёrisё dhe nё tё njёjtёn kohё kёshtu mund tё sigurohen tё ardhura shtesё pёr fakultetet, nё mёnyrё qё edhe pedagogёt tё paguhen mё mirё. Kjo do tё bёjё qё universitetet dhe fakultetet pёrkatёse tё konkurrojnё me njёri- tjetrin pёr t’u bёrё sa mё tёrheqёs pёr studentёt nё pёrgjithёsi dhe ata qё paguajnё nё veēanti. Nё kёtё mёnyrё, edhe fakultetet do t’i pёrgjigjen shumё mё tepёr nevojave tё tregut, duke fuqizuar ato degё qё janё mё ‘rentabёl’, pra mё nё kёrkesё.
Njё element i dytё qё mund tё nxisё konkurrencёn midis fakulteteve ёshtё edhe mёnyra se si buxheti pёr arsimin e lartё do tė shpёrndahet midis dy universiteteve dhe fakulteteve tё ndryshme. Ky buxhet mund tё ketё si njё nga kriteret e shpёrndarjes, numrin e studentёve qё tёrheq fakulteti. Natyrisht, kёtij kriteri mund t’i shtohen edhe tё tjerё, si cilёsia e pedagogёve, botimet akademike etj. E rёndёsishme ёshtё qё universitetet duhet tё nxiten pёr tё konkurruar me njёri-tjetrin pёr tё marrё sa mё shumё fonde nga buxheti i shtetit. Dhe jo mёnyra ekzistuese, e cila nuk prodhon asnjё nxitje qё Universiteti i Tiranёs tё vetёpёrmirёsohet.
Nxitja e konkurrencёs midis fakulteteve, kombinuar me liberalizimin me pagesё, prodhon edhe njё sёrё pasojash tё tjera pozitive pёrtej rritjes cilёsore tё botёs akademike. Njё sёrё fenomenesh negative si korrupsioni apo shitja e tezave tё konkursit minimizohen. Sё pari, mundёsia pёr tё paguar e ul motivimin pёr tё blerё tezёn me shuma marramendёse, sikurse ndodh aktualisht nё fakultetet mё tё kёrkuar. Pёr mё tepёr, ēdo skandal korruptiv e penalizon imazhin e fakultetit dhe largon studentёt drejt fakultetit rival. Ndryshe situata aktuale, kur pavarёsisht nga pёrmasat e skandaleve, siē ishte rasti i Fakultetit Juridik, asgjё nuk ndodh. Po t’i shtojmё kёsaj edhe faktin se pagesa e pedagogёve mund tё rritet edhe mё tepёr nёpёrmjet futjes sё pagesёs pёr ata qё nuk e fitojnё konkursin, ёshtё e qartё qё motivimi pёr t’u korruptuar reduktohet ndjeshёm.
Masat e mёsipёrme nё njё hap tё dytё mund tё pasohen nga njё sёrё praktikash tё tjera qё synojnё edhe motivimin e studentёve. Kёshtu mund tё futen kritere si bursa pёr studentёt qё ruajnё njё mesatare tё caktuar nё fakultet. Nё kёtё mёnyrё nxiten dhe promovohen studentёt e mirё. Pёr mё tepёr nё kёtё mёnyrё i jepet mundёsia edhe dikujt qё ёshtё futur me pagesё qё nёse arrin tё kapё njё mesatare tё caktuar, tё shkollohet falas. Nёse nёpёrmjet kuotave dytёsore, pra ata qё hyjnё me pagesё dhe jo me konkurs, buxheti i fakultetit rritet, atёherё mund tё jepen edhe bursa studimi nё bazё tё nevojave ekonomike.
Kushtet fizike, si godinat apo ambientet pёr tё krijuar Universitetin Tirana II ekzistojnё ose mund tё krijohen, nёse ekziston vullneti i qeverisё pёr ta bёrё diēka tё tillё. Nuk janё tё pakta godinat nё pronёsi tё shtetit qё ose vegjetojnё ose pёrdoren pёr qёllime tё pakuptimta. Pёrtej godinave ku mund tё vendoset Tirana II, ajo qё ёshtё akoma mё e rёndёsishme ёshtё potenciali akademik qё ofron ky universitet, nёse ekziston vullneti i mirё nga ana e qeverisё. Meqenёse ai ngrihet nga zeroja janё tё gjitha mundёsitё qё nё tё tё tёrhiqen akademikė tё rinj shqiptarё, qё kanё mbaruar doktoraturat apo specializimet e tyre jashtё vendit. Tashmё numri i studentёve shqiptarė qё kanё doktoruar jashtё pёrbёn potencial tё konsiderueshёm akademik. Nёse 10 vjet mё parё ishte e vёshtirё tё gjejė studentё shqiptarё me doktoraturё tё mbaruar nё Perёndim, sot ёshte shumё mё ndryshe. Pasi kaloi inflacioni i ‘masterave’, tashmё do tė fillojmё tё pёrjetojmё inflacionin e doktoraturave. Ky duhet parё si njё shans i madh.
Aq mё tepёr qё njё nga premtimet e qeverisё aktuale ёshtё thithja e trurit. Nuk ka vend mё tё mirё pёr trurin se sa nё universitete. Nё kёtё pikёpamje Universiteti Tirana II ёshtё njё shans i madh pёr tё tёrhequr tё rinj apo individё shqiptarė qё kanё mbrojtur doktoraturat jashtё dhe kanё dhёnё prova se janё akademikё seriozė. Thithja e trurit nuk mund tё bёhet vetёm nё administratё apo nё stafet e ngushta tё kryeministrit. Ndonёse duhet thёnё qё ka shumё mё tepёr grada shkencore dhe vite shkollё nё kёto tё fundit, sesa nё disa fakultete shqiptare, njё indikator tjetёr i varfёrisё akademike nё Shqipёri.
Sё fundmi, njё nismё e tillё ёshtё me leverdi pёr vetё qeverinё aktuale, pёrtej pёrmirёsimit qё ajo sjell pёr vendin tonё nё pёrgjithёsi. Ёshtё ende e herёt tё thuhet se pёr ēfarё do tė mbahet mend qeverisja e sotme. Pёrveē pёrfitimet e tё tashmes, nesёr ajo do tё mund tё mbahet mend pёr ngritjen e njё universiteti tё dytė nё Tiranё, pas atij tё parit qё ngriti Partia e Punёs. Dhe kjo nuk ёshtё pak..

*Nismё e Institutit Liberal Shqiptar

Nga:Blendi Kajsiu




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio