Studentet.info
Lajme : NDĖRPRITET GREVA E STUDENTĖVE TĖ FAKULTETIT TĖ MJEKĖSISĖ
Kyqur 11-11-2005 7:06:10 (1718 Lexime)

Ēfuqizohet aplikimi i “bllok sistemit” - dy prodekanė shkarkohen dhe njė jep dorėheqje

PRISHTINĖ, 11 NĖNTOR- Tė enjėten mbrėma, studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės kanė ndėrprerė grevėn, pasi Senati i kėtij universiteti vendosi qė tė shkarkojė nga detyra prodekanėt Adem Limanin dhe Halil Ahmetin, ndėrsa i ka aprovuar dorėheqjen prodekani tjetėr Adil Raka, dorėheqje tė cilėn e kishte paraqitur para se tė mbahej mbledhja. Nga 31 senatorėt, vetėm Bajram Nuraj ka abstenuar nė marrjen e vendimit ndėrsa 30 tė tjerė ishin pro tij. Senati gjithashtu ka ēfuqizuar vendimin pėr aplikimin e “bllok sistemit”, me ē’rast ėshtė paraparė qė mėsimi tė filloi nga e hėna sipas metodės sė vjetėr tė studimeve.


Vendimin e Senatit, dekani Bajram Nuraj, e ka konsideruar si jodemokratik. “Mendoj qė ka pasur edhe mėnyra tjera pėr ta zgjidhur kėtė problem. Ne kemi rėnė nė njė pozitė shumė tė palakmueshme, por pėr hir tė kėsaj situate qė ėshtė krijuar, ėshtė dashur tė marrim kėto vendime”, tha dekani Nuraj pas mbledhjes sė Senatit. Dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė ka lėnė tė kuptosh se nuk e ka ndėrmend tė japė dorėheqje. “Nėse e ndjej se kam gabuar normalisht se do tė japė dorėheqje, por nėse nuk ka arsye, atėherė do tė vendosė Senati i UP-sė”, ka thėnė ai.
Ibrahim Gashi, nga zyra pėr informim e Kėshillit Drejtues tė UP-sė, bėri tė ditur se nga 31 senatorė, 30 kanė votuar pro shkarkimit tė prodekanėve Adem Limani dhe Halili Ahmeti. Po ashtu ai njoftoi se Senati e aprovoi dorėheqjen e prodekanit Adil Raka. Sipas gashit, Senati ka pasur si synim ta shqyrtoi aplikimin “bllok sistemit”, duke e parė se nė njėfarė mėnyre ka qenė i nxituar aprovimi i tij. “Prodekani Limani nuk e ka pėrfillė vendimin e Senatit qė tė mos aplikohet ‘bllok sistemi’ pėr vitin e II, III, IV, V dhe VI dhe kjo ka bėrė qė nė njė farė mėnyre, studentėt ta marrin masa ndaj tij”, tha ai dhe ka hequr dilemat se Senati ka pasur presin pėr ta marrė kėtė vendim.
Studentėt e kanė konsideruar vetėm zgjidhje parciale kėtė vendim, edhe pse ata vendosėn t’i japin fund grevės “Ne kemi kėrkuar edhe dorėheqjen e dekanit Nuraj, prandaj kėtė e quajmė vetėm si plotėsim parcial tė kėrkesave”, tha Arbėr Vokrri nga Kėshilli Grevist i Studentėve. Ai si shkaktarė tė tė gjitha kėtyre problemeve, e quajti Adem Limanin dhe shkarkimin nga detyra tė Halil Ahmetit e konsideroi si tė padrejtė, pasi qė edhe ai ishte kundėr aplikimit tė “bllok sisitemit”.
Sido qė tė jetė, pasi Kėshilli Grevist ua komunikoi studentėve qė ishin nė grevė vendimin e senatorėve, bėri tė ditur se greva do tė ndėrpritet, por gjithashtu bėnė me dije se mėsimi do tė fillojė tė hėnėn. Sa i pėrket kėrkeses akademike ajo ėshtė pėrmbushur nė tėrėsi dhe “bllok sistemi” do tė aplikohet vetėm tek viti i parė, tė cilėt kishin pranuar tė studiojnė me kėtė mėnyrė studimi.
Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio