Studentet.info
Lajme : Kryqi i Kuq dhe Banka e Gjakut, bashkėpunim pėr dhurimin e gjakut
Kyqur 11-11-2005 7:19:40 (1660 Lexime)


Studentėt e infermierisė, gjak pėr fėmijėt e sėmurė

Tiranė, 11 NĖNTOR-Studentėt e infermierisė nė Universitetin e Tiranės dhuruan gjak nė spitalin “Nėnė Tereza”. Veprimi human nga ana e tyre ka ardhur si pasojė e urdhrit nga Ministria e Shėndetėsisė, qė tė gjitha organet universitare tė dhurojnė gjak nė mėnyrė vullnetare, nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė. Pas Forcave tė Armatosura ushtarake, politikanėve, institucioneve shtetėrore, ka qenė radha e studentėve pėr tė treguar vlerat njerėzore dhe pėr tė kontribuar nė dhurimin e gjakut. Ndėr studentėt e parė qė morėn kėtė nismė, duke mbėshtetur vendimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė, ishin studentėt e infermierisė, tė cilėt nė paraditen e djeshme kanė dhuruar gjak nė mėnyrė vullnetare pėr njerėzit nė nevojė.


Studentėt e infermierisė u shprehėn krenarė pėr veprimin qė po kryejnė pėr tė bėrė diēka tė pastėr, pasi nė kėtė mėnyrė ata mund tė shpėtojnė ndonjė jetė mė shumė. Koordinatorja e Kryqit tė Kuq Shqiptar, Arjana Deliana, i ka falėnderuar studentėt e infermierisė dhe e ka konsideruar veprimin e tyre nė ambientet e spitalit si njė hapje rruge drejt dhurimit tė gjakut edhe nga grupi i studentėve, pėr tė cilėn ndihet e bindur se ky mision do tė pasohet edhe nga studentė tė tjerė. Pasi shprehu kėnaqėsinė e saj pėr sensibilizimin e studentėve tė infermierisė, koordinatorja e Kryqit tė Kuq u shpreh se “gjaku i dhėnė nė mėnyrėn vullnetare ėshtė gjak i pastėr”. Megjithatė, ajo nuk mohoi faktin se para se gjaku i dhuruar nga studentėt tė hyjė nė spital, duhet t`i nėnshtohet disa analizave paraprake nė laboratorė, pėr t`u siguruar se ai ėshtė krejtėsisht i pastėr, duke ofruar nė kėtė mėnyrė njė shėrbim sa mė efektiv, me kontrollueshmėri tė lartė pėr pacientėt nė nevojė. Aktiviteti i zhvilluar nė spitalin “Nėnė Tereza” ishtė njė bashkėpunim midis Kryqit tė Kuq dhe Bankės sė Gjakut, i cili do tė pasohet edhe nga aktivitete tė tjera nė ditėt nė vijim.

Nga:E.Ajaz




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio