Studentet.info
Lajme : VONOHEN ZGJEDHJET
Kyqur 14-11-2005 4:23:52 (1397 Lexime)

UP rrezikon ta mbyllė vitin pa rektor

PRISHTINĖ, 13 NĖNTOR- Universiteti i Prishtinės (UP) rrezikon ta mbyllė vitin kalendarik pa Rektor, megjithėse rregullorja e punės sė Kėshillit Drejtues (KD) tė UP-sė thotė se deri nė fund tė kėtij viti do tė duhej tė dihej emri i pasuesit tė Arsim Bajramit. Zgjedhjet pėr Rektor tė ri, sipas pikės 4.2 tė kėsaj rregulloreje, ėshtė dashur tė shpallen mė 1 nėntor, por kjo ende nuk ėshtė bėrė. Drejtues tė KD tė UP-sė thonė se afati ėshtė shtyrė pėr shkak tė grevės sė mėsimdhėnėsve kosovarė.


Ibrahim Gashi, zėdhėnės i KD tė UP-sė, megjithatė shprehet optimist qė rregullorja do tė zbatohet. “Meqė kemi miratuar rregulloren pėr zgjedhjet pėr Parlamentin Studentor, shpresoj se do tė mund t’i kryejmė edhe zgjedhjet pėr rektor”, tha Gashi.
“Unė jam optimist se do tė arrijmė qė edhe rektorin ta zgjedhim deri nė fund tė kėtij viti”, thotė zėdhėnėsi Gashi. Sipas tij, menjėherė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve pėr Parlamentin Studentor, do tė shpallen zgjedhjet pėr Rektorin e ri tė UP-sė. Gashi thotė se “nėse gjithēka shkon nė bazė tė dinamikės sė paraparė nė rregullore, mendoj qė do tė na jepet hapėsirė e mjaftuar qė deri nė fund tė vitit, KD tė merr nė shqyrtim 5 kandidatėt e propozuar nga Senati i UP-sė dhe ta zgjedh pėrfundimisht rektorin e ri”. Gashi njoftoi qė nė bazė tė Udhėzimit Administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), konkursi pėr rektor do tė rishpallet, ndėrsa kėrkesat e konkurruesve tė parė mbeten valide, vetėm se ata, sipas kėtij udhėzimi, duhet t’i rikonfirmojnė kandidaturat e tyre.
Aktualisht, UP udhėhiqet nga Kėshilli Drejtues, qė e drejton Jahi Hoxha dhe kryetari i Senatit, Beqir Sadikaj. Qeveria e Kosovės, pėrmes njė vendimi, mė 27 korrik tė kėtij viti, shkarkoi Arsim Bajramin nga posti i rektorit tė UP-sė. Qeveria e arsyetoi vendimin e saj me konstatimin qė zgjedhjet e vitit tė kaluar pėr rektor tė UP-sė kanė qenė tė paligjshme. Ky vendim i qeverisė u mbėshtet edhe nga prania ndėrkombėtare nė Kosovė. Kurse, opozita kosovare e cilėsoi si vendim tė motivuar politikisht. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio