Studentet.info
Lajme : FILLOI FUSHATA ZGJEDHORE PĖR PARLAMENTIN E STUDENTĖVE
Kyqur 14-11-2005 4:24:58 (1588 Lexime)

Organizatat studentore alarmojnė pėr bojkot tė fushatės

PRISHTINĖ, 13 NĖNTOR- Kėshilli Drejtues i Universitetit tė Prishtinės, ka shpallur ditėn e djeshme si datė tė fillimit tė fushatės zgjedhore pėr Parlamentin e Studentėve. Kėshtu ėshtė bėrė e ditur nga zyra pėr informim e rektoratit tė UP-sė, ndėrkohė njoftohemi se fillimit tė fushatės i ka paraprirė hartimi i rregullores pėr zgjedhjen e Parlamentit tė Studentėve. Po ashtu ėshtė bėrė edhe tėrheqja e shortit pėr Komisionin Zgjedhor tė njėsive akademike dhe pėr atė nė nivel qėndror, pėrkatėsisht pėr krijimin e Komisionit Qėndror Zgjedhor. Ndėrkohė dy organizatat studentore mė tė vjetra, Unioni i Pavarur i Studentėve dhe Organizata e Re Studentore kanė kėrcėnuar me largim nga gara, por qėndrim tė njejtė kan dhėnė edhe shumica e organizatave tė tjera.



Nė garė pėr Parlamentin e Studentėve pritet tė hyjnė 35 organizata studentore tė regjistruara nė Ministrin e Shėrbimeve Publike, ndėrkohė qė pėr anėtar tė Komisionit Zgjedhor u zgjodhėn, organizata studentore Lypjanase “Qėllimi”, Unioni i Studentėve Shqiptar dhe organizata studentore “1 Tetori”. Zėdhėnės tė tyre janė zgjedhur, organizata Student Creativ Center, Asociacioni i Studentėve tė Hasit dhe Liga e Studentėve tė Kosovės.
Dy organizatat studentore, mė tė vjetrat nė kėtė universitet, Unioni i Pavarur i Studentėve dhe Organizata e Re Studentore kundėrshtuan emėrimin e Kėshillit Qėndror tė Zgjedhjeve dhe rregulloren e zgjedhjeve. Karshi kėsaj ata kanė kėrcėnuar se do ta bojkotojnė pjesėmarrjen nė zgjedhjet pėr Parlamentin Studentor.
“Nė asnjė procedurė demokratike nuk tėrhiqet shorti pėr organizatėn tėnde nga dikush tjetėr, andaj ne kemi arsye tė besojmė se nė pėrzgjedhjen e organizatave nga KD-ja ka pasur manipulime dhe kėrkojmė rishqyrtimin e kėtij vendimi, pėrndryshe do t’i bojkotojmė zgjedhjet”, ka thėnė prerazi Sejdi Hoxha, kryetar i UPSUP-sė. Hoxha ka vlerėsuar se KD-ja dhe OSBE-ja kanė shkelur rregulloren e pėrpiluar kohė mė parė ku nė nenin 12, alinea 2 thuhet se, Komisioni Zgjedhor duhet tė pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e tri organizatave mė tė fuqishme studentore.
Edhe kryetari i ORSUP-sė, Skėnder Fetahu, alarmon se mund tė mos futen nė garė pėr shkak tė anashkalimit qė i ėshtė bėrė organizatės sė tij, gjatė pėrpilimit tė rregullores pėr zgjedhje. “Ne jemi shumė tė indinjuar me kėtė qė e ka bėrė KD i UP-sė, duke anashkaluar organizatat studentore tė cilat janė aktive nė UP dhe duke e krijuar njė Kėshill Qėndror Zgjedhor me organizata pėr tė cilat kurrė nuk kemi dėgjuar”, tha ai. Sipas Fetahut, nė UP veprojnė tri deri nė pesė organizata studentore dhe ėshtė absurde ta pranojmė faktin se eksitojnė 35 organizata studentore nė UP.
Vendimi i marrė nga ana e Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės e kundėrshtuan edhe disa organizata tė tjera studentore. Sido qė tė jetė, rrezikimi i mospjesėmarrjes nė garė, tė kėtyre organizatave, donė tė thotė edhe rrezikim i procesit zgjedhor pėr Parlamentin e Studentėve, meqė kėto organizata kanė ndikimin mė tė shprehur dhe shtrirjen mė tė madhe nė Fakultetet e UP-sė. Njė shtyerje e kėtyre zgjedhjeve gjithashtu do tė thotė edhe shtyerje pėr zgjedhjen e rektorit tė ri tė UP-sė, pėr faktin se ‘fajtor’ kryesor qė ka quar nė njė kontest tetė mujor nė mes rektorit tė UP-sė dhe MASHT-it ka qenė mos organizimi i zgjedhjeve pėr Parlamentin e Studentėve, para se tė mbaheshin zgjedhjet pėr rektor tė UP-sė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio