Studentet.info
Lajme : U BĖNĖ NJĖ VIT NGA GREVA DY MUJORE E STUDENTĖVE TĖ MJEKĖSISĖ TĖ UT-SĖ
Kyqur 15-11-2005 13:36:07 (1516 Lexime)

Ata gjithmonė nė shėnjestėr, ata nėnqmohen!

PRISHTINĖ, 16 NĖNTOR- Sikur sot, njė vit mė parė studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė ish-Universitetit tė Tetovės patėn hyrė nė grevė pasi strukturat e reja tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės nuk merreshin me problemin e mėse 400 studentėve tė kėtij fakulteti, por tė cilėve, kėto struktura, u kishin sugjeruar pėr tė vajtur nė Tiranė e Prishtinė, nė mėnyrė qė tė gjenin strehė nė ndonjėrin nga fakultetet e njejėta tė universiteteve simotra, tė kėtyre qendrave tė dijes shqiptare.
Edhe pse studentėt patėn bėrė pėrpjekje titanike pėr ta zgjidhur kėtė problem nepėrmjet bisedave, ēėshtja e tyre nuk u zgjodh pėrderisa ata bėnė grevė dy muaj tė plotė, pasi u vra njė studentė dhe dy tė tjerė u ngujuan nė burgjet maqedonase, pasi shumė nga studentėt u sėmurėn rėndė me pasoja pėr jetėn, pasi pėr katėr ditė rresht u bllokua autostrada Shkup-Tetovė-Gostivar, pasi u nėnshkrua njė marrėveshje ndėrministrore, pasi u morėn zotime nga udhėheqės shqiptar tė Maqedonisė qė kurrė nuk u realizuan, pasi...,!


Tė vetėdijshėm se ‘universiteti i ri’ (Universiteti Shtetėror i Teovės), nuk ka bėrė llogarinė pėr tė futur nėn ombrellė edhe studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė qė nė numėr ishim mėse 400 sish, kėta tė fundit u organizuan nė kėshille, pėr t’u njohur rreth tė ardhmes sė tyre, dhe kėshtu bėnin pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė gjetur njė zgjidhje sa mė tė mirė tė mundshme. Takimet me kryetarin e BDI-sė Ali Ahmeti, Ministrin e Arsimit dhe Shkencės Aziz Pollozhani, rektorin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės Nexhbedin Beadini vetėm sa sillnin kokėqarje pėr studentėt, meqė kėta tė fundit merrnin pėrgjigje pozitive gjithnjė, por edhe dėgjonin biseda qė kėtė problem e thjeshtonin tej mase saqė pėr drejtuesit e institucioneve tė lartpėrmendura as qė kishte nevojė tė ndodheshin takime tė tilla meqė quditėrisht mendonin se dy qendrat shqiptare tė dijes, Tirana e Prishtina nuk do t’i linin me kėmbė nė baltė, ndėrsa pėr legalizim as qė tė lenin pėr tė hapur gojėn, pasi qė ata pėrdornin edhe frazėn se “edhe nė aspektin kombėtar nuk duhet tė lejohet legalizimi i fakultetit tė mjekėsisė pasi do na dilninit mjekė sakatė dhe nuk do tė jeni nė shėrbim tė askujt”.
Me fjalėt e kėtyre drejtuesve tė institucioneve pothuajse gjysma e studentėve kosovar aplikuan nė Universitetin e Prishtinės pėr tė kėrkuar shpėtim, por ja qė njė vendim i ministrit tė atėhershėm tė Arsimit nė Kosovė Rexhep Osmani, bėri qė dyert e UP-sė ė jenė tė mbyllura pėr studentėt hallegjinjė.
Nė anėn tjetėr, Universiteti iTiranės kishte hapur portat por me njė kusht, duhej paguar tė paktėn 5 mijė euro pėr njė transfer tė tillė.
Ndryshe nga dy grupet e para, pjesa mė e madhe e studentėve silleshin nepėr Tetovė, nė pritje tė ndonjė lajmi pėr fatin e tyre, por edhe ngritnin zėrin kohė pas kohe nepėrmjet protestave, dhe kėshtu mundoheshin pėr tė bėrė presionin e duhur nė mėnyrė qė drejtuesit e universitetit tė ri t’u gjenin vend edhe atyre nė kėtė universitet ose t’u bėnin ēaren diku.
Meqė studentėt morėn ‘JO’-nė e Prishtinės, dhe Universiteti i Tetovės nuk u kishte lėnė pothaujse asnjė ēindarkė nė gjepat e tyre, atėherė pėrgjegjėsinė nuk mund ta kėrkonin askund tjetėr pos aty ku ėshtė shkaktuar problemi, thėnė ndryshe aty ku ėshtė gatuar kulaēi pėr tė shuar ėndėrrat e mėse 400 studentėve, tė cilėt pretendonin qė sė shpejti tė vėnin mbi krahė mantilin e bardhė tė mjekut.
Njė mori aktivitetesh tė zhvilluara nė Kosovė, Tetovė, Kumanovė, Shkup e gjetkė, dhe njė organizim i njė proteste tė cilės i kishte paraprirė njė informim masiv nė tė gjitha mediumet e Kosovės, por jo sa duhet nė ato tė Maqedonisė, bėri qė mėse gjysma e studentėve hallegjinjė tė jenė prezent nė Tetovė me datė 16 tetor 2004, pėr t’i dhėnė ultimatumin e fundit strukturave udhėheqėse tė ‘universitetit tė ri’ se kėta studentė me tė cilėt bėhej njė lojė nėnqmuese, mund tė bėnin atė qė nuk u kishte vajtur nė mend askujt, do tė bllokonin ‘institucionin e ri’, ‘universitetin e ri’. Fundja, pėrpjekja e Kėshillit Organizativ tė kėsaj proteste pėr tė biseduar me udhėheqėsit e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, kishte dėshtuar meqė arsyetimi i kėtyre udhėheqėsve ishte se duhej bėrė termine pėr njė takim tė tillė, dhe se punėt qė bėnin ata ishin aq tė shumėta sa qė nuk mund tė realizonin njė takim spontan. Edhe pas paralajmėrimit se ora 15 e kėsaj dite mund tė thoshte edhe koha kur do tė pushoi sė funksionuari rektorati i ‘Universitetit tė ri’, tė paktėn pėr aq kohė sa nuk do tė zgjidhej problemi, nuk i ndėrgjegjėsoi drejtuesit e universitetit pėr realizim tė njė takimi.
Mllefi tek studentėt u rrit nė atė masė sa qė vendimi pėr tė hyrė nė grevė nė orėn 15 nuk u respektua, dhe kjo u bė mu nė orėn 13 e 24 minuta.
Derisa studentėt bllokuan hyrje-daljen e Rektoratit, rektori me prorektorė, kryesenatori dhe drejtues tė tjerė tė USHT-sė realizonin mbledhje, pa mos ia varur asajė qė ngjante nė katin pėrdhesė tė ndėrtesės nė tė cilėn gjendeshin. Ata nuk e qanė kokėn deri nė orėt e mbrėmjės, thėnė mė sakt deri nė momentin kur u ishte boshatisur stomaku dhe mu atėherė panė tė arsyeshme qė tė dėgjojnė brengat, tani tė studentėve grevistė.
Njė debat mėse katėr orėsh nė mes studentėve dhe drejtuesve tė USHT-sė nuk solli ndonjė rezultat, dhe pėrfundimin e bisedės e karakterizoi konfrontim i nxehtė verbal, i cili u nxit nga kryesenatori. Kjo bėri qė t’i vihej kapaku kėtij takimi e mė kėtė edhe drejtuesit e UP-sė tė lėshojnė zyrat e tyre pėr dy muaj radhazi, ndėrsa studentėt tė ngujohen nė grevė, po pėr dy muaj.
Ditėt iknin dhe nuk vėreheshin lėvizje sa i pėrket zgjidhjes sė problemit. E vetmja qė shihej qartaz ishte keqėsimi i gjendjes shėndetėsore tė studentėve. Temperaturat e ulėta dhe ambienti i mbyllur ishin vatėr e favorshme pėr pėrhapjen e sėmundjeve tė ndryshme.
Ndėrrimi i viteve solli edhe ndėrrim tė qėndrimeve. Sė pari u mblodhėn tre ministra tė arsimit, nga tre shtete, tė cilėt arritėn njė marrėveshje e cila parashihte qė studentėt grevist tė transferohen nė tre qendra tė tjera universitare: Shkup, Prishtinė dhe Tiranė. Kjo nuk mjaftoi qė studentėt tė hiqnin dorė nga greva, pa mos u pėrmbushur edhe kėrkesa tė cilat ishin tė dorės sė dytė, por qė ishin me rėndėsi tė madhe pėr ta.
Pikėrisht me 16 janar, mu kur u bėnė dy muaj qė kur kishin hyrė nė grevė studentėt, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-sė i siguroi ata me anė tė njė marrėveshje se tė gjitha kėrkesat e tyre do tė realizohen nė universitetin ku do tė transferoheshin. Kjo shėnoi edhe fundin e grevės, por qė nuk do tė thotė edhe fundin e padrejtėsive qė iu bėnė kėtyre studentėve.
Letra garantuese e Ali Ahmetit asnjėherė nuk u realizua, dhe shumė padrejtėsi i pėrcollėn studentėt. Atyre u humi njė vit akademik dhe qenė tė detyruar tė participojnė shuma tė mėdha financiare nė universitetin ku shkuan. Njė mori notash tė lėndėve tė ndjekura nė UT nuk iu pranuan, por ē’ėshtė mė e keqja ata asnjėherė nuk do tė identifikohen si studentė tė atij fakulteti ku u transferuan. Ata njihen si “studentėt e transferuar”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio