Studentet.info
Lajme : FAKULTETET TEOLOGJIKE TRANSFEROHEN NĖ UNIVERSITETET EKZISTUESE
Kyqur 24-11-2005 6:55:12 (2109 Lexime)

Fakulteti i Shkencave Islame nėn “ombrellėn” e UT-sė

Shkup, 24 NĖNTOR- Fakulteti fetar Ortodoks nga viti shkollor 2006-2007 do t’i bashkėngjitet Universitetit Shtetėror “Shėn Kirili dhe Metodi”. Kjo ėshtė konstatuar nė takimin e kryeministrit Vllado Buēkovski dhe kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse Maqedonase, zotit Stefani. “Iniciativa pėr tu bėrė pjesė e arsimit sipėror shtetėror apo publik edhe tė fakulteteve teologjike, ėshtė iniciativ e pėrbashkėt e tė gjitha bashkėsive fetare tė Maqedonisė,” thonė nga Bashkėsia Fetare Islame (BFI). Nė BFI shtojnė se krahas fakultetit tė shkencave Islame nė kuadėr tė arsimit publik duhet qė tė hyjnė edhe shkollat e mesme fetare, qė janė ndėrtuar dhe funksionojnė me ndihmėn e popullit dhe BFI-sė.


“Me kėtė nuk do tė thotė se BFI tėrhiqet tėrėsisht nga institucionet myslimane arsimore-tė cilat vetė i ka ndėrtuar (bashkė me ndihmėn e popullit), por ėshtė njė rast pėr t’i barazuar ata, me shkollat e profileve tjera shoqėrore dhe financimin e tyre duhet ta bartė Ministria e Arsimit dhe Shkencave,” tha haxhi. Jakup Selimovski, pėrfaqėsues i BFI, qė merret me kėtė problematikė.
Ai mė tej shton se programet e fakultetit, veēanėrisht pjesa teologjike do tė jetė e pėrpunuar prej teologėve dhe do tė jetė nė mbikėqyrje tė BFI.
“Edhe teologėt tė angazhuar si profesorėt qė do tė jenė tė angazhuar nė procesin edukativo – arsimor, duhet qė t’i pėrcaktojė vet BFI,” tha Selimovski.
Kisha Ortodokse Maqedonase ka qenė mė e shpejtė nė kėtė drejtim.
“Kisha Ortodokse Maqedonase nė kėtė drejtim ka punuar mė shumė dhe me intensitet mė tė madh, por Ligji pėr futjen e fakulteteve teologjike nė kuadėr tė Universiteteve ekzistuese shtetėrore, assesi nuk mund tė jetė vetėm pėr fakultetin ortodoks,” thotė mė tej haxhi Jakupi.
Pėr kėtė qėllim nė tė ardhmen, sipas tij, BFI duhet qė tė intesivisht t’i rreket punės nė kėtė drejtim dhe tė pėrdorė tė gjitha mjetet dhe solucionet e mundshme pėr tu kyēur edhe fakultetin e Shkencave Islame nė ndonjė nga universitetet shtetėrore ekzistuese.
“BFI nė njė tė ardhme sa mė tė shpejtė duhet qė tė pėrcaktohet pėr njė nga Universitetet ekzistuese shtetėrore, ku do tė bėnė pjesė edhe fakultetit pėr shkenca Islame. Jam i mendimit qė Universiteti mė i afėrt, ku mund tė futet apo bashkėngjitet fakulteti i Shkencave Islame ėshtė Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe pėr kėtė do tė jetė e nevojshme qė sa mė shpejtė tė fillojnė bisedimet me rektoratin e Universitetit tė Tetovės,” tha nė fund haxhi Jakup Selimovski.
Tani mbetet qė BFI t’i fillojė bisedimet direkte me qeverinė dhe rektorin e USHT-tė, qė tė pėrshpejtojė procesin e inkuadrimit tė fakulteteve teologjike nė plan programin vjetor tė arsimit tė USHT-s.

Nga:Destan Jonuzi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio