Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT, NĖ DITĖN E FLAMURIT, I DĖRGOJNĖ MESAZH HAGĖS
Kyqur 29-11-2005 7:13:29 (1521 Lexime)


Studentėt dhe ēlirimtarėt “Nė kėrkim tė lirisė” sė Fatmir Limajt

PRISHTINĖ, 29 NĖNTOR- Djetėra mijėra studentė dhe qytetarė tė Kosovės kanė defiluar pėr rreth njė orė, nė ditėn e Flamurit, nė rrugėt e Prishtinės, me moton “Nė kėrkim tė lirisė”, duke kėrkuar liri pėr Fatmir Limajn, Haradin Balėn dhe Isak Musliun. Kjo ėshtė bėrė vetėm dy ditė para se Gjykata e Tribunalit tė Hagės tė japė fjalėn e fundit, pėr denimin apo lirimin e tyre. Pos defilimit qė bėnė protestuesit, ata dogjėn edhe flamurin e presidentit Ibrahim Rugova, i cili ishte vendosur kudo nė kryeqytet, krahas flamurit kombėtar.


Organizatorėt e protestės, shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, kishin paraparė qė defilimi tė fillojė nė orėn 12:00, para Fakultetit Filologjik duke vazhduar nga Qendra e Studentėve, Hoteli “Grand” dhe pėr tė pėrfunduar tek pikėnisja. Nė kėtė defile protestuesit ngritėn lart zėrin “Liri pėr ēlirimtarėt”, kėnduan kėngėn “Besa Besė”, si dhe mbanin parulla tė shumėta, nėpėrmjet tė cilave kanė kėrkuar qė Gjykata e Hagės t’i lirojė sa mė shpejtė ēlirimtarėt.
Faik Fazliu nga Shoqata e Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė, ka thėnė se gjykimi i ish luftėtarėve ka prapavijė politike. “Kemi qenė tė bindur edhe mė herėt se akuzat kundėr tyre janė me motive politike dhe tė shėrbyera nga shėrbėtorėt e Sllobodan Millosheviqit dhe punėtorėt e UDB-sė. Prandaj ne kėrkojmė edhe njėherė nga Gjykata e Hagės qė tė mos bie nė lajthitje tė tyre dhe bashkėluftėtarėt tanė tė jenė tė lirė”, tha Fazliu.
Nė njė zhvillim tjetėr, protestues para Kuvendit Komunal tė Prishtinės, dogjėn flamurin e propozuar nga Presidenti, pėr simbol shtetėror, qė njė ditė mė parė ishte vendosur pėrkrah flamurit kombėtar, kudo nė rrugėt e kryeqendrės. Lidhur me kėtė, Fazliu ka thėnė se “Gjaku ėshtė derdhur pėr flamurin kombėtar dhe askush tjetėr nuk do tė mund tė na ndėrroi identitetin tonė kombėtar. Ne jemi shqiptar dhe flamuri kombėtar ėshtė ky, dhe ky do tė jetė flamuri i ynė”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio