Studentet.info
Lajme : NDAHEN BURSA PĖR STUDENTĖ TĖ FAKULTETIT TĖ BUJQĖSISĖ
Kyqur 08-12-2005 4:25:04 (1744 Lexime)

Nė universitetet evropiane 15 kosovarė do tė studiojnė pėr pylltari

PRISHTINĖ, 08 DHJETOR- Ministra e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Ministria e Bujqėsisė dhe SIDA, tė mėrkurėn nėnshkruan Kontratėn, pėr dhėnien e 15 bursave pėr studentė tė Fakultetit tė Bujqėsisė, drejtimi Pylltari, tė cilėt do tė studiojnė nė fakultetet e pylltarisė nė Zagreb, Austri dhe Gjermani. Ministri i Arsimit, Agim Veliu, nėnshkrimin e kontratės, pėr pėrkrahjen e arsimit nė lėmin e pylltarisė, e quajti si njė moment tė rėndėsishėm pėr Kosovėn, e cila pritet tė njihet ndėrkombėtarisht. Ai tha se MASHT-i nė kuadėr tė synimeve strategjike pėr zhvillimin e arsimi tė lartė, do tė vazhdojė me insistim nė plotėsimin e kėrkesave dhe aspekteve tė deklaratės sė Bolonjės, me qėllim tė integrimit nė hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė.


Ky projekt ėshtė financuar nga Agjencia Suedeze pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (SIDA) nė kuadėr tė programit pėr mėsimin gjatė gjithė jetės (Life Long Learning), nė bashkėpunim me partnerėt implementues “Skanagri” dhe Grupi i Pylltarisė nga Norvegjia. “Realizimi i kėtij projekti ėshtė jo vetėm mbėshtetje pėr Bujqėsinė e Kosovės, por investim nė fushat mė tė ndjeshme tė vendit tonė, nė arsim e bujqėsi, por edhe mbėshtetje e drejtpėrdrejt pėr vazhdimin e reformave dhe krijimit tė ekspertėve qė i mungojnė pylltarisė kosovare”, tha Veliu.
Ndėrsa zv/ministri i Bujqėsisė, Tomė Hajdaraj, tha se nėnshkrimi i kėsaj kontrate nė mes tė dy ministrive ėshtė njė hap pėrpara nė integrimin e Kosovės me familjen evropiane. “Mendoj qė kėta studentė do tė jenė ambasadorė pėr Kosovėn dhe nė njė tė ardhme tė afėrt, ata do tė jenė pėrgjegjės pėr mbi 50 pėr qind tė sipėrfaqes sė Kosovės”, tha ai.
Ndėrsa Lars Norden, udhėheqės i grupit tė projektit, tha se me anė tė kėtij projekti, synojnė qė ta ngritin nivelin e personelit ekzistues tė pylltarisė nė Kosovė. “Pasi ky ėshtė njė projekt afatgjatė, do tė dėshirojmė qė ta ngritėm nivelin e kėtij personeli nė Kosovė dhe duke ditur qė nė Kosovė nuk ka pasur arsim tė lartė tė pylltarisė, ne mendojmė qė mė kėtė bashkėpunim ta avancojmė nivelin e tė edukuarve nė drejtimin e pylltarisė”, tha ai.
Qėllimi i kėtij bashkėpunimi, sipas organizatorėve, ėshtė qė ta forcojnė arsimimin profesional, e nė veēanti trajnimin e teknikėve dhe tė punėtorėve tė pylltarisė nė Kosovė. Nga 15 studentė sa kanė fituar bursa, 3 prej tyre do tė studiojnė nė Zagreb, 9 nė Austri dhe tre tė tjerė nė Gjermani. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio