Studentet.info
Lajme : EDHE NJĖ GREVĖ NĖ UNIVERSITETIN E PRISHTINĖS
Kyqur 08-12-2005 4:27:02 (1503 Lexime)

Kur ‘krahu’ paralizon ‘kokėn’

PRISHTINĖ, 08 DHJETOR- Ka dy ditė qė koka e Universitetit tė Prishtinės, Rektorati, ėshtė paralizuar pasiqė tėrė struktura udhėheqėse e Unionit tė Pavarur tė Studentėve, krahu i Sejdi Hoxhės, bashkė me pėrfaqėsuesit e unioneve lokale kanė hyrė nė grevė, me ē’rast kėrkojnė ndryshimin e Rregullores sė zgjedhjeve tė Parlamentit Studentor dhe ndryshimin e vendimit tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike qė strukturė tė ligjshme tė kėsaj organizate tė njohė krahun tjetėr, atė tė Elbasan Hotit.


Ardian Bajraktari, nė cilėsinė e zėdhėnėsit tė grevistėve ka thėnė pėr Studentet.Info se grevistėt e kanė pėrkrahjen edhe tė organizatave tė tjera, sa i pėrket kėrkesės pėr ndryshimin e Rregullorės pėr zgjedhje, rregullore kjo qė parashehė qė tė gjitha organizatat studentore t’i trajtojė si OJQ, gjė kjo e cila i kufizon shumė tė drejta kėtyre organizatave. “Kėrkesat tona janė konkrete dhe tė qarta. Duam qė tė gjitha organizatat studentore tė licencohen si tė tilla e jo si OJQ, meqė si OJQ ne i kemi duart e lidhura dhe nuk mund t’i pėrfaqėsojmė interesat e studentėve si duhet. Duhet tė dini se statuti i OJQ-ve i bėnė disa kufizime. Bije fjala ne nuk mund tė protestojmė pėr pakėnaqėsi tė caktuara, nuk mund tė bojkotojmė aspekte tė caktuara, etj.”, thotė Bajraktari. Ai thotė se organizatės sė tij, pėrkatėsisht krahut tė Sejdi Hoxhės, i ėshtė revokuar licenca nga ministreja e MSHP-sė, Milihate Tėrmkolli, siē thotė Bajraktari, pa ndonjė arsye dhe pa shpjegime dhe “i ėshtė dhėnė njė grupi studentėsh tė cilėt janė thirrur nė emėr tė UPSUP-sė, qoftė edhe duke kryer veprime tė kundėrligjshme, sikurse ėshtė falsifikimi i dokumentave zyrtare, pėrkatėsisht vulės”.
Ardian Bajraktari tha se nė orėt e mbrėmjės tė ditės sė djeshme ata kanė realizuar takim me strukturėn udhėheqėse tė Kėshillit Drejtues tė UP-sė, por nuk kanė arritur ndonjė ujdi, sa i pėrket realizimit tė kėrkesave tė parashtruara nga grevistėt. Ai bėri tė ditur se sot zyrtarė tė Rektoratit as qė kanė provuar tė hyjnė nė ndėrtesė, por qė edhe personelit teknik sot i ėshtė refuzuar kėrkesa qė tė hyjė nė objekt. Nepėrmjet Studentet.Info, Bajraktari u kėrkon falje tė gjithė atyre qė i pengojnė nė ushtrimin e aktiviteteve, qoftė nga kuadri akademik apo studentor, por, sipas tij, pėrgjegjėsinė pėr tėrė gjendjen e krijuar duhet ta mbajė vetė Rektorati pasi qė “ata janė shkaktar tė problemeve”.
Grevat nė Universitetin e Prishtinės tashmė janė bėrė rutinė, dhe shumica e tyre kanė pėrfunduar pa plotėsim kėrkesash. Tė pėrmendim se nė fillim tė vitit pedagogėt e Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore ishin nė grevė, pastaj studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė tė transferuar nga Universiteti i Tetovės, tė gjithė pedagogėt e Universitetit tė Prishtinės e filluan vitin akademik me njė muaj grevė, menjėherė pas tyre studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė ishin pėr tre ditė, po nė grevė dhe asnjėra nga kėto greva nuk ka pėrfunduar me pėrmbushje tė kėrkesave. Se greva e tanishme qė janė duke bėrė drejtues tė UPSUP-sė, pėrkatėsisht e krahut tė Sejdi Hoxhės, do tė ketė sukses pritet tė shihet nė ditėt nė vijim.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio